Çështja CEZ dhe CEZ-DIA, juristi: Ilir Meta është i trembur, është kapur gafil

22 Shkurt 2023, 21:40Politika TEMA

Çështja CEZ dhe CEZ-DIA, juristi: Ilir Meta është i

Ish-presidenti dhe aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ditën e sotme u pyet për më shumë se tre orë në SPAK në lidhje me çështjen CEZ dhe CEZ-DIA. Juristi Romeo Kara, i cili ka bërë kallëzimin përkatës për këtë aferë, tha se Meta ndihet i trembur dhe se është kapur gafil.

Gjatë një interviste për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, juristi tha se Meta akuzohet për një tjetër vizite që ka bërë me Kastriot Ismailajn në Pragë, ku janë bërë disa pagesa në vlerën e 1.8 milionë eurove.

“Jam personi që kam bërë kallëzimin përkatës dhe pasi kam bërë këtë kallëzim, duke parë që do shkonte kaq gjatë kjo punë që po shkon, unë jam përballur me median. Dhe një transparencë e mediave të ndihmojë në këtë sfidë që ka populli shqiptarë për tu përballë më ketë dukuri. Është i trembur zoti ish-president dhe gjithathu u mbrojt me disa pseudo-argumente përballë mediave. Ky moment e ka kapur gafil. Akuzohet për një vizitë tjetër me Ismailajn. Meta në 2010 është akuzuar nge Prifti në këtë aferë, Unë kam dyshime se edhe ai ka qenë i përfshirë dhe pasi ka dalë nga Loja ka akuzuar Metën. Në Pragë janë bërë tre pagesa, mbi 1.8 milionë euro”, tha ai.

Juristi e konsideroi të vonuar thirrjen e Metës në organet e drejtësisë sa i takon kësaj aferë korruptive. Ai tha se drejtësia duhet të veprojë menjëherë dhe të ndërmarrë të gjitha lëvizjet e duhura për t’i sekuestruar pasurinë ish-presidentit Meta. Juristi tha se edhe ish-kryeministri Sali Berisha kishte dijeni për këtë aferë, por se nuk ka dashur ta kallëzojë Ilir Metën, sot aleatë në opozitë.

“Shumë e vonuar, ai ka pasur dhe ka pushet politik akoma. Ai ka pasuri pafund, që duhet t’i sekuestrohen në mënyrë të menjëhershme. Unë shpreh një lloj optimizmi, që SPAK merr guximin ta thërrasë. Berisha kishte dijeni për këtë aferë nuk e ka kallëzuar. Të akuzuar nga unë janë Meta, Berisha dhe shtatë të tjerë”, shtoi ai.

Sa i takon karrierës së tij, juristi tha se ndihet i “shtypur” dhe i pavlerësuar nga sistemi i drejtësisë. Ai bëri komente të ashpra dhe i kërkoi drejtësisë të ngrihet në nivelin që i takon dhe pastaj ai do të jetë gati të bashkëpunojë, që kësaj çështjeje t’i shkohet në fund.

“Karriera ime është stopuar, mbrojta ime është stopuar, këta nuk njohin meritat. Unë e kam bërë drejtësinë, e kam iniciuar dhe drejtësia duhet të bashkëpunojë me mua. Kur të ngrihet drejtësia në nivelin tim, atëherë bëj bashkëpunim. Pse duhet një person të denigrohet për qëndrimet e tij parimore. Jam i qetë se jam mësuar nga këto ngarkesa, por ka ardhur koha t’i themi disa të vërteta dhe çdo gjë është bërë për parime dhe jo për raporte politike”, tha ai.

5 Komente

  1. H
    Hajde gallate Hajde.mjere populli.

    Cfare gallate paske Bo MILIONA dhe ky Kastriot Islamaj. ! Po cne ky ! e ka futur ne valle Meta se zotesia e Kastriotit nuk besoje ta kishte kete aftesi. ! Nese Kastriotit ne Burg normal luftojne dali ,Meta shkojne zevendesimi vendin e tije ne Burg..

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vrana

      Kjo eshte e keqja jone,kure Romeo Kara denoncon Meten se ka vjedhur miliona euro,i dalin ne mbrojtje Metes dhe i quajn gallat ato fakte te Romeo Kara..pra,ligjin e bene paraja. Shiten e blihen njerzit me para.

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hajde gallate Hajde.mjere populli.

      Cfare gallate paske Bo MILIONA dhe ky Kastriot Islamaj. ! Po cne ky ! e ka futur ne valle Meta se zotesia e Kastriotit nuk besoje ta kishte kete aftesi. ! Nese Kastriotit ne Burg normal luftojne dali ,Meta shkojne zevendesimi vendin e tije ne Burg..

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Shtet i degjeneruar dhe i pa riparueshëm.Presidenti hajdut me damkë.Çfarë prisni të bëjnë të tjerët ?

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Ne kete mesele nuk ka asnje zotesi. Kastrioti mendjelehte merr persiper ti siguroje para ilirit nga fondet publike duke bashkepunuar me ceket e cezit. Sigurisht, ne kete afere kastrioti kishte pjesen e tij. LSI ishte thjesht nje grupim mafioz me qellim per tu pasuruar padrejtesisht, ndaj dhe duhen ndeshkuar duke filluar nga koka.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje