“Berisha nuk duhet ta godasë politikisht Salianjin, një tjetër ndarje do ishte e rrezikshme për PD”

5 Dhjetor 2025, 16:04Politika TEMA
“Berisha nuk duhet ta godasë politikisht Salianjin, një

Ujërat në Partinë Demokratike janë trazuar, me lëvizjen e Ervin Salianjit dhe sulmet e Sali Berishës ndaj tij. Por, për analistin Arion Sulo PD-së nuk i duhet më një ndarje dhe sugjeron që Sali Berisha nuk duhet ta godasë Salianjin politikisht.

“Berisha nuk duhet ta godasë Salianjin politikisht. Nuk i duhet një ndarje tjetër, një përçarje sepse në 4 vite e fundit ka pasur një kauzë që e ka dëmtuar dhe një tjetër ndarje do ishte shumë e rrezikshme për PD, sulmi i Berishës për Salianjin nuk bëjnë mirë në këtë moment dhe për opozitën në përgjithësi”, thotë Sulo në Report Tv.

Sulo shtoi se elektorati i opozitës është tkurrur ndjeshëm. “Fatkeqësisht kemi një vëmendje të shtuar tek opozita, kur ndërkohë duhej ta kishim te qeveria. Opozita vjen pas humbjes së 11 majit, elektorati është rrudhur, njerëzit janë dorëzuar, disa faktorë elektoralë të opozitës kanë kaluar në kampin tjetër duke u blerë nga qeveria. Opozita nuk është në ditë të mirë”, tha Sulo.

Kritika ka edhe për faktin se si më të votuarit e PD-së sot nuk janë në nivele përfaqësuese brenda partisë. Sulo thotë se PD duhet të hapet ndaj të rinjve, pasi nuk mund të fitojë zgjedhjet me të njëjtët njerëz prej 30 vitesh.

“Ata janë më të votuarit, duhej të kishin marrë vende dhe përfaqësim në PD. Nuk ka ndodhur kjo, kjo është padrejtësi, kaq mjafton të themi që gjërat në PD nuk shkojnë, mënyrat se si do e zgjidhin është çështja e tyre e brendshme.

Në primaret e PD, ata që fituan nuk u përfaqësuan në lista. PD nuk mund të rri me të njëjtët njerëz prej 30 vitesh, shembulli i shehut është shembull që s’ka nevojë për koment. Të tregon se s’mund të përfaqësohesh 30 vite me të njëjtit njerëz. Si do kesh rezultat të ndryshëm me të njëjtët njerëz. Ndërro kuajt e betejës dhe përshtatju të rinjve”, thekson Sulo.

Ai sugjeron që të ndërrojë mënyra se si funksionon Kryesia e PD dhe anëtarët të mbajnë përgjegjësi për humbjen e 11 majit.

“Duhet të ndërrojë e gjithë kryesia, humbja në zgjedhje, morë besimin e lidershipit, të këshillit, u votove dështove, duhet të hapësh krahun. Ose duhet të bëhet që kryesia të jetë e ndarë nga grupi parlamentar. Deputetë që nuk shkojnë të takojnë njerëzit. Kjo është abc”, vijon Sulo.

2 Komente

  1. K
    Kapterri

    Hahaha, ky fshatari opinionist analist?Lere fare.E paska kthyer tani qenka bere me Salianjin.

    Përgjigjjuni
    1. "
      "Lëvizja Salianji", një halelëvizje neokomuniste!

      Salianjin e ka nxjerrë në fushëbetejë treshja Berisha, Rama, Metaj , të cilët kanë marrë përsipër kujdesin për ruajtjen e vazhdimësisë të sundimit komunist në Shqipëri. Lëvizja Salianji po nxitohet të krijohet për të mos lejuar dhe për tu bërë barikadë ndaj politikanëve të së djathtës së vërtetë si Agron Shehaj e të tjerë. Situata në të tre partitë e vazhdimësisë komuniste PS,PD,PL, është aq e degjeneruar dhe absurde, sa paraqitet si nevojë imediate krijimi artificialisht i gjoja një lëvizje për të shmangur vëmëndjen nga dështimet skandaloze të tre këtyre partive që kanë sunduar me çdo mjet këto 35 vjet vëndin. PS, e cila u kujdes t'a bëjë me flokë Salianjin nga burgu formal ku e mbyllën me qëllim për t'a përdorur sot si hero të kohës, ka vënë në dispozicion gjithë tellallët e saj mediatik me në krye tellallin e saj të madhërishëm Mero Baze, për t'a paraqitur si "shpëtim" për opozitën këtë mender lëvizje. Por të të asaj "opozitë" që PS është e gatshme t'ja shtroj rrugën me flori për qëndrimet që mban. Pyetja është e thjesht: përse nuk promovohet dhe mbështetet një parti e sapokrijuar si ajo që aktualisht drejtohet nga Agron Shehaj, por i mëshohet kozmetikës të një halepartie si PD, e cila me vepra ka treguar se as që i intereson demokracia e vërtetë, por i ka a kontribuar ekzistencës së një sistemi hibrid? Sepse edhe më budallai e ka të qartë, se Mero Baze, i cilivu jep zë me dhjetra shkrimeve në ditë për të promovuar të "ndriturin" Salianji, nesër, nëse treshja PS, PD, PL ja dorëzon çelsat e PD Salianjit, është po ky Mero Baze që do çirrej deri në kupë të qiellit, se opozita udhëhiqet nga një mashtrues ordiner, shpifës kronik, e ku di unë. Kjo me të vetmin qëllim për të maskuar në sytë e opinionit publik përjetësimin e sundimit të PS, flamurtares së deklaruar të neokomunizmit tek ne. Dhe për t'a mbyllur, nëse Berishës, Ramës dhe Metës ju dhimbset demokracia, pse nuk marin iniciativa ligjore si ajo e fundit në Poloni, ku Partinë Komuniste i nxorën jashtë ligjit, por shpikin "lëvizje Salianji" qëllimi i së cilës është vetëm ruajtja e vazhdimësisë komuniste!??

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje