"Berisha po kërkon të pamundurën, të regjistrohet pa patur parti", Çupi: Meta po i tregon dhëmbët Saliut, i dinë shumë gjëra njëri-tjetrit

31 Janar 2023, 12:11Politika TEMA

"Berisha po kërkon të pamundurën, të regjistrohet pa

Për Frrok Çupin dërgimi në KQZ i emrave për anëtarë të KZAZ nga grupimi i Sali Berisha, është si të kërkosh të pamundurën të bëhet e mundur.

“Po kërkojnë të pamundurën, të regjistrohen pa patur parti. KQZ është pika fundore, dhe aty përqëndrohet esenca e ligjit. KQZ është porta ku o hyhet me ligj, o nuk hyhet dot.

E gjitha kjo për të dyja palët, do të përdoret që ditën e zgjedhjeve kur të jenë të pasigurtë, të abandojnë zgjedhjet. Do thonë ne nuk shkojmë në zgjedhje” -u shpreh Çupi në studion e ABC News, ndërsa komentoi edhe dorëzimin më vetë të emrava nga Ilir Meta.

“Meta po i tregon dhëmbët Berishës, ndërsa ka fytyrën nga maxhoranca dhe Amerika i thotë do më falni sado pak dhe unë Berishën e flak në lumë. Me siguri do regjistrohen me partinë e Nard Ndokës.”

Ndër të tjera Çupi komentoi edhe takimet e fundit mes Sali Berishës dhe aleatit të tij në opozitë, Ilir Meta.

“Mos harrojmë se ka patur gjithnjë ndasi. Është njësoj si në grupimet e keqbërëse. I vetmi që i ka vënë prangat Berishës ka qenë Meta. Ata i dinë shumë gjëra njëri tjetrit. E shoh si luftë interesash, tenton të joshë Berishën që t’i marrë elektoratin” -u shpreh Çupi.

Analisti nuk parashikon supriza në rezultatin e zgjedhjeve në 14 maj, ndërsa tha se shpreson që maxhoranca të shtrihet më mirë në veri.

“Padyshim që nuk ka ndryshime edhe këtë herë në maxhorancë. Shpresoj të ndodhë që maxhoranca të shtrihet më mirë në veri, në një qytet sic është Shkodra” -përfundoi Çupi.

1 Komente

  1. N
    Noci

    Meta nuk ka elektorat dhe me siguri do qe Sala te regjistrohet ne siglen e partisë se lirisë per te perseritjen 2017 kur i mori PD 250000 veta dhe te kape keshillat bashkiake .Me e mira per PD eshte te largohen nga keta dy monstra e te votojne PD legjitime qe arriti mbi 650000 vota ne 2021

    Lini një Përgjigje