Gazetari Poli Hoxha tha se Sali Berisha ka bërë negociata në lidhje me çmimin e fishekëve që ndodheshin në një fshat të Gërdecit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se në lidhje me çështjen e Gërdecit ka shprehur dëshirën për të dëshmuar dhe gazetari që kohë më parë bëri një shkrim në lidhje me Berishën në “New York Times”.
“Është pastrimi i parave, është shpërdorimi i detyrës dhe pastaj është dhe organizata kriminale. Nuk është thjesht korrupsion. Në dijeninë time kanë ardhur disa letër porosi dhe nga Qipro, dhe nga SHBA.
Duhet t kuptojmë se për aferën e fishekëve në SHBA është bërë një gjyq. Nga ana tjetër kemi ish-shefin e shtabit të përgjithshëm që është njeriu kyç i gjithë procesit të këtij biznesi, i cili ka kërkuar azil politik.
Është vetë ofruar për të dhënë dëshmi gazetari që bëri shkrimin në New York Times për negocimin e çmimit të fishekëve. Ky është hetimi, nuk e di sa do t ë shkojë përpara”- tha ai.
Aman mor burre! Po pse flisni kot? Pse me patjeter doni te beni pis figuren me PATRIOTE qe ka kerryer populli shqiptar qe ne gjenezen e tij? Thone qe Gjergj Kastrioti Skenderbeu ka qene nje i tille, por ai eshte liliput dhe i pa perfillshem para ketij, "lexhendes", kurse I. Qemali, Zogji dhe Hoxha, as qe llogariten fare, jane xerro para ketij. Shifeni foton e mesiperme te kettij neriu "shqiponje", edhe ne foto i tille eshte, veçse ne ket foto, duket si "shqiponje" e ngopur qe i vjen per te vjelle nga sasia e zullumeve te dobishme qi ka ngrene.