Mijëra viktima nga tërmetet në Turqi, Yuri Kim mesazh ambasadorit turk në Tiranë: Jemi pranë jush në këtë kohë të vështirë

8 Shkurt 2023, 13:03Politika TEMA

Mijëra viktima nga tërmetet në Turqi, Yuri Kim mesazh ambasadorit

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ambasadorin turk Kagan Atay, ku i ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura pas tërmeteve tragjike që tronditën Turqinë.

Në mesazhin e saj, Kim shkruan se SHBA do të jenë pranë popullit turk në këto kohë të vështira.

“Në emër të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, i kam shprehur kolegut tim, amabsadorit turk në Tiranës Kagan Atay ngushëllimet më të thella për vuajtjet e shkaktuara nga tërmetet në Turqi.

Ne jemi me miqtë tanë turq në këtë kohë të vështirë”, shkruan Yuri Kim.

 

Lini një Përgjigje