Berisha i shpalli tradhtarë, Berberi e ‘sfidon’: Të dalë një kandidat për deputet e të thotë që s’kemi bërë fushatë për ta më 11 maj

5 Dhjetor 2025, 15:13Politika TEMA
Berisha i shpalli tradhtarë, Berberi e ‘sfidon’: Të

Anëtari i FRPD-së në Durrës, Orest Berberi komentoi deklaratën e Sali Berishës, i cili i shpalli tradhtarë që kanë punuar për PS, ata që morën pjesë në foltoren e Ervin Salianjit.

Berberi, i cili ishte po ashtu në takim, tha se të gjithë kanë bërë fushatë për PD më 11 maj dhe sfidoi kandidatët për deputetë që të dalin e të thonë të kundërtën.

“Unë si një nga të rinjtë më të angazhuar në fushatën e 11 majit, e dinë që kam qenë në fushatë. Një pjesë e mirë e atyre që ishin aty kanë qenë në fushatë, jo në ballë të luftës, por kanë qenë pjesë e fushatës dhe kanë ndihmuar kandidatë të listës së hapur dhe kanë bërë vota për PD.

Nëse ndonjë nga kandidatët që është ndihmuar nuk ka ndjerë mbështetjen, të dalë e të thotë që s’kanë punuar. Këto janë diskutime që dalin më mbrapa kur prishen interesa”, theksoi ai në një intervistë në Report TV.

1 Komente

  1. J
    J

    Ju te gjithe jeni sperkatur me shurren e Saliut,njesoj si prifti kur bene ajazem po me uje,ndersa ju jeni bere me shurren e tij.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje