Efekti Mereme: Molotovi cinik i spinëve të Berishës në një ditë të keqe!

30 Prill 2026, 20:10Politika TEMA

Efekti Mereme: Molotovi cinik i spinëve të Berishës në

Nga Ylli Pata

Kandidatët fake në garat e brendshme të partive shqiptaret, apo edhe në zgjedhje të rënda institucionesh kushtetute, në Shqipëri nuk janë raste por fenomeni i “demokracisë postkomuniste”.

Mungesa dhe ndalimi i garës reale, fair, me rregulla që respektohen nga palët është arsyeja kryesore e impasit real dhe të rëndë të politikës shqiptaret.

Partia Demokratike është vendi, ku asnjëherë nk ka pasur një gare të vërtetë për postin e kryetarit, edhe pse ka pasur grupe dhe klane që kanë pasur pozicione të kundërta dhe kanë luftuar politikisht.

Këtë garë nuk e ka lejuar, e atëherë kur sadopak ka hedhur rrënjët e ka shkulur si gram në një arë të mbjellë vetë Sali Berisha.

Që do të ndaloheshin për të kandiduar Ervin Salianji, Evi Kokalari apo Alessia Balliu, kjo as nuk diskutohej, edhe pse mënyrat mund të gjindeshin sipas variacioneve apo tantazive të ndryshme. Natyrisht tek kjo, kompetenca logjikshëm është e shpurës së doktorit, për të gjetur modalitetet.

Dita tavan për të dorëzuar propozimet ishte zgjedhur me kujdes. Sali Berisha vetë nuk ndodhej në Tiranë, pasi ka shkuar në Kroaci në takimin e Internacionales së djathtë. Ndërkohë, më e rëndësishme dhe dramatike për kupolën e PD-së ishte seanca e procesit të madh “Partizani”, që me logjikë do merrte hapësirën e duhur.

E për të gjetur një artific, e të fiksuar siç janë pas kopjeve të modeleve ng apala tjetër, siç bëjnë me fjalimet nga Chatgpt, kanë shpikur rastin e Meremes. E cila, është gjetur vetëm për të bërë një efekt mjegull, një lloj molotovi propandistik, së paku sat ë kalojë efekti i seancës së procesit Partizani.

Siç ndodh me protestat finale, megjithatë, këtu çështja bëhet serioze, ngase jo thjeshte për mjeken që ka vendosur kandidaturën, dukshëm me një sugjerim të caktuar, por për PD-në vetë.

Tani në mjedisin e jashtëm, domethënë jo të votuesve tradicional të Partisë Demokratike, imazhi i saj nuk ka çfarë prishet më shmë se kaq. Po për demokratët, anëtarët dhe votuesit e PD-së, këto lojra cinike vrasin keq, e siç e tha saktë Myslym Murrizi fyejnë njerëzit që besojnë vërtetë.

Duket shumë qartë në komente, reagime pore dhe në prononcime të shumta në media dhe rrjeti që kjo gjetje është pritur me mërzi dhe madje irritim. Sipas të gjitha gjasave ajo ka autorësinë e ndonjë spini që pëlqen sjelljet cinike dhe teatrale, megjithatë partitë e politika në përgjithësi ka të bëjë me njerëz që angazhohen. Përpos të gjithave edhe me ndjenjat dhe emocionet, përkatësisht dinjitetin e tyre. Ka shumë mundësi që vetë doktorin ga Zagrebi, i cili është shend e verë për takimin me Andrej Plenkoviçin, kryeministrin dhe kreun e HDZ-së, të hedhë bubullimet e veta kur të shohë reagimet në mënyrë reale. Që kjo manovër e sotme do t’i kthehet në boomerang, as nuk ka dyshim. Por ka shumë gjasa që të jetë edhe pika që derdh gotën. Ndoshta vërtetë Ervin Saliani ka një favor që duhet edhe më shumë në politikë-fatin.

TemA

9 Komente

  1. L
    Lali

    Jepi Leme se parti te bene burre,e holle e keq si burre si kali gordhe. Do kete qene i merzite Zoti kur te ka kijuar do kete pase halle Ai te madhe.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits../;;/....

      Sot eshte nje dite e zeze per kete portal.....Meremja zbriti nga froni Lalin...Turp ....0 artikuj per Lalin sot !!!!!!

      Përgjigjjuni
    2. D
      Drino

      Pse e prishni gjuhe shqipe duke shkruar me kaq shume gabime ortografike?

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Y

        Ah moj mereme,paskemi vujt kot,vetem me ty pd mund te vij ne pushtet ne 2044 ne 100 vjetorin e Saliut.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Visi

          MERENI KËTË MEREMEN DHE ÇOJENI NË STALLËN E DERRAVE SE JU NGJAN SHUMË PËR MEREMEN KISHTE FOLUR EDHE TRUMPI KËRKON TË BASHKËPUNOJ SE KA VIZION MEREMJA ESHTE LARGPAMSE????

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toma

            Ejjj po ku i gjen berisha këto mor amon, vallai malok ma birkurve skam par, tamom komunist, me skena dhe intriga e sajime të kohës tij kur shërbente ke hoxha. Po kjo meremja qënka si meremi tamom tranzvesit. Hahaha, e po të tallë bythën nji i marum mendrisht e fizikisht, ja lun zotin nji atyre si ngrenë dy gishtat nelt, veç tash me i fut në byth, se meremi ta po ban namin me vota????. Kuku birish ça i ke ba i ktyne tmarrve si ala menojn se po fiton. Qoshin t’marr se syt nball e trut nkjose i kan, duhet me menu se po e len socialisten nja tridhjet vjet npushtet.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Propozim free

              Tash kjo pune u krye! S'ka hap mbrapa! Por ndonje korrigjim do bo! Psh tek emri: Ti therrasim me emrin Meri. Se Mereme rrezik po na e merr Erdogani Dhe ty @ lali mos u tall me emrin Leme se ketej nga eshte kjo zonja e deformojne dhe kanebper ta qujte, Sheleme!

              Përgjigjjuni
              1. R
                Robert Laze

                O Dire Straits ////// jam kurjoz tē di mos Erjon Veliaj tē ka shkērdhy gruan qė nuk le koment pa e zēn nē goj lali Erin.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  populli

                  ka mbetur ndonje mejreme tjeter ti veje pas atij krimineli? dhe ne u qame kur Namik Dokle doli kandidad ne kohen e Eamizit. turpi ska fund me keto pjella te ferrit.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje