Dosja “Gërdeci”: Çfarë konsiston “bomba” e sotme e SPAK

8 Shkurt 2023, 13:19Politika Ylli Pata

Dosja “Gërdeci”: Çfarë konsiston

Një vit më parë, kur me insistimin e familjarëve të viktimav të katastrofës së Gërdecit, çështja u rihap nga SPAK, në shumë nga panelet televiziv e media të ndryshme, u vulos edh verdikti.

Mjaft nga “investiguesit” parashtruan aksiomën se e gjithë kjo kjo çështje nuk është gjë tjetër veçse një vrimë në ujë, pasi Gërdeci është hetuar e gjykuar, madje sot edhe është parashkruar pasi kanë kaluar 10 vjet.

E në fakt ky është mentaliteti dhe koncepti me të cilin në opinion diskutohet për ngjarjet e mëdha. Më shumë se mbi faktet e rënda apo krimet e pandëshkuara, diskutimi shkon në procedura, ku shpesh reportrët kthehen në avokatë procedurialë të mënyrës së trajtimit të proceseve.

Në theëlb, Gërdeci, si një skandalet më të mëdha në Shqipëri për faktin se çoi si pasojë në 15 mars 2008 hedhjen në erë të një fshati të tërë, ku u vranë 26 veta(dy vdiqëm më pas) dhe u plagosën mbi 300, nuk është hetuar asnjëherë në thelbin e tij.

Hetimi i parë që çoi në proces, u mor vetëm me anën e fajësisë teknike mbi shpërthimin. Ku siç dihet i gjithë diskutimi bazë në gjykatë u mor me karrocën që shpërtheu e para. Pra u mor me procedurat  “aksidentit teknologjik” siç u quajt tragjedia  Gërdcit. Ndërkaq afera që solli ndërtimin e Gërdecit, jashtë çdo logjike dhe ligji si punishte demontimi, ndërkohë që Ministria  Mbrojtjes ka struktura të specializuara për këtë gjë, mos investimi i duhur për sigurinë, përdorimi i transportit të ushtrisë për materialet e tj vëtëm për mos rritur kostot e procesit është më shumë se  shpërdorim detyre, por është korrupsion i pastër.

Nga ana tjetër, paralel me çështjen e demontimit të municioneve të artilerisë, po i njëjti subjekt është marrë edhe me ambalazhimin e fishekëv në Afganistan për llogari tëAEY-së së Diverolit. Kjo çështje është e hetuar në SHBA dhe ka më shumë se disa segmente ku flasin për abuzimin e njerëzve që janë marrë me aferën e municionve. Shto këtu edhe dëshminë e Kosta Trebickës, zhdukjen e tij e kështu me radhë. Për të cilën The New York Times ka bërë investigimin e saj shterues, i cili më pas u bë libër dh film në Hollywood.

Gërdeci si aferë nuk ishte hetuar dh nuk ka pse parashtrohet. E pikërisht njoftimi i sotëm i SPAK, e tregon në mënyrë të qartë këtë gjë, pasi flet për dy vepra penale të ndara, e të dyja të rënda.

Bëht fjalë për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore apo i të zgjedhurve vendore” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 260 dhe 287 të Kodit Penal.

Neni 260 parashikon një dënim deri në 12 vjt burg. Ja ç’thotë ai: “Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi tëtillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt,nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet medetyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet”. Me këtë nen bëhet fjalë për zyrtarë që kanë marrë para, pra për njerëz me pushtet. Kush janë këta? Sipas gjasave ose Mediu, që hetohet paralelisht pe shpërdorimin, vartës së tij, apo dhe shefi i qeverisë që  ka mbrojtur këtë transaksion. Por për këtë nuk mund të flitet sot, pasi është një hetim i freskët që siç thotë SPAK ka nisur në 2023 pra në janar. E këtu pritet të ketë procedura të tjera.

Ndërkaq, neni 287 i Kodit Penal thekson: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet:a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme tësaj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes,pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose iveprimtarisë kriminale;c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzimtë saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipaslegjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave;d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte tëveprës penale ose veprimtarisë kriminale;dh) këshillimit, ndihmës, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara mësipër;dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë senjë herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet me burgim.Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe kur:a) vepra penale, produktet e së cilës pastrohen, është kryer nga një person që nuk mund të merret si ipandehur ose që nuk mund të dënohet, 89b) ndjekja penale për veprën, produktet e së cilës pastrohen, është parashkruar ose amnistuar;c) personi që kryen pastrimin e produkteve është i njëjtë me personin që ka kryer veprën, nga e cila kanërrjedhur produktet;ç) për veprën penale, nga e cila kanë ardhur produktet, nuk është filluar asnjëherë çështja penale apo nukështë dhënë një dënim me vendim penal të formës së prerë;d) vepra penale, produktet e së cilës pastrohen, është kryer nga një person, pavarësisht shtetësisë së tij,jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe është njëkohësisht e dënueshme, si në shtetin e huaj, ashtuedhe në Republikën e Shqipërisë.Dijenia dhe qëllimi, sipas paragrafit të parë të këtij neni, nxirren nga rrethana fakti objektive”.

