Drafti që deberishizon PD dhe distancon opozitën prej Metës

29 Korrik 2022, 20:58Politika Ylli Pata

Drafti që deberishizon PD dhe distancon opozitën prej Metës

Sali Berisha i quan pengje të Ramës, ndërsa Ilir Meta i quan lulushë. Megjithatë, grupi i deputetëve të Partisë Demokratike, të quajturit grupi 35, sot kanë dorëzuar një nismë ligjore në Kuvend, që është realisht një zhvillim drastik politik në vend.

Edhe pse ka një vëmendje të vogël mediatike ndaj nismës së opozitës, pasi zhurma bëhet sesi të relativizohet apo të zhvlerësohet zbulimi bombë për Ilir Metën, ai është zhvillimi që pret pikërisht nyjën gordiane të opozitës dhe të djathtës shqiptare.

“31 vite pas rënies së regjimit komunist, qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën e plotë të asaj që ishte diktatura më e egër dhe më cnjerëzore, jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por edhe të Evropës e më gjërë. Zbardhja e plotë e së vërtetës lidhur me atë që ishte dhe përfaqësonte regjimi komunist nuk mund të kuptohet pa zbardhur atë pjesë të historisë që ishte ana më e errët e saj, pikërisht Sigurimi i Shtetit. Kjo strukturë përfaqësonte frikësimin, dhunën dhe terrorin që shteti diktatorial kërkonte të depërtonte në mendjen e cdo qytetari shqiptar, për të parandaluar çdo lloj përpjekje kundërshtie apo revolte”, theksohet ndër të tjera në draftin e paraqitur në Kuvend nga deputetët e PD-së.

Ky draft është pikërisht ai akt që trazon ujrat jo thjesht në PD, e në opozitën shqiptare, porn ë të gjithë politikën.

Ky akt, i cili sipas të gjitha gjasave do të diskutohet në sezonin e vjeshtës, bashkë edhe me “kundëramendamentin Meta” për ligjin e dosjeve, është objekti e materiali i duhur për të bërë një debat politik publik brenda opozitës.

PD që nuk i është bashkuar Sali Berishës, ka bërë të ditur në argumentimin e projektligjit për të hapur dosjet e Sigurimit të Shtetit, që këtë nuk e ka bërë as Sali Berisha apo edhe pasardhësit e tij, por kjo është pika ku të paktën do të nisë një dialogim me të shkuarën e njerëzve që e konsiderojnë veten pasardhës të viktimave të komunizmit.

Vetë abuzimi me dosjet, sidomos me shtresën e vuajtur të komunizmit ka qenë një nga lojrat më bajate e cinike të kësaj periudhe të tranzicionit. E natyrisht që e gjithë kjo lojë masakruese nuk do të kishte ndodhur, nëse PD-ja që mori pushtetin në vitin 1990 të kishte vepruar si Gjermania e Bashkuar, e cila hapi dosjet e STAS-it, dhe ndaloi çdo bashkëpunëtor dhe zyrtar të tij të merrej në politikë apo punontë në administratën e re të vendit.

STAS, shërbimi sekret i Gjermanisë Lindore, pjesë e perandorisë sovjetike, ashtu si KGB dhe Sigurimi i Shtetit kishte të njëjtën metodë funksionimi, me një rrjet gjigand administrate dhe aparati, si dhe një numër bashkëpunëtorësh të ofruar në mënyrat më të errëta.

Si Gjermania Lindore, të gjithë vendet ish-komuniste bënë lustracion, që u kthye në thelbin e postkomunizmit. Rregulli: Kush ka qenë në rrjetin dhe zemrën e aparateve të hunës së diktaturës nuk ka punë më në politikë dhe administratën e shtetit të ri. Vaclav Haveli në Çekosllavaki(ishte pa u ndarë Çekia dhe Sllovakia) kishte në opozitë Partinë Komuniste të Çekosllovakisë. Ai nuk bëri gjueti shtrigash kundër tyre por e trajtoi si opozitë dinjitoze, e në fund komunistët u detyruan të transformoheshin në parti të reja; socialdemokrate apo të majta më ekstreme, por gjithsesi u larguan nga perandoria sovjetike. U larguan nga dora e KGB-së, e cila mbajti lidhje me një pjesë të rrjetit të saj në vendet satellite.

Në Shqipëri nuk patëm natyrisht një Havel, por një ish-komunist si Sali Berisha që u kthye lideri antikomunist i Shqipërisë së re. E Berisha zgjodhi të mos e bënte lustracionin, të mos hapte dosjet, por t’i përdorte ato në një gjueti selektive shtrigash.

E ky draft i sotëm, është një ndarje e qartë, nga ato që realisht krijojnë frymë. Pra një PD që të mos ketë asnjë lidhje me të shkuarën komuniste dhe me segmented e Sigurimit të Shtetit. Ky është distancimi real me partinë e Berishës, por edhe i natyrshëm me atë të Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta. Por me detaje, ky debat do të mbushë mjedisin politik në vjeshtë…

TemA

 

14 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Kjo qe ka nisur si nje problem problematik dhe me kaq nxehtesi,do te perfundoi nje flluske sapuni qe do pullcas e nuk do duket gjikundi. Ilir Meta dhe Sali Berisha kane punuar me shume kohe perpara qe i kane zhdukur dosjet dhe nuk kane lene gjurme per t'u kapur nga te mençmit e sotem. Ata kane qene te mençem dhe e kane parandjere nje gje te till qe po del sot.Kasaj i thone,hajde mot se do vjelim plot. Sa te mendohet i mençemi,budallai e ke mbaruar punen.

    1. K
      Kruja

      Mundet te jene demtuar me qellim dosjet fizike por ekzistojne kopje ne microfiches te cilat lehtesisht mund te referohen me kartelat fizike. Cdo dosje ka nje numur identifikimi qe korrespondon me te njejtin numur te karteles fizike. Per shembull, marrim kartelen me numur 12345 dhe shikojme dosjen fizike; nese ajo eshte zhdokur atehere i referohemi micofiches per te gjetur dosjen me numur 12345. Nese eshte zhdukur kartela ( ka me pak te ngjare te ndodhe kjo sepse personi i interesuar per te fshehur dosjen nuk i ka interesuar shume kartela per dosja fizike) atehere behet e kunderta, me numurin 12345 te dosjes ne microfich kuptojme se eshte zhdukur kartela me te njejtin numur. Ketu perdorim program komputerik qe dixhitalizon micorfich-et dhe dosjet, krijon nje baze te dhenash relatuese (relational database) dhe identifikon te gjitha dosjet te cilat rezultojne pa kartele. Nje kartele ka me shume se nje dosje dhe ky proces vijon ne plotesimin e bazes se te dhenave.... Kjo nga ana teknike. Parlamenti duhet t'a NISE me nje pyetje te mbyllur seancen urgjente sot, jo ne vjeshte: Do te vihen ne provimin e kontrollit te dosjes te gjithe politikanet? PO ose JO Ky votim i hapur do te vendose nese ka vullnet PS-ja dhe PD-ja per te vijuar me anen teknike. SHUME E THJESHE si procedure nese vertet duan pastrimin e politikes dhe drejtesise nga ish sigurimsat.

    2. c
      cuf dabjoni

      ky draft eshte projekt ligj I praqitur nga dy deputet ne 2014 dhe eshte hartuar nga nje grup qe I ftuar nga Fondacioni K. Adenauer u njoh ne Berlin me pervojen gjermane, u takua me ekspert dhe deputet dhe diskutoi me ta problemin e Lustracionit dhe Hapjen e Dosjeve. Kuvendi dhe maxhoranca refuzoi ta diskutonte ne Komision dhe pastaj ta shtronte ne seance, por u mjaftua me projektin e Qeverisè Rama ndersa opozita heshti. Keshtu qe te metat e atij Ligji qe I shajne sot te majtet eshte pergjegjesi e tyre. Jam ne njeendje me Yllin qe ai Ligj I 2014 te miratohet me njèherè...e te rifilloj spastrimi I politikes nga njerezit e Sigurit aktiv dhe sot per te kthyer diktaturen.

      1. B
        Buda

        Ne kete situate alarmante te riaktivizimit Ish-sekretareve komuniste te organizatave te Partise se Spitalit dhe te Rinise se Ekonomikut, agjente te sherbimeve te fshehta serbo-ruse, Kuvendi i Shqiperise nuk duhet te shkoje me leje, por ta miratoje menjehere Draftin e Partise Demokratike te lexuar nga Kreshnik Collaku dhe Autoriteti i Dosjeve te vazhdoje punen.

