Letra e kryeministrit spanjoll për Edi Ramën: Ja pse nuk mund të vija dot sot në Tiranë

6 Dhjetor 2022, 19:39Politika TEMA

Letra e kryeministrit spanjoll për Edi Ramën: Ja pse nuk mund të

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez, i cili mungoi në Samitin BE- Ballkani Perëndimor, shpreh keqardhjen që nuk ka mundur të vijë në Shqipëri sepse sot në vendin e tij festohet Dita e Kushtetutës.

Përmes një letre drejtuar kryeministrit Rama, Sanchez thotë se është gëzuar që mundi të takoi Ramën javën e kaluar në Kongresin XXVI të Internacionales Socialiste në Madrid.

“Është vërtet një kënaqësi për mua të kem miqësinë dhe mbështetjen tënde në këtë projekt të përbashkët.

Fatkeqësisht, më është e pamundur të jem në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin Bashkimi Evropian –Ballkani Perëndimor që do të mbahet në datën 6 dhjetor, pasi në të njëjtën ditë, në Spanjë festohet Dita e Kushtetutës, ditë, në të cilën përkujtojmë miratimin me referendum nga spanjollët dhe spanjollet të Kushtetutës së vitit 1978, i cili i dha fund dyzet viteve të diktaturës  dhe që nga ai çast ka udhëhequr bindjen tonë demokratike.

Si çdo vit, do të zhvillohet në Madrid një nga festimet më të rëndësishme të kalendarit institucional, me një protokoll të rreptë, ku pjesëmarrja ime është e domosdoshme.

Kjo nuk e mpak në asnjë mënyrë përkushtimin e Spanjës dhe timin personal mbi të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe të Shqipërisë në veçanti, të cilin do të vazhdojmë ta mbështesim sa herë të paraqitet rasti. Një përqafim të fortë”,– shkruan kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, në letrën e tij për Ramën.

6 Komente

  1. P
    Poseidon

    Gjigandi EDI RAMA

    1. A
      Albi Boston

      Me pak fjale, sot do shof ndeshjen e Spanjes ne boteror!

      Lini një Përgjigje