Basha pret delegacionin nga Ukraina në Tiranë: Mbështetje e plotë ndaj popullit ukrainas në këto ditë të errëta

21 Shtator 2023, 17:10Politika TEMA

Basha pret delegacionin nga Ukraina në Tiranë: Mbështetje e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njëherësh reporter i Këshillit të Europës për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, u takua me një delegacion nga Ukraina ne përbërje te cilit ishin deputetë, ekspertë të çështjeve politike, opinionistë dhe aktivistë.

Basha ka shprehur mbështetjen e tij dhe të PD për udhëheqjen dhe popullin e Ukrainës, të cilët vazhdojnë të përballen me agresorët rusë. 

"Kënaqësi të prisja në PD delegacionin nga Ukraina në përbërje të cilit ishin deputetë, ekspertë të çështjeve politike, opinionistë dhe aktivistë.


Ju shpreha atyre mbështetjen time dhe të PD për udhëheqjen dhe popullin e Ukrainës, të cilët vazhdojnë të përballen me guxim heroik me agresorët rusë. Këto janë ditë të errta jo vetë për Ukrainën por dhe për botën demokratike, e cila po përballet me tentativën e tjetërsimit me luftë të tërësisë teritorale të një shteti sovran e të pavarur.


Përgjegjësia për krimet dhe dëmet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë, është i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe duhet të paguajë për të.


Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Federatës Ruse, ky është dhe thelbi i rezolutës së propozuar prej meje në Këshillin e Europës dhe që ka një mbështetje të gjerë nga vendet anëtare të kësaj organizate", shkruan Basha. 

2 Komente

  1. G
    Gezuar Hidhnim.

    Basha duhej te vishej me bluzen e zheles Zhelenski, kete gabim mos t'a beje here tjeter. Me Bashen kryenegociator apo kushd qe do te ishte ne vendin e tij, Ukraina do te marre Noc Rrokun e Ramutit.

    1. S
      Shpati

      More legen cfare mbeshtetje Ukraines ore pis po ata se kane njohur akoma Kosoven. Si ja lejone vetes keta politikanet tane te bisedojne me ukrainasit kur ata nuk na njohin Kosoven. Kjo eshte e pa falshme keta spurdhjake qe i thone vetes politikane. Pervec karriges keta zduan ta dijne per gje tjeter shesin dhe nenen e tyre.Merni shembull nga Albini ju maskarenj patriot e luftarak shqipetar per Kosoven,jo siju qe luftoni vec per nje karrige qe nuk luftoni per interesat kombetare po per xhepat tuaja.

      Lini një Përgjigje