“Kriteret për kreun e ri të PD, mesazh për Salianjin”, analisti: Berisha kërkon votë plebishitare dhe parti besnike rreth tij, i intereson imazhi

30 Prill 2026, 19:20Politika TEMA
“Kriteret për kreun e ri të PD, mesazh për

Eksperti i çështjeve ligjore, Rezart Kthupi, mendon se kriteret e vendosura nga PD në garën për kreun e ri, duke futur kriterin e mosdënimit nga drejtësia me vendim të formës së prerë, është mesazh për Ervin Salianjin.

Kthupi tha se, vendimi për përcaktimin e kritereve u mor në mars 2026 dhe nuk është botuar në ditën që u mor, por vetëm një ditë para përfundimit të afatit të aplikimit.

Rezart Kthupi: Kriteri që ka vendosur Berisha për zgjedhjen e kreut të ri të PD, që të mos jetë i dënuar me vendim të formës të prerë, është mesazh. Ajo parti është e Berishës dhe ai mund të bëjë ç’të dojë me statutin.

Vendimi është marrë në mars 2026, dhe nuk është botuar në ditën që merret, por publikohet një ditë para përfundimit të afatit të aplikimit për zgjedhjet brenda PD.

Është çështje imazhi. Nuk është problem nëse ai do të jetë kryetar i PD, por me çfarë vote plebishitare do të zgjidhet kryetar i PD. Nëse do të zgjidhej me 90 përqind të votave  apo me 60% të votave.

Nëse Berisha do të zgjidhej kryetar me 51% të votave, brenda PD do të krijohej një bërthamë të cilën Berisha nuk e menaxhonte dot.

Atij nuk i duhet një parti e demokratizuar që ka synime elektoralë, por një parti monolite e besnike rreth Sali Berishës. Atij nuk i intereson PD për të ardhur në pushtet. Ai nuk do të lejojë një rrezik.

1 Komente

  1. U
    USA citizen

    Po vete gjoja votojne, vete gjoja numerojne. Me ligj duhej te kishim komision shteteror per kryetaret e dy partive te medha!!!!!!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje