PD iu rikthye kaosit në Kuvend, por kësaj here duke djegur karriget me benzinë, teksa 23 deputetë të opozitës u kallëzuan në SPAK nga policia e shtetit për shkatërrim prone dhe goditje për shkak të detyrës për disa prej tyre.
Në Repolitix, analisti Arben Meçe solli një histori të tijin personale se si është në gjyq sepse ka thyer xhamin e një makine dhe ka kaluar një kalvar gjyqesh.
Sipas tij deputetët në hetim duhen vënë para ligjit si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë.
"Unë jam në gjykatë e Apelit për shkatërrim prone. Është pretenduar se është thyer një xham makine. Për këtë çështje policia bëri dosje 40 faqe. Prokuroria më mori 7 herë. Janë bërë 12 seanca gjyqi. Unë që kisha thyer një xham makine. U gjobita 6 herë në sallë gjyqi, për procedurat. Sot jam në apel. Për një xham kalova këtë kalvar.
Gjatë beharit patë persona që ndiznin zjarr dhe digjeshin, këta persona u shoqëruan për zjarrvënie. Jemi qytetarë të RSH që kemi pësuar në zbatim të ligjit këto penalitete. Një titular i lartë i Berishës në vreshtat e tij në Përmet, duke pastruar vreshtat dogji dhe u shoqërua në polici. Jemi përpara ligjit të barabartë. Shkatërrimi i pronës është kapitull i veçantë.
Jam ekuivalent para ligjit me ta. Jemi në kushtet kur unë në një moment e bëra nga pakujdesia, këtu shihet çfarë bëhet, digjet me lëndë djegëse. Në parlament përdoret lëndë djegëse? Në parlament dikush është futur me Molotov. Dikush u fut për ti vënë flakën parlamentit. Ka një rregull universal nuk lejohen në parlament. Është përdorur lëndë djegëse, me paramendim.
Unë për 200 mijë lekë të pretenduara jam në kalvarin. Barazia para ligjit nënkupton, këta persona ballafaqohen me ligjin dhe do ketë penalitete, minimalisht gjoba. Problemi pse u bë ky akt? Nuk ishte rastësi.
Ky rast u bë qëllimisht për të prodhuar atë modul me të cilën u thërrit nga sot me mosbindje civile për të thirrrur militantët që të ndjekin shembullin. Synimi ky zjarr të merret si pishtar dhe më datë 7 tetor militantët militarë me këtë lëndën djegëse ti vënë zjarrin Tiranës. Nuk analizoj vlerën materiale, por mesazhin e tmerrshëm", tha Meçe.
Ky ben vetem bisnes...nje here nuk I eci u be kundra qeverise
Futini ne burg mor kurvat e pd. Jatunaret nuk behen njerez kurre...keta jane maloke dhe kriminele. BURG!
Në vitet 30-t nazistët dogjën Rajshtagun.Edhe legenët e sali malokut kopjuan këtë akt vandal.Këta janë naziskinët e sali legenit që ashtu si më 1997 kërkojnë të djegin përsëri Shqipërinë,por nuk do t’ja arrijnë qëllimit.Populli i dënon veprimet e tyre antikombëtare dhe i urren ata si jashtqitje kombëtare.Këta pisa do ta marrin përgjigjen në zgjedhjet e pranverës 2025 ku ashtu si në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar do tu jap një mut të hanë saliut ,mulit,bardhishkës,gagaçit paloqes etj.Populli do t’i ndëshkoj ata për qëndrimet e tyre si të ushtarëve të ISIS që digjnin e shkatërronin gjithçka.