Pra, po hetohet edhe rruga e transferimit dhe përdorimit të parave, ku akuza e dytë ka lidhje me të parën, e nuk mund të hetohet veç. Vetëm nëse vërtetohet korrupsioni, merret vepra e dytë, e si përfundim, nësë vërtetohet bashkohen dënimet. Ta zëmë nëse për 260 jepet një dënim maksimal deri në 10 vjet e 287 deri në 12, shkon e gjitha 22 vjet burg. Por natyrisht duhet pritur hetimet, që duket se nuk do të jenë as të shkurtëra e as të buta…

TemA

20 Komente

  1. Do te shterezoje mali dhe do te pjelle nje mi' !

    1. A
      Askushi

      Aman, o Ylli, sa gjate shkruan....

      1. Z
        Zina sallaksja Curva

        Shpirtrat e atyre qe i vrau shteti i Saliut kerkojne drejtesi. Nuk flasim dot akoma po do presim e do shohim. Po shpresojme

        1. R
          Rama qen rrugesh

          Ti rruani koqet Saliut. Edvinin e pret burgu me prova te padiskutuara. Leje ndertimi, trafik droge, vrasje me pagese.

        2. H
          Hajdarovski

          Spak eshte investim amerikan Te gjithe politikanet ne gijotine jane. Presin ti pritet koka.

          1. G
            Gjergji Thanasi

            Mero ia fute kot investigimi I NYT u be nga C.J. Chivers, ndersa Filmi I Hollivudit u be mbi bazen e nje shkrimi investigativ dhe nje libri te shkruar nga Guy Lawson!!!!

            1. D
              Dajti

              Familia e Saliut eshte mafioze,prandaj Amerika i shpalli non grata familjarisht, por une habitem se si disa i shkojn nga pas kriminelit Sali,a e kuptojne keta individ se po mbeshtesin kauzen familjare te gerdalles politike nga Vicidoli?!

              1. T
                Titi

                Politikanet me te larte te vendit te vendit keto 30 vjet qe jane bere miliardere ....nuk e kuptoj pse nuk stopojne se vjedhuri te ardhmen e rinise shqiptare.Turpin e kane ngrene me buke me kohe...le te bejne dhe nja 5 vjet burg se nuk behet nami. Ne po leme kockat tu punu tash 20 e kusur vjet ne emigrim dhe spo kursejme 2 leke !!

                1. D
                  Drini

                  Te veshi tankat zeni i babit e te vej ne burg

                  1. L
                    Llapaqeni Sa-Hale Breshkani

                    Ligjet kane qene dhe jane, por a ka njeri e qeveri t'i ver ne zbatim...Le te shpresojme se do ket ndonje veprim apo ndeshkim ndaj atyre qe ishin ne pushtet dhe lejuan dhe firmosen kete akte kriminal si dhe ata qe zbatuan dhe perfituan.

                    1. J
                      JETO

                      Viktimat kerkojne drejtesi, qe ka munguar qe ne muajin Mars 2008. Keqardhje per kete drejtesi. Cfare njerezish te pa shpirt.

                      1. e
                        emigranti

                        nuk i gjen gje jo kane leke do njerrin spiunat dhe servilat e tyre ne 11 shkurt e do bejne rremuje

                        1. H
                          Himarioti

                          Iku Plaku Mer, Kryekrimineli im kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, me Mediun dhe gjithë soj e sorollopin e vet.

                          1. A
                            Aktiv1sti

                            Nomba e sotme e KAPS-it jane shkaktuar nga gazrat me ere te Edvinit qe ka ngel ne WC duke dhjerre nga frika

