Celibashi: KZAZ do vijojë punën edhe pa PD, Gjykata t’i japë zgjidhje fatit të partisë

8 Shkurt 2023, 12:04Politika TEMA

Celibashi: KZAZ do vijojë punën edhe pa PD, Gjykata t’i

Komisioneri i KQZ, ka bërë të qartë ditën e sotme se KZAZ do të vijojë punën edhe pa anëtarë të KZAZ-ve nga PD.  Celibashi “udhëzoi” gjykatën t’i japë zgjidhje fatit të partisë në mënyrë që puna të vijojë edhe në KQZ.

Celibashi theksoi se ligji vendos me përgjegjshmëri edhe mbi vendimmarrjen e KQZ, duke theksuar edhe kësaj here se nuk do të jetë një vendim i drejtpërdrejtë i KQZ për fatin e partisë demokratike.

Celibashi i bën thirrje Gjykatës që të bëjë punën e vetë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“KZAZ-të do të konstituohet edhe pa anëtarët e PD, plotësohet kuorumi prej 4 anëtarësh. Për të vazhduar me shpjegimin, në momentin më të përshtatshëm do sjellim dhe anëtarët e KZAZ të PD. Të vendosurit sipas ligjit vendos dhe me përgjegjshmëri mbi fatin e vendimmarrjes.

Ka çështje të rëndësishme shumë nëpër gjykata dhe megjithëse ligjvënësi i ka injoruar këto çështje dhe i ka dhënë vëmendje këtyre proceseve dhe gjyqeve të partive politike. Thënë këtë do të thotë që dhe kjo çështja s’mund të jetë një çështje që mund të trajtohet se kur do bëjmë punën.

Unë s’dua t’i drejtoj gjykatës të bëjë punën e vetë, por për mua kjo është e thjeshtë. Nëse do kemi nesër një kërkesë nga PD do marrim vendimin dhe do e shqyrtojmë.”- thotë Celibashi.


Ndërkohe që pasi të vendoset se cila nga kampet e PD do të marrë vulën e partisë do të përcaktohen edhe anëtarët e KZAZ-ve, por puna deri në atë moment do të vijojë. 

 

Lini një Përgjigje