Blendi Fevziu: Berisha edhe me vulë nuk e mund dot Ramën

21 Mars 2023, 09:17Politika TEMA

Blendi Fevziu: Berisha edhe me vulë nuk e mund dot Ramën

Blendi Fevziu mendon se Sali Berisha nuk e sjell dot Partinë Demokratike në pushtet edhe sikur të ketë vulën dhe logon e PD-së. Sipas gazetarit, Berisha nuk ka arritur ta hapë dhe bashkojë partinë, duke bërë aleancë edhe me faktorë të tjerë, si shoqëria civile.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fevziu deklaroi se Berisha ka përgjegjësitë e tij për gjendjen e opozitës, duke filluar nga fakti që mbështeti Bashën në vitin 2017 edhe pasi ai humbi zgjedhjet.

“Shqipëria lëngon në problematikën e opozitës. Opozita është në moment shumë të vështirë për shkak të çarjeve të brendshme, problemeve ligjore dhe paaftësisë për të zgjidhur një problem të sajin të brendshëm.

PD-ja nuk duhet ta linte zgjidhjen e problemit në një vendim gjykate. Gjykatësit nuk mbajnë përgjegjësi dhe gjykata mund të gjejë një gabim procedurial, duke e kthyer sërish për rigjykim, siç ndodhi në këtë rast. Nuk mund të pretendosh që pluralizmi politik të mbetet në dorë të një gjykatësi.

E dyta, shpeshherë procedurat janë për gjënë specifike që kërkon, jo zgjidhje e përgjithshme.

PD, pas fitores së Berishës në zgjedhjet e marsit, duhet të kishte hyrë në një proces integrimi të brendshëm. Edhe ata që ishin kundër Berishës, duhet të integroheshin. Mbetej çështja “Alibeaj”, por nuk është vetëm ai problemi. Një numër deputetësh nuk janë afruar me partinë që drejtohet nga Berisha. Sali Berisha e dominon PD-në, por a i mjafton Sali Berishës kjo parti që të fitojë zgjedhjet? Jo.

Ka nevojë për një koalicion shumë të gjerë, me partitë e tjera, me shoqërinë civile, ka nevojë për një hapje të madhe. Edhe me këtë strategji nuk e di si mund të jetë rezultati.

Opozita është e pamjaftueshme për të konkuruar me mazhorancën.

Ka përgjegjësi Berisha. Mbështetja e Bashës pafund. Përgjegjësia më e madhe e Berishës nuk ishte zgjedhja e tij apo mbështetja në 2013, sepse Basha konsiderohej si figura më prominente për të ardhur në krye të PD. 

Problemi më i madh i Berishës ishte mbështetja e Bashës pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2017, kur ai e kuptoi që mënyra si Basha u fut në zgjedhje ishte gabim fatal. Vetë çadra ishte një gabim fatal.

Nëse nuk do të ishte vendimi për shpalljen non-grata të Berishës nga SHBA, Basha do të ishte akoma sot kryetar i PD-së, një partie që nuk kuptonte ku po shkonte.

Berisha e mbështeti Bashën edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit. Pra, Berisha ka përgjegjësinë e tij.

Pjesa e dytë e përgjegjësisë, është pamundësia për ta hapur Partinë Demokratike shumë më tepër se sa unë e mendoja, pasi fitoi ardhjen në krye të partisë”, deklaroi Fevziu.

13 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Nuk i lexova broçkullat e tua... E kuptova nga titulli. Por ti je njelloj fajtor si monstra e perbindshi i ketij vendi me hosanarat, lepirjet, servilizmat... e tua, si krye kazanxhi per kete gjendje te opozites. Mua me vjen keq per kete gjendje te PD-se se ishte aset kombetar ne fillimet e saj, por na vodhi dhe 32 vjet te tjera nga jeta jone. Per turpin e Berishes dhe tuajn si kazanxhi bete apsolutisht te kunderten e asaj qe priste populli...

    1. D
      Denis

      berisha eshte i humbur me kohe.Kot qe shpreson qe do te fitoje

      1. J
        Jonida

        kush e do nje person non grada ne pushtet.Asnjeri

        1. R
          Rezi

          nje opozite e deshtuar qe sdo vi kurre ne pushtet

          1. D
            Dea

            Me ne fund foli njehere drejte ky Fevziu,Berisha eshte llumi i vendit

            1. R
              Ronisa

              Nonn grata sdi ku ka koken e vet e jo me te mbledhe partine

              1. R
                Rea

                Berisha jo vetem qe eshte i paafte por dhe askush se do ne pushtet me krimineli qe vrau njerez te pafajshem e hajduti me i madh i vendit

                1. q
                  qamil

                  Mire qe foli njehere tamam ky Fevziu i kane ardh mendt me nfund

                  1. o
                    oroil

                    Po normale qe smundet rama nga ata pleshta te mbaruar

                    1. M
                      Majkell

                      Non gradat jo sot por sikur edhe 100 vite te merren me keto pune ska shance te vijne e te na qeverisin

                      1. T
                        Totila

                        Per cfare kualicioni thua mor zagari i Non Grates ,a nuk ishte po ky Non Grata me 61 parti ne kualicion dhe i humbi ,tani jo 61 por edhe ata vv te Kurt -Osmanit prap Rama fiton e tall loqet me ju ,zagari Fevzi populli nuk eshte budalla qe te votoj nje vrases Non Grata apo nje spiun hajdut si Ilir Floriri ,ti zagar ha mut me ato opinionet e tua ,bashke me Grida Sumen ,Eni Vasilin ,e te gjithe ata opioniniste bashke me ata pederastat dhe baxhellat qe bejne emisione ne TV

                        1. F
                          Fantazem shijo leket e vjedhur dhe ti..

                          Ky fantazma pse nuk thote qe Spiuni me Grupin e tije PPPSH duhej te ishte ne Burg ...

                          1. F
                            Fantazem shijo leket e vjedhur dhe ti..

                            Ky fantazma pse nuk thote qe Spiuni me Grupin e tije PPPSH duhej te ishte ne Burg ...

                            Lini një Përgjigje