Ambasada amerikane mesazh për Ditën e Rinisë: Nderojmë guximin e studentëve dhe të rinjve që kërkuan demokraci

8 Dhjetor 2022, 10:06Politika TEMA

Ambasada amerikane mesazh për Ditën e Rinisë: Nderojmë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka uruar qytetarët për Ditën Kombëtare të Rinisë.

Nëpërmjet një postimi në "Facebook", ambasada amerikane nënvizon marrëdhëniet e mira SHBA-Shqipëri ndër vite, ndërsa vlerëson guximin e studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre.

Postimi i plotë:

Sot, Shqipëria shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. Vetëm 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë protestuan kundër njërit prej regjimeve komuniste më mizore të Europës, duke nisur rënien e tij dhe duke u bërë protagonistë të një momenti shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë.

Më 8 dhjetor, ne nderojmë guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre. Të rinjtë sot vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar ndërsa ju hidhni hapin tjetër të rrugëtimit tuaj demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Lini një Përgjigje