Grushti i shpëtoi fytyrën Berishës

7 Dhjetor 2022, 09:08Politika TEMA

Grushti i shpëtoi fytyrën Berishës

Nga Armir Shkurti

Protesta e djeshme i shërbeu Edi Ramës

1. për të bërë një demonstrim spektakolar force para shqiptarëve

2. për ta justifikuar praninë gjigande të policisë nëpër Tiranë

3. ( dhe më e rëndësishmja ) për tu thënë ndërkombëtarëve se "faktori i stabilitetit, që ju kërkoni në Shqipëri, jam vetëm unë! Edhe rrezikun më të madh, koalicionin më aktiv të opozitës, Berisha - Meta, i kontrolloj pa më të voglin problem"


P.S: Ndjej dhimbje për grushtin ndaj Berishës. Për shkak të moshës, të shkuarës e motive personale. Por gjykoj se ai grusht i shpëtoi fytyrën. 

Nëse nuk do merrej ( merreshim/ merreshin/ merreshit ) me të, tani do ishim duke pyetur: "Përse dolëm? Çfarë arritëm"?

1 Komente

  1. N
    Nje shqiptar

    Atij monstre nuk I ka mbetur asgje per t'ia shpetuar. ai eshte nje i mbytur qe tani kapet pas gjarprit.Gjithcka te ben te mendosh qe e ka inskenuar vete

    Lini një Përgjigje