75-vjetori i Forcës Ajrore, Begaj e Nufi në bazën e NATO-s në Kuçovë: Do rihapim shkollën së Aviacionit në Vlorë

30 Prill 2026, 18:40Politika TEMA

75-vjetori i Forcës Ajrore, Begaj e Nufi në bazën e NATO-s

Baza Ajrore Taktike e NATO-s në Kuçovë u shndërrua në qendrën e festimeve për 75-vjetorin e krijimit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar. Ceremonia jubilare bëri bashkë krerët më të lartë të shtetit, përfaqësues të aleatëve dhe veteranë të fluturimit, për të nderuar një histori që nisi në prillin e vitit 1951 dhe që sot po shkruan kapitujt e modernizimit sipas standardeve të Aleancës.

Në këtë aktivitet morën pjesë presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral-lejtnant Arben Kingji, si dhe familjarë të dëshmorëve të atdheut.

Gjatë fjalës së tij, presidenti Begaj vlerësoi rrugëtimin transformues të Forcës Ajrore, duke vënë theksin te partneriteti strategjik me SHBA-në dhe NATO-n. Ai e cilësoi planin e modernizimit si një domosdoshmëri për sigurinë kolektive.

“Modernizimi i flotës me helikopterë, zhvillimi i kapaciteteve GBAD (mbrojtja ajrore e bazuar në tokë) dhe ngritja e Detashmentit të Avionëve pa Pilotë janë investime me të cilat kemi hapur një kapitull të ri. Forca Ajrore nuk është vetëm garant i sovranitetit, por kontribues aktiv në sigurinë e NATO-s,” u shpreh presidenti Begaj.

Ministri i Mbrojtjes Nufi foli për një investim të rëndësishëm të qeverisë shqiptare, rihapjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë pas dy dekadash. Shkolla e Aviacionit do të përgatisë pilotë ushtarakë dhe civilë, si dhe kontrollorë ajrorë duke ruajtur traditën e aviacionit ushtarak në vend.

“Ringritja e Shkollës së Aviacionit është një hap i domosdoshëm për të garantuar vazhdimësinë e traditës dhe përgatitjen e brezave të rinj të pilotëve dhe specialistëve.”, u shpreh ministri Nufi.

Më tej, ministri i Mbrojtjes Nufi u shpreh se modernizimi i kapaciteteve ekzistuese është prioritet strategjik, i lidhur drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare, duke nënvizuar se po punohet për përmirësimin e sistemeve të radarëve dhe forcimin e mbrojtjes kundërajrore. Sipas ministrit, baza ajrore taktike e Kuçovës mbetet një pikë kyçe strategjike për Shqipërinë dhe për vetë Aleancën, që rrit rolin e Shqipërisë në rajon.

“Modernizimi i kapaciteteve janë pikërisht investimi në mjete, në teknologji dhe në sisteme që janë thelbësore për të rritur gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë me aleatët tanë.

Zhvillimi i kapaciteteve të reja, sidomos i mjeteve pa pilot, modernizimi i sistemeve të radarëve, forcimi i mbrojtjes kundërajrore, si elementë shumë të rëndësishëm dhe krucial për realitetin e sotëm të sigurisë. Dhe së fundmi, konsolidimi i aseteve strategjike, si baza ajrore e Kuçovës, ku ne sot kemi zgjedhur pikërisht për të bërë festimin e 75-vjetorit të Forcës Ajrore, i cili nuk është një aset vetëm kombëtar shqiptar, por është edhe një aset për të gjithë Aleancën Ushtarake të NATO-s, një kontributor i paqes dhe një tregues i forcës ushtarake”, u shpreh ministri Nufi.

Duke u ndalur te etapat e historisë së transformimit të Forcës Ajrore, ministri i Mbrojtjes Nufi, vlerësoi kontributin e pilotëve, teknikëve dhe specialistëve që kanë shërbyer me përkushtim e sakrificë, në shërbim të Atdheut, duke dhënë edhe jetën në krye të detyrës.

Rihapja e “Shkollës së Aviacionit” në Vlorë

Një nga lajmet kryesore të ceremonisë ishte njoftimi i ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, për rihapjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë pas dy dekadash. Ky institucion do të shërbejë për përgatitjen e pilotëve ushtarakë dhe civilë, si dhe kontrollorëve ajrorë, duke siguruar brez pas brezi vazhdimësinë e traditës.

Ministri Nufi nënvizoi se Baza e Kuçovës nuk është më thjesht një aset kombëtar, por një pikë kyçe strategjike për të gjithë Aleancën e NATO-s në rajonin e Ballkanit.

Nga Lapraka në Kuçovë, 75 vite histori

Historia e Aviacionit Shqiptar nisi zyrtarisht më 24 prill 1951, kur piloti Peço Polena realizoi fluturimin e parë në hapësirën ajrore shqiptare me avionin tip JAK-9P.

Po atë ditë u krijua Skuadrilja e parë Luftarake në aerodromin e Laprakës, nën komandën e Babaçe Faikut, e pajisur me 12 avionë. Nga ato fillime modeste, sot Shqipëria operon me teknologji moderne, sisteme radarësh të avancuar dhe një bazë taktike që qëndron në zemër të operacioneve të NATO-s.

7 Komente

  1. K
    Kryeministër palaço

    A nuk është turp të shënohet 75 vjetori i Forcës Ajrore pa as 1 avion ushtarak? Çfarë "force" kur nuk ke as edhe 1 avion? 13 vjet në pushtet Rama ia mban kuferat Vuçiçit ndërsa ai blen avion supermodernë në Rusi, Kinë dhe Francë! Ça bën Rama? Vizaton flutura në zyrë dhe nuk i shkoqet Vuçiçit! Hiq më i mirë se Saliu!

    Përgjigjjuni
    1. v
      vlora.vlora

      Me ato avionet per shuarjen e zjarreve cfare behet ,sikur ishen porositur qe vjet ,behari erdhi bythqira ,legena

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti

        UJKU, UJKU por kur dota shohim atë ujkë.Ne z.President dhe Ministër e kemi dëgjuar shpeshë këtë dëshirë.Ne Shqiptarët kemi një thënie nga e thëna nëtë bërë është larg një detë i tërë.A e kupton z.President se çfarë është FORCA AJRORE? Të krijohet ajo duhet shumë,por shumë mund dhe e para sakrific është ndëshkimi i tërë atyre (kastës drejtuese të pas 1992 si ushtarake dhe politike.Nuk mundej të shkatëroheshim me qindra AVJON,HELIKOPTERË,AKA eKALIBRSVE TË NDRYSHME E R.D.K.A.Vetëm kështu hyni në histori Z.President e Ministër.

        Përgjigjjuni
        1. k
          kasapi

          po cforce airore o kllouna. Apo keni nostalgji per te shkuaren

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kiri

            Si nuk i vjen turp si presidentit nje ish ushtarak apo dhe ministrit te mbrojtjes te permendin me emra heronjte e aviacionit apo te ftoi ndonjerin qe eshte gjadhe per te folur ne ket pervjetor per heroizmat e piloteve tane e beni kete se keni frike se komunisti saleh do thote lavderoni diktaturen TURP

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sa keq

              Veshtire te ringrihet nuk ka shkolle personel ka humbur tradita eshte shkaterruar infrastruktura etj etj

              Përgjigjjuni
              1. U
                Universi shpresa ime

                Është shthurur tradita e të qënit ushtarak . President I forcave të armatosura je ti ndaj lëri bla-bla por vepro mos prit nga NATO se vetëm usa ësht nato të tjerët gjithkush interesin e vet shikun ty të bie rradha I fundit në list.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje