Asambleja e PS-së me dyer të mbyllura, deputeti socialist tregon çfarë u diskutua: Ka patur raportime nga të gjitha qarqet

12 Shkurt 2024, 10:24Politika TEMA
Asambleja e PS-së me dyer të mbyllura, deputeti socialist tregon

Ditën e djeshme Partia Socialiste mbajti Asamblenë Kombëtare, një mbledhje që filloi që në orën 10:00 dhe u mbyll pas 5 orësh diskutime.

Lidhur me këtë zhvillim, në emsionin “7pa5 në Vizion Plus ka qenë i ftuar deputeti socialist Lavdrim Krashi.

Ai ka thënë se kjo ishte një mbledhje rutinë e radhës, teksa vuri në dukje se i bëri përshtypje fakti që të gjithë qëndruan ulur pa lëvizur për 5 orë. Krashi tregoi se në mbledhje pati raportime rutinë, por jo diskutime specifike.

“Më shumnë ka patur raportime nga të gjitha qarqet. Nuk është se ka pasur një diskutim specific, përveçse raportim.

Ne kemi filluar që nga kongresi që u bë në dhjetor, për të parë se si janë punët.

Dje ishte dita e raportimit për atë që ne e quajmë fazën e parë të rienergjizimit të Partisë Socialiste para zgjedhjeve”, tha Krashi. 

Lini një Përgjigje