Gati 3 orë ka zgjatur dëshmia e kreut të grupit të PS, Taulant Balla në GJKKO për privatizimin e ish klubit Partizani. Në përfundim, Balla tha se uron që procesi të jetë i drejtë dhe përgjegjësia penale të shkojë tek të gjithë personat me përgjegjësi. Ai shtoi se shpreson që të thirret në cilësinë e dëshmitarit edhe për një tjetër çështje, atë të masakrës së 21 janarit.
“Fakti që në bankën e të akuzuarve ka persona që këto 35 vite kanë qeverisur vendin dhe akuzohen për korrupsion dhe fshehje të pasurisë është lajmi mirë për të gjithë shqiptarët. Uroj që procesi të jetë i drejtë dhe përgjegjësia penale të shkojë tek të gjithë personat me përgjegjësi.
Nuk jam nga ata persona që kam bërë kallëzim penal me emër tjetër dhe i kam qëndruar atij kallëzimi penal të bërë në nëntor 2020. Drejtësia vonon dhe nuk harron. Privatizimi i Partizanit, fusha sportive që sot mund të ishin të dobi të të rinjve, sot janë 17 kulla që kanë prodhuar pasuri. Uroj që në vijim të jem këtu edhe për një kallëzim tjetër, që është kallëzimi për 21 janarin. Prej 21 marsit 2011 kur kam depozituar kallëzimin e parë, edhe familjarët e viktimave të 21 janarit, ka një vendim të Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut për 21 janarit, shpresoj që edhe për këtë çështje të më jepet mundësia si dëshmitar.
Gjithçka vlen është në sallë, pjesa tjetër është konsum publik. Besoj që kjo çështje do marrë vendimin e duhur”, tha Balla.
Pyetjes së gazetarëve nëse kryeministri Edi Rama do të pranojë të dëshmojë në GJKKO për gjyqin për aferën Partizani, Balla tha se është përgjegjësi individuale nëse Rama do të pranojë të shkojë në gjyq.
Genjeshtra qe Balla dhe PS i tregojne popullit. Si do kete drejtesi kur gjykatesja Ulliri eshte komplet Berishiste? Si do kete drejtesi kur drejtuesi i GJKKO Bani eshte komplet Berishist? Ribëni reformen ne drejtesi ose i jepni te drejten te populit qe me referendum ti largoje nga sistemi keta imorale qe nuk kane lidhje me konceptin e drejtesise.