                            1. f
                              fteri

                              Nderim e respekt për njerëz të ndeshëm si ky Amerikani që shprehu gadishmërinë për zbardhjen e krimit Gërdecit,dhe Gazetës Tema me Mero Bazen trim.Neveri për falsifikator dhe broçkullat e emisionit qesharak ,në “5 pyetje .al “.që dha Kraja në TV-REPORT Babaramos ,- ,po të doni bëni dhjetë pyetje ose 100 ,të gjitha shumëzohen me zero ,dhe aktualisht ,jan baraz =0 ,përbllë gjakut derdhur të shpërdorimit detyrës ,korrupsionit e babëzisë për të fituar lek nga gjaku e djersa e shqiptarve varfër 100 lek dita punës për zbrazur barutin e predhave luftarake topave dhe trafikuar nga qeveria e Sli Berishës ,mbështetur nga ministri mbrojtjes F.Mediu ,me k/trafikant Shkelzen Berishën djelin e Sali Rrumpallës dhe se mafjes galopant të gërdecit,Dhe vrasve të 21 janarit 2011 .Kjo është katastrofë e madhe për fshehjen e krimit dhe mos ndëshkimin nga drejtësia shqiptare dhe zvarritja nga prokuroria dhe gjykatat ,përgjatë viteve bashkë me Krajnë që erdhi iku me duar në xhepa ,pa i hyrë ferra më këmbë ,por tani ndryshe u larguan me xhepat të mbushura plot me lek krimi që kullojnë gjak ,sepse kaq vite prokuroria të gjithë kan fletur gjumë mbi dosje të përgjakur E DINË SE ASNJË PROKUROR APO GJYKATËS NUK DËNOHET për pengimin e dënimit autorve vërtet .?…!!!!!!,Ligji ka një veti, vonon ,por kurr nuk harron .Jo vetëm familjet e mjera të dëmtuara që humbën të afërmit nuk harrojnë ,por në radhë të parë populli ndershëm NUK I ZË GJUMI ,KËRKON të VËRTETËN – racionale ,dhe mundësisht ABSOLUTE .VINI RE : Shqipëria kurrë nuk do ketë qetësi , ajo kërkon kokën e mafjes që ndërtoi Gërdecin dhe 21 janarin dhe pa dyshim gishtin e VË te Sali Berisha dhe qeverisja tij antikombëtare tërsisht e përgjakur që njollat u mundua ti fshi por viktimat jo ! .Demokracia është ligjë i shumicës progresiste ,pa të shqipria kalon në anarshi .

                              1. F
                                Fazlliqi

                                Spurthiaku vetem sa ben zhurme, nuk eshte se u zgjidh qeshtja se shkoi dosja ke Spurdhiaku , pritshmeria eshte cfare do te behet, mesa duket duan vetem te mbaroje edhe kete procedurë dhe te mbyllet nje herë e mire duke thene Spurdhiaku nuk e gjeti fajtor dhe Fatmira do hapi nje gjyq tjeter per cenim te figures dhe do marri ca para si Fullani , per popullin edhe me zi do te jete pasi hajdutët do te kerkojne edhe demshperblime te majme , populli dhe viktimat presin drejtesi dhe Spurdhiaku e ngarkon popullin edhe me ca miliona $$$$ demshperblim per Fatmirën dhe Eli Faren sepse kane shpenzime kur shkojne ne amerike , ky nuk eshte lajm por eshte nje lajm i keq dhe hi syve, e njejta gje vlen edhe per Gerdecin e Vuk Drashkoviqit

                                1. L
                                  Luga bosh

                                  Boll manipuluat miletin o gazeqenet e temes. Jeni krekosur se do kete shpagim per VIKTIMAT e Gerdecit . Tani pata si mjeran mundohet te na mbushe mendjen se per SHPERDORIM DETYRE ,Mediu rrezikon 22 vjet burg !!!! O palle , akuza e medias tuaj dhe e popullit ishte VRASJE . Kjo me kujton akuzat qe merua bente per Adriatik llallen dhe ne fund drejtesia e DENOI per SHTESE PALLATI pa leje dhe ca dynyme toke te BLERA nen çmimin e tregut. Denimi. Besoj e dine mileti.

                                  1. "
                                    "NOHOTINA"

                                    Reth 145 miliarde dollare kane qene materialet e ushtrise. Te gjitha shkuan ne xhepat e ketyre delenxhinjve. Si ka mundesi te demontosh e transportosh predha artilerie pa masa te rrepta. Dikur conim buke ose tesha neper reparte dhe dilte urdher dite makina, targa, shoferi, pergjegjesi i makines, ora e nisjes, ora e mbritjes, rruge kalimi. Keta per te perfiyuar mga kjo pasuri marramebe e popullit, nuk lan rregull e ligj pa thyer.

                                    1. G
                                      GJAKU

                                      Shqiperia inekzistente. Mjerim per kete popull te vuajtur e te varfer. Mallkuar qofshi ju pushtetare e politikane te ketyre 30 viteve qe na e nxorret vendin tone qejfit. Duke qene zot ne vendin tone, shkojme e rropatemi rrugeve te botes per te siguruar buken e gojes. Ju pushtetare dhe politikane te ketyre 30 viteve ju ngecte ne fyt familjarisht pasuria qe keni vene ne kurriz te popullit e i vjellshi gjak pasurine qe keni krijuar mbi jetet e njerezve te pafajshem. Harram e paci cdo pike gezimi falimjarisht.

                                      1. b
                                        beni

                                        Te nderuar lexues dhe komentues .Hajdut , vrases, perdhunues , te korruptuar e grabites ka ne te gjithe boten . CDO GJE VARET NGA REAGIMI I POPULLSISE NDAJ KETYRE FENOMENEVE . Si popull dele qe jemi , do ta mbyllim jeten vetem duke pritur dhe percjelle hajdutet ne pushtet . Ne presim qe pusht - etaret te kene meshire , te mos vjedhin , dhe kriminelet te mos grabisin e vrasin . Popull pa nder dhe pa shtylle kurrizore

                                        Lini një Përgjigje