Në Vlorë është denoncuar një rast i dyshuar mashtrimi financiar, kur qytetares Elibjanka Shkopi i është komunikuar në vitin 2026 se bashkëshorti i saj i ndjerë, Fatmir Shkopi, rezulton të ketë marrë një kredi në vitin 2021, ndonëse ai ishte i sëmurë rëndë me diabet, i verbuar dhe i paralizuar dhe ka ndërruar jetë në vitin 2023.
Sipas saj, në vitin 2021 motrës së bashkëshortit iu vodh portofoli, ku ndodheshin edhe dokumentet e identifikimit të të ndjerit. Pas denoncimit, familja u pajis me dokumente të reja dhe mendoi se çështja ishte mbyllur.
Por një studio ligjore në Tiranë njoftoi familjen për një kredi prej 800 mijë lekësh të vjetra, e marrë për blerjen e një pajisjeje në një dyqan në Fier. Në dokumentacion rezultojnë mospërputhje të qarta: karta e identitetit ka të njëjtin numër, por atësia figuron “Kamber” në vend të “Elham”, ndërsa numri i telefonit nuk i përket familjarëve.
Institucioni financiar pretendon se kredia është dhënë pasi personi është paraqitur fizikisht dhe është identifikuar në dyqan nga partnerët e tyre. Përfaqësuesit e institucionit financiar sugjerojnë që familja të paguajë vetëm principalin e mbetur, duke falur interesat dhe penalitetet. Gjithashtu është përmendur një person me emrin “Daniel”, i cili është prezantuar si djali i kredimarrësit, por familja nuk njeh një të tillë.
Institucioni financiar: Ne kemi ID-në e zotërisë që është identifikuar te dyqani. Pra ID-në e babait tuaj në sistem. Zotëria ka shkuar te dyqani.
Qytetarja: Jo! Ka shkuar karta e identitetit, jo zotëria! Zotëria s’ka shkuar. Unë po marr kartën e komshiut dhe vij që të blej një lavatriçe në dyqan. A mundem unë ta blej?
Institucioni financiar: Jo! Ti nuk e blen dot, sepse në dyqan të identifikon punonjësi që ne kemi partneritet.
Qytetarja: Po pra, po si e ka bërë këtë rast?
Institucioni financiar: Po pra, në këtë rast aktualisht ne kemi ID-në e zotërisë që është identifikuar nga partneri. Pra është paraqitur zotëria me ID-në e tij. Në dijeni, në këto informacione që kemi, është celulari.
Qytetarja: Si veprohet në këtë rast?
Institucioni financiar: Tani, në këtë rast, duke qenë se klienti ka ndërruar jetë, se ne kemi certifikatën, paguhet vetëm principali i mbetur. Pra unë propozoj që klienti të paguajë vetëm principalin e mbetur. I falen të gjitha interesat, penalitetet, komisionet.
Qytetarja: Edhe pse konsiderohet mashtrim?
Institucioni financiar: Në këtë rast të dy… Në këtë moment ne jemi duke dhënë informacionin tënd, unë jam duke të dhënë informacionin tim. Pra ne nuk kemi dalë në një përfundim. Një person me emrin Daniel e njihni? Është prezantuar si djali. Ti ke vëlla, motër?
Institucioni financiar: Kur një klient aplikon për një kredi, unë nuk i kërkoj certifikatë personale për të vërtetuar atësinë. Më kupton? I kërkoj ID-në. Pra unë deklaroj që babai im e ka emrin Astrit, po them kot, është përgjegjësia ime.
Nga ana tjetër, familja ka hasur vështirësi në marrjen e dokumentacionit të plotë të kredisë pa një urdhër prokurorie dhe ka bërë denoncim në polici.
Punonjësja: Ky dokumenti që kërkon merret vetëm me urdhër të prokurorisë. Nuk ta dorëzoj dot unë, s’e kam si akses. Duhet të bësh një kërkesë që po kërkon këtë lloj dokumenti. Është me pagesë në fakt. Nuk e di në rastin tuaj, por për klientët që e kërkojnë këtë dokument është me pagesë, që merret kopja e kontratës.
Qytetarja: Duhet të paguaj që të marr kopjen e kontratës?
Punonjësja: Po! Por më duhet të pyes nëse mund të kërkoj informacion për rastin tuaj, se nuk je klienti. Unë duhet ta dërgoj si procedurë që të verifikohet dhe të vërtetohet që klienti vërtet ka ndërruar jetë dhe ky është pretendim nga familjari, që mund të jetë edhe mashtrim.
Klienti ka vdekur. Letrat i ka "bere" ai. Nga familja nuk ka firmosje,ndaj nuk duhet te paguajne qofte edhennje kacidhe. Ky eshte skenar i kurdisur nga njerez brenda bankes. Tung.
PO NUK ESHTE BANKE MO SHOKU ,PO ESHTE DYQAN QE SHESIN , ME KREDI DHE CDO VEPRIM KRYHET NE DYQAN......LEKET PAGUHEN ME KESTE NE BANKE......MUND TE JETE NJE PROBLEM QE ZGJIDHET....POQE SE ESHTE PAGUAR DISA MUAJ DO TE THOTE SE DYQANI ESHTE OKEJ ....I NDJERI KA LENE FAMILJARET QE DUHET TE PERGJIGJEN OSE MUND EDHE TE FALET SEPSE ESHTE SHUME E VOGEL
Ne qofte se ai nuk ka marre asnje kredi te tille?? Ne qofte se pretendimet e dyqanit e istitutit financiar jane keto, duhet te paguajn vete ata. Duhen dokumente te rregullta para se ti japesh kredi tjetrit, duhen garanci te rregullta, duhet te firmosi personalisht personi qe kerkon financimin dhe natyrisht ploteson kushtet per ta pasur ate financim, ne qofte se i jepet financime duke mos plotesuar kushtet, eshte problemi yt, nuk mund te pretendosh kthimin e shumes nga nje person tjeter sepse ti mendon qe eshte ai i duhuri, duhet ta demostrosh qe ke te drejte, e me sa shkruhet, keta rrezikojne edhe te denoncohen nga familjaret e te ndjerit, je vetem qe nuk e shofin shumen e pretenduar!!
Napoleon qënke komplet injorant i lindur Në marrjen e një kredie ,nuk ka përgjegjësi familja pir veté indiviti që ka marré këté kredi. iD është individuale dhe jo kolektive. Kaq tru besoj që ke apo jo. Kredidhënësi ështé u siguruar qé në këto raste të jetë i mbuluar nga dëmet që i shkaktohen në këto raste.. Kjo ështé arsyeja që ju rrjepin kompani té tilla mashtruese si KREDO etj etj. Para se té merrni kredi nga këto kompanen mashtrese merrni këshilla juridike ,që në ç'do rast të tillé mos të të trajtoheni si inkorantë.