“Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve” - Bushati përplaset me Baton Haxhiun: Ai u tregua i zgjuar

18 Korrik 2025, 09:08Politika TEMA
“Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre

Në emisionin “të Paekspozuarit” në MCN TV u debatua për masat e paraburgimit që janë dhënë në këto vite ndaj ish-zyrtarëve të lartë, por edhe të tjerëve. Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu debatuan për ndalimet në paraburgim të njerëzve të fuqishëm. 

Ndërsa Haxhiu u shpreh se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj me arratisjen në Zvicër dha një precedent të keq si zyrtar që duhej përballur me drejtësinë, Bushati tha se ai u tregua i zgjuar sepse këtu drejtësia është në dorë të "maskarenjve", duke patur parasysh SPAK-un.

Haxhiu: Në Kosovë ka gjykatë speciale dhe hetuesia ka zgjidhur mbi dy vite. Edhe këtu me pak presion ndërkombëtar. Për njerëzit e fuqishëm nuk shikohet ligji dhe këtu e në Australi është njëlloj një vit shkon paraburgimi. A duhet të rrinë 9 muaj apo një vit deri sa të ngrihet akt-akuza kjo varet nga rrezikshmëria dhe sa është shteti i fortë dhe i gatshëm t’i ruajë njerëzit në arrest shtëpiak. P.sh. Arben Ahmetaj ka dhënë një precedent të keq se iku në Zvicër.

Bushati: Ai u tregua i zgjuar.

Haxhiu: Nuk është zgjuarsi t’i ikësh drejtësisë.

Bushati: Jo po të bëhesh peng i ca banditëve që të fusin në burg me urdhër.

Haxhiu: Këtu kemi dallim.

Bushati: Një drejtësie që nuk e besoj, unë nuk i nënshtrohem.

Haxhiu: Pyetja ime Bushat është ti beson se ata njerëz që janë prapa grilave janë të pakorruptuar?

Bushati: Jo nuk është kjo çështja.

Haxhiu: Nëse ti beson se janë të korruptuar, nuk është me rëndësi se fajësia mbi kë bie.

Bushati: Nëse ne të dy shkojmë të vjedhim një bankë dhe kemi vetëm drejtësi që më dënon vetëm mua, ose vetëm ty, kjo nuk është drejtësi, janë banditë dhe nuk shtrohet çështja nëse bënë mirë që futën vetëm Bushatin, jo bënë shumë keq. 

E kupton ti që Erion Veliaj është atje për veset e gruas dhe nuk është as për incenerator as për 5D? A e kupton që hajdutët e bankës, ca janë në burg, ca janë në samitet e NATO-s? Kjo është drejtësia e SPAK-ut. Prandaj nuk është drejtësi dhe bravo i qoftë Arben Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve.

6 Komente

  1. j
    jeniceri i sarajeve te surrelit

    Akoma ne Shqiperi qendron, kjo qenie, vrima e zeze kosovare, qe mbart, te gjitha veset me te mbrapeshta njerzore.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dielli

      Gjer kur do u mban moral shqiptarëve të Shqipërisë një agjent i vërtetuar serb.Ku jeni o intelektual shqiptarë,ku jeni ju gazetatë ,ku jeni së paku ju opozit se pozitës ia ka kryp mendjen ky halabak i pa atëdhe se Kosova nuk e mban më por edhe Shqipëria duhet ta largon.Po të kishte shtet të mirëfillt shqiptar ky do ishte prapa grimcave.Shqipëria ngadal por sigurt po bie në duar të mafioze serb e grek.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ahmetaj Plus

        Arben Ahmetaj nuk iku prej vetes. Ai iku sepse i thane ik sepse do te te arrestojne. Sot Arben Ahmetaj ka pranuar qe te jete deshmimtar i penduar i drejtesise kunder Edi Rames. Arben Ahmetaj do te jete ai prej te cilit Rama do bej burge.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fara juaj e keqe nuk ngjit, jooooo

          Nga ke zbritur ti more loqe ne qytet? Apo je zeni i Saliut?

          Përgjigjjuni
        2. d
          drejtesi e munguar

          Ahmetaj,nuk eshte i penduari i drejtesise por i penduar para Sali Berishes.A mund te thote njeri se kush ja ngjiti nofken "TIGRI" ketij personi?Ahmetaj dhe shume te tjere duhet te japin spiegime per cfar kane bere.Mos merrni ne mbrojtje te keqen,mos mbroni pervetesuesit.Edi Rama ka kusuret e veta por,nuk e dime sa i paster eshte ky "tigri" (Ahmetaj).

          Përgjigjjuni
          1. V
            Viçidoli.

            O bushatkë ike për lesh kari për amanetin e gjyshit Sali Berishën , ça bën o bushkë shikoje veten në pasqyrë ,hallet i ka Salehu ti plakesh para kohë,kujdes Bushat se sikurse hëngri gjishin Hisni do të të haje edhe ti o lumadh... Kuçedra vetëm mish njeriu do ...provat i di vetë ti i ke te shkruajtura ...do marrësh,do marrësh edhe ca miliona ...pastaj ke atë të fundit të çon tek shokët bacaaa.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje