Enkelejd Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës, opozita i shiti zgjedhjet, nuk ia vodhën

25 Qershor 2025, 20:35Politika TEMA
Enkelejd Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos

I ftuar në Report Tv, Enkelejd Alibeaj komentoi zhvillimet e procesit të rinumërimit të votave. Ai tha se në këtë proces rezultoi se nuk prodhoi asgjë gjithë ajo kërkesë e madhe që të rinumërohen kutitë se gjoja ishte bërë batërdia në zgjedhje.

“Mund të dalin disa përfundime nga ky proces, sigurisht nuk i ka ato përfundimet me të cilat u nis, kërkesa e madhe se ishte bërë batërdia në numërim. Nuk rezultoi. Madje siç e thoni ju, ata që e kërkuan me të madhe, nëse do isha cinik, do përdorja fjalën, janë ata që janë grabitësit më të mëdhenj të shqiptarëve. Këto janë shifra siç e thatë dhe ju, të gabimit njerëzor" – tha Alibeaj.

Nga ana tjetër, Alibeaj tha se nuk do duhet t’i besohet më partive të mëdha dhe se procesi duhet digjitalizuar.

“Rinumërimi i votave ka ende pabesi dhe skepticizëm. Ajo që po ndodh atje, përveç se është shpenzim, që shkon në 210 mijë euro ky proces, por edhe po shton delegjitimimin e procesit. Vota e shqiptarëve duhet të ketë të gjitha kushtet. Nëse ka një konkluzion të rëndësishëm, është që vota të mos u besohet më përfaqësuesve politikë të dy partive të vjetra, të PD-së dhe PS-së” – tha Alibeaj.

Ai kujtoi në një moment të bisedës edhe akuzat e PD-së ndaj komisionerëve të saj, ku sipas tij kanë hedhur poshtë mundin e tyre njerëzor.

“Madje ju mund ta keni vënë re që këta dyshojnë dhe te komisionerët e tyre.” – vijoi Alibeaj.

Alibeaj tha se Berisha gjeti një nga format më banale për të shtyrë justifikimin e kësaj humbjeje kaq të thellë.

“Në fakt ata që e kërkuan, që në fakt e kërkoi Sali Berisha. Këto historitë që i kërkuan jo po kandidatët do duhet hedhur pak dritë. Në momentin kur ata e kërkuan se kishin dyshime, nuk u pranua nga ana e partisë. Në një ditë të bukur ishin përfaqësuesit e opozitës që kërkuan të rinumërohej Tirana. Përfaqësuesit aty i marrin urdhrat prej kryetarit të partisë, në rastin konkret prej Sali Berishës. Ai thjesht e ka bërë që të mbajë të ndezur kureshtjen e rezultatit. Mesa duket brenda ka një lloj pakënaqësie. Por nga ana tjetër ai ndodhet dhe përballë një dileme të madhe, atë të zbatimit apo jo të statutit të vetë që e ka shkruar me dorën e vet. Ka gjetur zgjidhjen kaq banale, ta shtyjmë e ta shtyjmë” – tha Alibeaj.

Më tej ai bëri një analizë juridike duke hedhur poshtë pretendimet për pavlefshmëri, ku tha se ato që PD ka nxjerrë si manipulime nuk kanë një peshë për të ndikuar në përmbysjen e rezultatit.

“Kushdo që e ngre pretendimin për pavlefshmëri, sipas ligjit do duhet të provojë edhe masën e influencimit, sesa ka ndikuar kjo mënyrë që ata pretendojnë. Diferenca është në 300 mijë dhe do duhet ta provosh” – vijoi Alibeaj.

Ai tha se e ka thënë prej kohësh që opozita i shiti zgjedhjet.

“Unë e kam thënë që këto zgjedhje u shitën kohë më parë nga opozita. Nga opozita që në 26 korrik të 2024-s ia dhuroi Edi Ramës këtë Kod Zgjedhor. Ia dhuruan 12 mandate në tavolinë” – tha Alibeaj.

Në fund, Alibeaj tha se në këto zgjedhje shqiptarët dhanë mesazhin që PD dhe Berisha nuk janë më një pikë reference.

“Ajo që është tjetra dhe që nxorri në pah një të vërtetë të dhimbshme, është që opozita është inekzistente, si frymë, për ato që thashë. Fakti që komprometojnë veten në këto 4 vite, flas për PD-në, jo për partitë e reja. Sali Berisha nuk duhet të merret më si pikë reference” – përfundoi Alibeaj.

3 Komente

  1. D
    Drini

    Ky kari perfundoi pa mandat bashke me luledelen dhe deleshehin dhe prape komentojne Berishen qe mori 30%

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dauti

      Nuk voton populli nipin e kriminelit Isa Toska! Ky duhet te mbyllet e jo te dale ne ekranin e televizionit. Dhe cilit televizion, atij televizioni qe i sherben PSse.

      Përgjigjjuni
      1. e
        eni

        Dhe "besuan" ty?!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje