Asnjë lajm pozitiv nga samiti BE-Ballkani Perëndimor, udhëheqësit bëjnë veç një foto për kujtim

23 Qershor 2022, 14:03Politika TEMA

Asnjë lajm pozitiv nga samiti BE-Ballkani Perëndimor,

Më herët, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, deklaroi para fillimit të samitit se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian.

Këtë të fundit e ka cilësuar madje si shtëpinë e tyre.

Lajmi u bë i ditur para fillimit të Samitit të Bashkimit Evropian, i cili po zhvillohet në Bruksel.

“Fuqia transformuese e zgjerimit është jashtë çdo dyshimi. Ne duhet të hapim dyert për vendet që shikojnë BE-në si shtëpinë e tyre”, u shpreh fillimisht Metsola.

Për shefen e PE-së, në kohë lufte duhen marrë vendime të guximshme.

“Ne duhet të fillojmë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe të liberalizojmë vizat për Kosovën”, ravijëzoi zyrtarja evropiane.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, ruajti një retorikë të ashpër kundrejt autoriteteve bullgare.

“Dialogu ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Bullgarisë, në kontekstin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, nuk po përparon pozitivisht”, shtoi shefi i politikës së jashtme të BE-së.

Sipas tij, palët nuk janë aty ku duhet të ishin sa i takon çështjes së Ballkanit Perëndimor.

“Sot duhet të fillojmë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, që është i shumë njerëzve të tjerë”, theksoi në vijim Borrell.

Përfaqësuesi i unionit bëri thirrje se ka ende shpresë, por pa ditur se çfarë mund të bëjë parlamenti bullgar në orët e ardhshme.

Ky i fundit duket se “po ecën mirë”, nënvizoi ai.

Në përmbyllje, Borrell sqaroi se ka ardhur momenti që anëtarësia duhet të dijë të marrë vendime në Union.

Kjo, sepse nuk mund të vazhdojmë me “një vend të vetëm që bllokon të tjerët për muaj e muaj”.

3 Komente

  1. T
    Tropoja

    Rama i kerkon sqarime atyre mire ben.Pse pyet rama deputetet ministrat drejtoret e mi jane hajdute kriminela?Pse une vjedh zgjedhje?pse ka kaq shume azilante nga shqiperia ne BE e kine afrik indi kudo shqipo azilanta? Pse pyet ramiç paguajne dumanet kaq shifra te larta per larje hesapesh? Kur rroga minimale eshte 200$ te ne në albanistan.Prandaj ata nuk pergjigjen dhe samiti pa rezultat kot fare me mire vella i vuqiq e erdoganiq

    1. E
      ERTV

      Sa i gëzuar Edi!. Mezi e ka pritur këtë lajm... Paranteza ishte sa për show... Dmth futemi të ngrysur e serioz, shikojme me inat, e flasim me ironi. Marrim haberet e këqija dhe qeshim. A ka gëzim më të madh. Me vrap telefono Saleh-un dhe Like-n dhe thuaju haberet. Me qëllim që të vazhdojnë lojën ata. Me gjasme kuptohet. Populli e ha sa krahu. Mjafton pushteti mos të iki nga duart tuaja.... BG nuk na ka marr neve peng. Por ne jemi KIDNAPPED nga Edi, Saleh-u, Likja dhe e gjithë kasta politike e këtyre 30-vjetëve. Mos i kërkoni fajet tjetërkund.

      1. E
        E verteta dhemb....

        Si perhere...te gjatin, madje me gunga

        Lini një Përgjigje