      2. D
        Dauti

        Patok mos genje. Deri ne 1990 pushtetin e kishte PPSH. Gjate 1991 e mori Ps qe doli nga PPSH. Nuk pame qe PS te vepronte kunder Sigurimit te Shtetit. PS qeverisi nga 1997 deri ne 2005. Prape nuk beri ndonje levizje tjeter, vec komisionit Bezhani (PD kishte bere komisionin Mezini). Edi Rama ka 9 vjet qe ka pushtetin me te pakufishem. Beri gje? Jo. Tani do bej nje ligj te ri thua ti. Cfare do sjell ai ligj? Do kontrolloje ata qe vine te rinj ne pushtet? Po kjo behet edhe tani. Nuk kontrollohen vetem ata qe kane kontrolluar komisionet Mezini e Bezhani. Pra ata qe kane 30 vjet qe rizgjidhen. Mos genje njetezit sikur do behet nje gje e madhe. Deri tani komunizmi dhe sigurimi jane perdorur vetem kur kane plasur gjera korruptive skandaloze. Pas tyre fshihen kriminelet ekonomike qe nuk labe gje pa vjedhur. Meta aty do mbetet. Ai do rritet ne elektorat sepse PS e ka bere...mullar. Mero shpresoj ta botosh komentin tim.

        1. a
          alphade

          Zoteri, shkurt e qarte, ne Vjeshte s’ka nevoje per debat politik, bla-bla-bla ….Vini prangat Sali Monstres dhe Ilir Floririt dhe poshte vini dicituren satirike : Bace, u krye ! Kjo eshte e gjitha, hiqni duart nga katilinaret Bosh’s ne Parlament ! Te neveriteshme…….!!!

          1. a
            alphade

            Zoteri, shkurt e qarte, ne Vjeshte s’ka nevoje per debat politik, bla-bla-bla ….Vini prangat Sali Monstres dhe Ilir Floririt dhe poshte vini dicituren satirike : Bace, u krye ! Kjo eshte e gjitha, hiqni duart nga katilinaret Bosh’s ne Parlament ! Te neveriteshme…….!!!

            1. J
              Jeton

              Dakord. Po shkërdhatat socialistë, cfarë pritën tërë këto vite? Robt ku ti kenë të dyja palët.

              1. B
                Berti

                Vetëm burgu e deberishizon Saliun, të birin e Sheqeres.

                1. G
                  GEZUAR BAFTAJAR

                  Fillimisht te behet kontroll per kupolen e l'arte te shtetit 91 :2022 pastaj ne nje kohe tjeter te behet hapja totale e dosjeve. Vjen era e qelbet e kerkeses se PD per ta banalizuar rastin duke bere rremuje me te gjitha dosjet. Idea e PD eshte te mos kuptohet qe aty ka edhe shume te tjere dhe bie vlera.

                  1. G
                    GEZUAR BAFTAJAR

                    Fillimisht te behet kontroll per kupolen e l'arte te shtetit 91 :2022 pastaj ne nje kohe tjeter te behet hapja totale e dosjeve. Vjen era e qelbet e kerkeses se PD per ta banalizuar rastin duke bere rremuje me te gjitha dosjet. Idea e PD eshte te mos kuptohet qe aty ka edhe shume te tjere dhe bie vlera.

                    1. G
                      GEZUAR BAFTAJAR

                      Fillimisht te behet kontroll per kupolen e l'arte te shtetit 91 :2022 pastaj ne nje kohe tjeter te behet hapja totale e dosjeve. Vjen era e qelbet e kerkeses se PD per ta banalizuar rastin duke bere rremuje me te gjitha dosjet. Idea e PD eshte te mos kuptohet qe aty ka edhe shume te tjere dhe bie vlera.

                      1. D
                        Drejtesia e munguar

                        Super emrat qe vendosen nga politika shqiptare dhe nga medjat duken pa arsye "Diktatura me eger".Diktaturat kane nje emer,shkelje e te drejtave themelore te njeriut.Asnje peshore nuk mund te vendos ne balance nje krimi (vrasje ne Shqiperi apo ne nje diktature tjeter).Krimi eshte krim dhe nuk ka emer tjeter.Termi "Rekorde kriminale" nje tjeter emertim sugjestionus.Ai qe kryen nje krim eshte KRIMINEL dhe emri tij nuk ndryshon.Te gjitha keto kerkojne te "bindin" njerezit se ajo qe thote njeri e tjetri per pushtet te jene te verteta. Personalisht jam per hapjen e te gjitha dosjeve te ngritura ne ate sistem dhe sejcili te marre ,te pakten moralisht ate qe i takon.Mos hapja vetem u jep mundesi mashtruesve dhe manipulatoreve,te kryejne krime te tjera.

                        1. M
                          Margo

                          Sa shume maskarenj kemi pasur, e kemi ne mes tone. Sa shume te tjere maskarenj, presin te ulen ne ndonje karrike, qe te rrufajnë Çka eshte publike. Mire qe kishim e kemi maskarenj, po maskareshat pse gëluan.

                          Lini një Përgjigje