"Mbyllja është kriza e PD", thotë kandidati i përjashtuar nga gara për kreun e PD në Korçë, Bravaldi Xhafka. Në një lidhje në Report Tv, ish-sekretari organizativ i degës së PD Korçë mendon se partia duhet të ndryshojë komunikimin me demokratët dhe kryetarin. Siç shumë demokratë të tjerë para tij kanë pohuar, PD “nuk ka luksin të përjashtojë njerëz.”
“Do të ishte dëshira ime të garonte kushdo që ka një platformë, një vizion, të jetë një garë e hapur dhe e ndershme. Ajo që e largon demokratin nga gara është vota dhe s’ka asgjë të keqe të ndeshemi me votë, është shumë normale dhe demokratike të garosh. Sigurisht që, PD po kalon një krizë dhe kjo nis me mbylljen e PD, si rrjedhojë e komandimit të saj dhe kjo frymë nuk i ka sjellë demokratëve dhe PD, përkundrazi, ne jemi në humbje, opozitë dhe duhet ndërruar kjo mënyrë komunikimi me demokratët dhe të vendoset një kryetar i ri. Nuk e kemi luksin të përjashtojmë apo anatemojmë njerëz, qëllimi i të gjithë demokratëve është të mundim Edi Ramën”, tha Xhafka.
"Gara e mbyllur bën që të humbasë shpresa për fitoren", shprehet Xhafka. Ai thekson se është shumë e nevojshme që të garojnë njerëz me vizion dhe për këtë, nuk pendohet aspak që ka përkrahur foltoret e Ervin Salianjit, edhe ai i përjashtuar. Xhafka thotë se Salianji ka kontribut të fortë në PD pasi ka bërë edhe burg për të.
“Unë mbështes çdo njeri në PD, çdo kontributor, fjalën e lirë dhe nuk mbështes asnjë njeri të PS. Nuk mbështes asnjë njeri që punon e Niko Peleshin në Korçë dhe me Edi Ramën në Shqipëri. Unë mbështes çdo demokrat dhe Salianji është një demokrat që ka bërë burg për PD, ka kontribuar dhe nuk ka asgjë të keqe të garojë”, thotë ai.
Ndonëse nuk ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me Salianjin, Xhafka ka besim te platforma e tij që ka ngjallur besim te demokratët. Ai evidenton pjesëmarrjen e lartë te Salianji, ndërsa nëse kujtojmë foltoret e Berishës, numri shihet gjithnjë e më në rënie.
“Lëvizja e Salianjit ka treguar që ka mbështetje goxha të madhe, në çdo qytet ka pasur pjesëmarrje masive. Jam i bindur që ai ka një platformë serioze, në favor të demokratëve dhe mendoj se do t’i shkojë deri në fund”, tha Xhafka.
E gjithë atmosfera dhe fryma brenda PD ka shkaktuar pakënaqësi te demokratët, aq sa Xhafka thotë se ndërsa vetë nuk e ka përjetuar regjimin e diktaturës, po e sheh brenda partisë.
“Ka të pakënaqur dhe presim reflektim. Presim që nga lidershipi të tregohet me vepra që në PD mbizotëron demokracia sepse unë kurrë nuk e kam jetuar komunizmin, por së fundmi në PD po jetoj ditë të sistemit komunist. Këtu shohin ku shkon, kë takon, do të të përjashtojnë”, thotë Xhafka.
Sa për përjashtimin e tij dhe argumentin “fyes” të Flamur Nokës se Xhafka nuk duhet të garojë sepse është mysliman, ai thotë:
“Jam i shokuar, jam i hapur kundrejt një argumenti tjetër, por kurrsesi këtë nuk e pranoj”, tha ai duke bërë si thirrje të fundit hapjen e garës brenda PD.
Gjeja e pare qe duhet te besh ti plako eshte te hedhesh ne gjyq prinderit e tu per kete emer qe te kane vene.
Bravald, që të mundësh Ramën duhet të mundësh PS-në. Bravald, e ke kritikuar Salianin për veprimin e shpifjes për të cilën u dënua me burg? Bravald, si ish sekretar, e di, mo, e përkrahin anëtarët e degës së PD-së Korçë veprimin e Salianit - kandidatit për kryemistër? Ë, mo, ce s'të xjodhën tynë të kandidoje, po të bënë "ish"? I zoti dolli për besë, ky Salianji dhe burgaxhi dhe kandidat për kreun e ministrave! Dhe ju e përkrahni; ce, mo, s'ka të tjetë aty tek ju pa ndonjë cen? Ah, mo Nikollaq, mo Nikollaq ç'na bëre! Pika ty, "bejlerëve" të rinj dhe dyqanxhinjve të kamur të Korçës, që nuk po mund të mpleksin një degë të PD-së, se u mbytën e "u pasuruan" çirakët e çikmëtarët e Katavsroshit. E kemi me Ramën, tërë inanë, thua. Pika mëndjes, sikur do të bëni duel. Nuk bëhet lufta politike ndaj individëve të veçantë, mor xhan i xhaxhait, por ndaj alternativave, me projekte më të mira se ata që janë në pushtet; pa duhet marrë populli me të mirë, por pa gënjeshtra dhe dëngla: se kam jetuar, por e ndjej; po si e ndjen kur se ke jetuar, or evlat, është politikë e vjetër ajo, dëgjo xhaxhin ti, do qetësi mileti. Komunizmin, po se ke jetuar, mos e përmend; bëhesh i pabesueshëm në popull. Me të thënë, e hu ha... ore, shejtan, se mos u ngjallet e na muart më qafë,.. larg qoft, se na kthehen komisarët në vënd të priftërinjve dhe hoxhallarët, na kthehen kooperativat pe qëmoti, në vend të fermave vetjake, pa na kthehet shëndetësia deri në fshatin më të largët, pa na mbyllen dhe udhët dhe si lënë më ta shesin punën jashtë djemuria, e i "detyrojnë" të punojnë në fambrikat e vendit, në trikotazhe, në uzinën e preçizionot etj, u, se mu kujtua, pa kishte dhe SMT qëmoti. Ka tani mo, ka? Ka kontribut në PD Salijani, si s'ka, ka bërë dhe burg (dmth, po të bësh burg për shpifje është mirë, njëjtë sikur të ketë nërë burg politik) duke shpifur për arsye politike, e qartë, e qartë fare.