“Berishës nuk i besojnë më demokratët”, Myslim Murrizi: Qytetarët të protestojnë për veten, jo për partitë

25 Nëntor 2025, 16:43Politika TEMA
“Berishës nuk i besojnë më demokratët”, Myslim

Ish- deputeti Myslim Murrizi, ka komentuar protestën e PD tek Kryeministria, të cilin Berisha e ka quajtur edhe ‘Foltorja 2’. Murrizi tha në emisonin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, se Berishës si besojnë më demokratët.

Ai theksoi se nuk iu bashkua protestës, pasi janë të njëjtët njerëz në atë parti ndër vite dhe nuk pret asnjë ndryshim.

“Në foltoren e parë kush i qëndroi besnik u flak në rrugë. Berisha iu tha demokratëve që do ta bëjnë partinë konservatore dhe u bënë parti konvervash. Thanë do të bëhemi foltore dhe e bën faltore, thanë do ta bëjmë parti të djathtë dhe e bënë parti djathi.

Çfarë përfaqësojnë këta dhe pse duhet që të shkojë unë në një foltore që bënë Berisha. Qysh nga 12 marsi nuk është mbledhur më Këshilli Kombëtar i partisë. Pse duhet që të shkojë një demokratë atje, flas për ata që kanë qenë ndër vite, në atë parti janë po të njëjtët individë që flasin. Unë shkojë në çdo protestë jo në çdo tellaltore ku flasin të njëjtit njerëz”, tha ai.

Murrizi tha se qytetarët duhet që të dalin dhe të protestojnë për problemet e tyre dhe jo vetëm kur organizohet protestë nga partitë politike.

“Qytetarët duhet që të dalin në shesh për vetën e tyre. Për fat të keq janë të politizuar, nuk dalin në protestë nëse nuk i thërret partia. Nëse opozita i fton në bulevard sot, të mos ulet ditën tjetër me Ramën në tryezë. Thotë që do bëjë betejë për oligarkët dhe i seleksionon. Ngrenë komision për check up dhe nuk flet asnjë fjalë për dializën. Nuk flet për bankers që është vjedhja më e madhe e viteve të fundit”, tha ai.

7 Komente

  1. L
    Luli

    Hall i madh….se dhe Mrrizi eshte i papune!!!!

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ik Mirriz, ik me vrap nga Saliu

      O Muslim Murrizi, shko futu tek PS sepse atje nuk ka ish spiuan sic eshte e mbushur plot PD.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Saliu dora vet.

        Lopcari Limo ju ben thirrje o milet edepsezin Sali nuk e degjon me njeri keshtu qe degjoni fshatarin Muslim se ka eksperience me kullotjen e deleve ne fshatin e Sulzotaj te Lushnjes.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lani

          Poshte PD. Parti antishqiptare moterqima komplet me.vjen te vjell cfar mutash jane

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vjosa

            I Qute ky Murrizja , rri e rri , mendohet , e mendohet e seç thote ca gjera .

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vala

              Nje parti e uzurpuar me dhune s'mund te kete besnike. Ajo ka vetem mercenare qe ndjekin perfitimet, e kur keto mbarojne, edhe ata I kthejne bythen.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lopcaret duan poste

                O sali krimineli!po edhe besnikun e lepirjes murro e ke lene jashte,ky murro na tha se ne shtator do ishte dhjeputet

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje