Rama takim me fermerët e Lushnjës: Kush shet prodhimin paraqet faturën dhe merr 10% të vlerës pas

11 Prill 2026, 14:30Politika TEMA
Rama takim me fermerët e Lushnjës: Kush shet prodhimin paraqet

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me fermerët në Lushnjë, ku foli edhe për investimet në bujqësi. Ai u bëri thirrje fermerëve që të bashkohen, pasi në këtë mënyrë do të fitojnë 30% më shumë.

“Është e neveritshme se si, për hir të një lufte të verbër, as politike, por tribale, angazhohet një lugë e tërë tenxheresh për ta nxjerrë nga konteksti atë që themi. Ndërkohë që, është e qartë për ata që janë fermerë, se ajo që kemi bërë ne është shumë më shumë se “jepni naftë”. Jo të gjithë e meritonin naftën dhe e përdornin për punë bujqësie. Skema e ndarjes ishte një skemë që kishte problematikat e veta. Nuk e ka BE këtë skemë. Ne po shkojmë në BE, jemi kritikuar, jemi justifikuar dhe tani kemi ardhur te hapi tjetër: nuk do të japim mbështetje në bazë të sasive, por do të japim mbështetje nga 300 euro në 7-8 mijë euro, nëse ai që shet prodhimin e vet paraqet faturën. Atëherë merr 10% të TVSH-së nga fatura para në dorë. Me ato para, nëse do të blesh naftë, blije.

Ata që flasin janë të verbër dhe të ligj. Ajo që u intereson është si të nxisin sherr dhe agresivitet ndaj qeverisë. Nuk u del e keqja dhe kurrë mos iu daltë. Ajo që ne po bëjmë është të komunikojmë me ju dhe përmes jush t’u komunikojmë të gjithë fermerëve me një ofertë të re. Oferta e re nuk do të thotë vetëm 53 mln euro mbështetje, jo vetëm rimbursimin, programin e ri me BE”, tha Rama.

6 Komente

  1. v
    vlora.vlora

    Mereni me gure legenin ,se ministrja e tij i vodhi fondet bashke me kriminelet dhe ai e mban keshilltare

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bela = rama dhe rama = bela

      Nxirre pak dhe Ballukun se aty ngjit e kishte Se shkojne shume qe te dy! Turp turp turp 1000 here

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nastradini

        Idiot , 10 % kerkojne e xhiros kerkojne zyrat e tatim taksave per ti quajtur faturat ok o debili i Lindes me kapele. HAJDUT!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Komentuesi

          O Ramë. Me fermerët ke tallur menderen tërë këto vite, aq sa i kanë hedhur prodhimet në kanal. Sa për faturat, e di mirë ti sa të japin kupon shitësit në Tiranë. E ia veshin çmimeve sipas qejfit. E mqa ra llafi te fatura, apo kuponi tatimor, çoji njëherë inspektorët te tregu i fruta perimeve, te tregu i ri që bëri Lali Eri kohë më parë, 100m më lart, mbi shkollën e Baletit.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Teo

            Po pse jane te ligj ata qe flasin? Fundja vetem fjalen kane. Ti ke veprimin ne dore cdo ghe ne ate vend.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fat man

              Bre bre sa i zoti eshte Krykari hajduti 2 metrosh merr vesh edhe nga bujqesia i ka lene zhgaravinat qe i tregon si piktura. A e dini o fermere se patatja eshte edhe buke edhe gjelle, po keshtu edhe fasulja, po qe ne Shqiperi nuk behet me djathe nga qumeshti yt o fermere, por vetem me niseshte dhe pak qumesht pluhur importi, po mollet e Italise qe shiten ne Korce a e dini o fermere etj etj.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje