"Boll qatë me lot krokodili", Balla-opozitës: Po të kishim miratuar ndryshimet në Kodin Rrugor, aksidenti me tre viktima s’do të kishte ndodhur

16 Mars 2023, 12:45Politika TEMA

"Boll qatë me lot krokodili", Balla-opozitës: Po të

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu bëri thirrje deputetëve të opozitës që të miratojnë projektligjin për disa ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Në fjalën e tij gjatë seanës plenare, Balla u shpreh se nëse ky projektligj do të ishte miratuar tre javë më parë, aksidenti tragjik me tre viktima në Sauk, nuk do të kishte ndodhur.

Ai thotë se opozita reagon pasi kanë ndodhur ngjarjet për t’i shfrytëzuar politikisht ngjarjes tragjike. 

“Ju nuk e kuptoni që shqiptarët qeshin me ne kur Albana qan me lot krokodili për një çështje që ne e kemi fajin të gjithë? Përsëritet skenari.

Po boll qatë përpara dhe votoni gjërat që bëjnë ne, mos u kompleksoni. Po ta kishim miratuar kodin e rrugores 3 javë më parë, s’do ndodhte ai aksidenti i frikshëm.

S’do mbante atë lloj makine ai dhe as do ecte me 80km/h, po ju keni frikë se ju thotë Berisha jeni të shitur. S'është tradhti të punosh në Shqipëri.”- tha Balla. 

1 Komente

  1. S
    Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit

    Me fund po çel gjethi, ju uroj pranvere te mbare. Mendoni se po ju mbin bari, te gjithe juve o magjare?! Si me Salen, si me Edin, Kashten keni per te ngrene! Kaluan 30 vjet me njefabul, o qyqare! Lekun leter ne e mblodhem, e beme mullar, por jo per ju o magjare! Ju ju dhame nje pashaporte, e ju degdisem neper bote! Ne na ngeli Shqiperia, Ju kullosni neper bote!

    Lini një Përgjigje