Andi Bushati: Kush ka pranuar Meremen kandidate, ka djallëzi kundër Berishës...

30 Prill 2026, 22:40Politika TEMA
Andi Bushati: Kush ka pranuar Meremen kandidate, ka djallëzi kundër

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për zgjedhjet në Partinë Demokratike, ku u lejua të kandidonte përballë Sali Berishës, vetëm Mereme Sela. 

Bushati tha se kush e ka pranuar kandidimin e zonjës Mereme në PD, ka punuar me "djallëzi kundër" doktorit. 

Analisti deklaroi se Berisha, njëlloj si Rama, ka mendësinë e diktatit në parti, edhe pse me këdo të garonte Berisha do të fitonte. 

"Them ky lajmi i sotëm, duhet të bëhet shkasë të zbulohet një grup i ri armiqësor në PD. Ne e prisnim që Salianjin nuk do ta lejonin. Këtu ishte brenda normalitetit të PD, por këta që pranojnë Meremen, zonjën Mereme, e bëjnë garën qesharake. Më mirë garë e dhunshme, sesa qesharake.

Midis dy zgjedhjeve, do të preferoja të parën. Kush ka bërë këtë të dytën, që i ka dhënë okej zonjës Mereme, ka djallëzi kundër Berishës.

Pse nuk duan këta? Berisha me këdo të shkonte, fiton.

Të njëjtën gjë ka edhe Rama me Spiropalin. As i prishet puna nga kritikat, por e kanë në mendësi të shenjuar që duan diktatin që askush të mos jetë konkurrent.

Thelbi është, duan të ngulin mendësinë e diktatit në parti. Ky është i vetmi shpjegim racional se përse nuk pranojnë gara edhe kur rezultatin e dinë", tha Bushati. 

7 Komente

  1. k
    k

    Se mos eshte kompllot i Sorosit ,more aman.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      O Andi leshi, kete hake parti fashiste e mbushi Saliu me Muler e me Paloqe. Tani eshte radha e Mulit ta mbush me Mereme. C'prisje tjeter zotrote, pasi I anatemuat e I vrate kandidaturat serjoze si Olldashi etj?

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Hahaha kompllot i agjenteve te Rames kunder rryphanes se PD-se!!! ja dhe specialisti puneve te kota, analize shume me vlere per gjendjen aktual te Partise se Dhjere!! Po Lubiçi ça thote?? Pritet edhe mendimi i tij mbi makinacionet e Merhemes kunder Sali efendiut!!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Thelbi

          Ky eshte nje koment I zgjuar dhe cilsor I Z. Bushati! Flm!

          Përgjigjjuni
          1. Nashti , PO !

            Aman bre Andi nashti n’a i mbushe mendjen , KOMPLOT kunder Berishes , mos deshe t’ë theshe “AUTOKOMPLOT” i Berishes . Ti n’a flet sikur ne vime nga galaktika dhe nuk e dime që ne SHQUP pa lejen e Berishes dhe shuren ( m’ë falni per shprehjen ) , as e kanë bërë , s’e bëjnë dhe s’kanë per t’a bërë ndonjeherë.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bllokmeni

              O Andi si nuk u bëre dot gazetar po ngele gazetaruç. Po kush të tha qe Rama ka frikë nga gara me Elisën?? Nuk di qe në PS është shpallur garë për kreun e partisë? Sa fantazi ke more djalë, ja ke kaluar dh ambasador Neshos.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Demukrate, jo llafe

                Në rrjet u shfaq një meme ku berishës i kishin vënë paruket e meremes dhe dukej badh si gërdallë. Me atë "foto biometrike" bariu i viçidolit u kthye në origjinë. Vetëm xhubleta me lëkurë dhie i mungonte. Poturet ja kishte dhënë borxh sivllaut të tij dymetrosh që ka hyrë si kal tropoje ke PS-ja. Të dy i kanë shndërruar parti-bandat e tyre private në bordello, ku meremet kapen për flokësh dhe spektatori popull zgërdhihet e u fal votat për show. Sa për kuriositet. Në kohën e largqoftit ke lagja afër stadiunit dinamo ka pas një farë Mereme, delenxhie nga ato që dilnin qysh në 5 të mëngjesit me shapka të grisura dhe fshinin rrugët dhe halet poshtë pallatit ku para do kohësh ishte credins bank. Nuk e di nëse është dora vetë kjo meremja që hodhi kandiaturën për kryethare demukrate, por po të kesh parasysh se çfarë plerash jane deleguar brenda atij kazani blu çdo gjë është e mundur. *** Moj mereme, moj mereme, Kandidate si ty s'ka, Nga këmbëzbathur me çitjane, Ty të ngritën në havá. Lart të ngritën ty nga hiçi, Veç me bishtin e fshesës, Pas dy ditësh do humbasësh, E do shkosh prap të 10sësh.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje