Balla takim me delegacionin e Venecias: Reforma zgjedhore sipas standardeve europiane

29 Maj 2026, 11:20Politika TEMA
Balla takim me delegacionin e Venecias: Reforma zgjedhore sipas standardeve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me delegacionin e Komisionit të Venecias të Këshillit të Europës, në kuadër të hartimit të opinionit mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla nënvizon angazhimin e mazhorancës për një proces gjithëpërfshirës të reformës zgjedhore, duke theksuar rëndësinë e përputhjes së legjislacionit shqiptar me praktikat më të mira europiane dhe standardet demokratike ndërkombëtare.

“Rikonfirmuam angazhimin për një proces gjithëpërfshirës të reformës zgjedhore, në përputhje me praktikat më të mira europiane”, shkruan Balla.

Balla vlerëson rolin e Komisionit të Venecias në konsolidimin e institucioneve demokratike në vend, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një element kyç në rrugëtimin europian të Shqipërisë.

“Mirënjohje për bashkëpunimin e gjatë me Komisionin e Venecias në forcimin e shtetit të së drejtës, veçanërisht gjate hartimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në Shqipëri”, shkruan Balla.

1 Komente

  1. D
    Dani USA

    Beje me lista te hapura komlet kjo eshte kryesoria qe deputeti te zgjidhet nga populli e jo te jet ushtari i Partis e rregullat e tjera sigurisht.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje