Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë ku një ndër temat e cila nuk u la pa cekur ishte edhe “çështja e McGongial”.
Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri i cili pyeti Peleshin nëse e ka takuar ish-agjendin e FBI-së apo jo. Peleshi u përgjigj se nuk e ka takuar, por edhe nëse do ta kishte takuar nuk do ishte ndonjë mëkat.
“Jo nuk e kam takuar, nuk e di drejtori. Por edhe po ta kisha takuar unë personalisht nuk besoj se bën lajm. Ne kur takojmë dikë nuk mund të shtiem fall dhe të parashikojmë që nuk do kenë shkelje apo akuzë nga vendet e tyre. Kjo nuk është pyetje. Unë nuk merrem e spekulime. Edhe po ta kisha takuar nuk do ishte ndonjë mëkat”, tha Peleshi.
Pjesë nga diskutimi në Komision:
Xhaferri: E keni takuar McGonigal ju apo drejtori i policisë?
Peleshi: Do përgjigjem se po nuk u përgjigja do duket sikur kemi ndenjje për të fshehur.
Xhaferri: Kur vjen një zyrtar i lartë i FBI takon kreun e SHISH, drejtorin e Policisë, kreun e SPAK, ai nuk takon vetëm kryeministrin, prandaj ju pyeta.
Peleshi: Së pari ju mund të dilni se nuk e përcaktoj unë dot hapësirën se ku duhet të diskutoni ju. Mund të bëni pyetje jashtë temës. Unë kam ardhur si ministri i Mbrojtjes ndërsa drejtori i Agjencisë i Mbrojtjes Civile ka ardhur si i tillë, jo si ish funksionar.
Pyetja juaj ishte e drejtpërdrejtë. Jo nuk e kam takuar, nuk e di drejtori. Por edhe po ta kisha takuar unë personalisht nuk besoj se bën lajm.
Ne kur takojmë dikë nuk mund të shtiem fall dhe të parashikojmë që nuk do kenë shkelje apo akuzë nga vendet e tyre. Kjo nuk është pyetje. Unë nuk merrem e spekulime. Edhe po ta kisha takuar nuk do ishte ndonjë mëkat.
Po beji edhe ti ndonje pyetje de nuk BEHET NAMI KE VAJTUR ME SHKELZENIN APO JO PO SALA E KA BERE ME FAZLLICIN PO PRESIM PERGJIGJE
Shqiperia ka kaq shume probleme te rendesishme per t'i dhene rendesi nje flluskë qe do te shfryhet shpejt se eshte problem amerikan.Rama e kushdo tjeter qofte edhe Berisha i cili eshte takuar me te dyshimet ne kohen e tij mund te takohen me zyrtare amerikane mjafton te mos punojnë kunder vendit e nuk ka pse na merr leje ne.Po qe se amerikani nuk raporton ne vendin e tij faji mbetet mbi te