“Opozita është e dobët, nuk ikën Rama për të ardhur Berisha”, Roland Bejko: McGonigal, fabul e manipuluar në funksion të protestës

8 Shkurt 2023, 11:56Politika TEMA

“Opozita është e dobët, nuk ikën Rama për të

Roland Bejko deklaroi se opozita duhet të kuptojë se nuk e kryen dot misionin e saj me Sali Berishën. 

“Ka vite që parlamenti funksionon si arenë spektakli. Në momentin që nuk i jepet akses opozitës, parlamenti mbaron misionin e tij. Ai parlament është në kontrollin e maxhorancës dhe kontrollin personal të Edi Ramës.” -u shpreh Bejko në ABC News.

Ndërsa theksoi se nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij për z. Berisha, Bejko tha se opozita është e dobët dhe nuk e kryen dot misionin e saj. Ndër të tjera Bejko komentoi edhe vendimin e konferencës së kryetarëve për të pranuar mocionin me debat.

“Ju e dini qëndrimin tim ndaj Berishës, i qëndroj po për aq kohë sa është deputet nuk ka asnjë ligj që ta ndalojë, nuk ka askush të drejtë ta privojë, nga firma. Jemi në kushtet e një akti moral, edhe grupi i Berishës, që nuk është një grup parlamentar i strukturuar duhet ta kuptojë.

Opozita është e dobët, dhe nuk kryen dot misionin e saj. Pranimi i kërkesës është detyrë e maxhorancës që ta pranojë. Z. Rama është fshehur, nuk ka dalë në debat. Është km dhe ai ka për detyrë të jetë transparent si me ata që kanë votuar pro edhe për ata që kanë votuar kundër.

Ndër të tjera Bejko tha se Berisha e ka kuptuar se ka humbur përkrahjen e mbështetësve dhe këtë sipas tij po e tregon edhe më cështjen McGonigal.

“Ky është fakt, PD është e ndarë dhe Berisha është aktori kryesor i ndarjes. Vendimi non grata, janë akuza që nuk janë thjesht ndaj një individi por është një mundësi për ti dhënë shqiptarëve për t’u cliruar nga pengmarrësit e demokracisë. Nuk është vetëm Berisha në këtë skemë.

Këtë projekt nuk e ndal askush. Berisha është në grahmat e fundit, ta dinë edhe ata që e mbështesin. Një pjesë militantësh të PD, Berisha i manipuloi me deklarata të bujshme. Tani na rezulton që edhe cështja nuk është pranuar në Paris, dhe mbështetësit e Berishës, e kanë konstatuar që janë përdorur nga Berisha.

Edhe kjo cështja për McGonigal, është një instrumentalizim i cështjes nga Berisha që më shumë krijon konfuzion. Berisha për shkak se ka njoftuar protestë më 11 e ka manipuluar këtë fabul dhe e ka banalizuar cështjen. Është duke manipuluar, sepse e di shumë të vërtetën: Nuk ikën Rama për të ardhur Berisha. Të dy janë njësoj në dëmtimin e demokracisë.’ u shpreh ndër të tjera Bejko.

 

 

10 Komente

  1. E
    Edlira

    Shume. E drejte per nje njeri si berisha askush se heq Ramen

    1. B
      Beni

      Nese opozita ka ne krye Berishen jemi te sigurt qe skane fitore dhe kete here

      1. D
        Drita

        Nje kryeminister ka vendi yne qe e do gjithe populli dhe ai eshte vetem Edi Rama

        1. B
          Beni

          Vertet kemi opozit cop cop

          1. Y
            Ylli

            Opozita jon e mjer

            1. G
              Geri

              Nuk meren dot me ramen kto flliqsirat

              1. T
                Titi

                E ka then tamam nje tem per te shmangur 21 janarit

                1. T
                  Tosi

                  Nje tjeter shkas per protest

                  1. Y
                    Ylli

                    Bobo qesharake ajo qe Ben nongrada

                    1. i
                      iliri

                      kjo doli mbasi djali i horrit sali berisha u thirr ne spak

                      Lini një Përgjigje