Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

18 Mars 2026, 19:29Politika TEMA

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për

Nga Ylli Pata

Javën e shkuar, pas seancës ku mashoranca votoi kundër dhënies së lejes për arrest të SPAK ndaj Belinda Ballukut, pati disa deklarata nga ambasadat më të rëndësishme eurpiane në Tiranë.

Të cilat dukshëm i bënin thirrje mazhorancës që të mos pengojë hetimet dhe të ruajë pavarësinë e drejtësisë. Deklarata që e morën menjëherë përgjigjen e Edi Ramës, e cila u komentua më pas si e “rëndë” në emisionet e darkës.

Në disa sosh, madj u tha se në fundjavë(atë që kaloi) do të mblidhen 27 ambasadorët e BE-së në Tiranë, për të vendosur për atë që quhet IBAR apo Raporti i Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme.

Duke u thirrur në burime të “besuara”, panelistë të ndryshëm thanë se ambasadorët do ta bënin qepaze qeeverinë e nuk do të miratonin këtë document që është baza apo pika e parë e veprimeve të mëtejshme për kalimin e grup kapitujve të BE.

Ndërkaq, erdhi java e re dhe nuk pati asnjë njoftim në lidhje me mbledhjen e ambasadorëve, ndërkohë që disa media theksonin se vendimi për Shqipërinë do të shtyhet në një datë të pacaktuar, kurse për Malin e Zi do të miratohej menjëherë të mërkurën.

Por sot, në Bruksel Komsioni Eurpian ka miratuar raportin IBAR, që do të thotë se ka hapur dritën jeshile për hapin e radhës të negociatave për anëtarësim.

IBAR është një mekanizëm  në librat voluminoz të vlerësimit strukt që i bën Brukseli vendeve kandidate.

Siiç theksoi zëdhënësja e BE-së, “Komisioni Evropian ka paraqitur vlerësimin e tij pozitiv mbi përmbushjen e Raportit të Vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme, si dhe një draft Qëndrim të Përbashkët të BE-së për Grup Kapitullin 1 pranë Këshillit. Tani u takon shteteve anëtare të bien dakord për një Qëndrim të Përbashkët të BE-së për Grup Kapitullin 1, i cili do të përcaktojë piketat përmbyllëse në fushën e Shtetit të së Drejtës”.

Që do të thotë se Raporti i Ndërmjetëm miratohet nga Komisioni, ndërkohë Këshilli i Ministrave, përkatësisht vendet anëtare, japin OK për gjithë pjesën e grup kapitullit.

Raporti i Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme, i njohur ndërkombëtarisht si IBAR (Interim Benchmark Assessment Report), është një dokument kyç i Komisionit Europian që vlerëson progresin e një vendi kandidat në përmbushjen e standardeve specifike (pikave të ndërmjetme) për kapitujt më të rëndësishëm të integrimit.

Ky raport është vendimtar për ecurinë e negociatave të anëtarësimit në BE, veçanërisht për:

Grupkapitullin e parë ("Themeloret"): Ky grup përfshin fushat kritike si sundimi i ligjit, drejtësia, liria dhe siguria.

Kalimin në fazën tjetër: Një IBAR pozitiv tregon se vendi ka bërë progres të mjaftueshëm për të kaluar nga hapja e negociatave drejt fazës së mbylljes së kapitujve.

Vendimmarrjen e shteteve anëtare: Pas dorëzimit të raportit nga Komisioni (siç ndodhi për Shqipërinë në shkurt 2026), 27 vendet anëtare duhet të japin dakordësinë e tyre unanime për të ecur përpara.

Pa një vlerësim pozitiv të këtyre pikave të ndërmjetme, asnjë kapitull tjetër i negociatave nuk mund të mbyllet përfundimisht, duke e bërë këtë raport një "provim" të domosdoshëm në rrugën drejt anëtarësimit të plote.

Që do të thotë, drita jeshile që hapi sot Brukseli është përfaqëson një akt i rëndësishëm dhe determinant për ecjen në hapin e radhës.

Komisioni Europian, vlerësimet për vendet kandidate, përkatësisht për Shqipërinë, e kryen në bazë të kritereve strukte dhe me një metodologji standarde. Ndërkaq, duhet thënë se Komisioni Europian i viteve të fundit, që drejtohet nga gjermanja Ursula Von der Leyen, është gjithnjë e më shumë një komision politik dhe gjeopolitik sesa teknik.

Pushteti i Von Der Leyen u tregua që në kohën e pandemisë së Coovid 19, kur shpërndau tek vendet anëtare fonde gjigande që kapnin shuma deri më shumë se 200 miliard euro për vendet anëtare.

Nga ana tjetër, Komisini ka një zë autoritar kur flitet për çështjet e tregtisë globale, luftës në Ukrainë, Lindjen e Mesme, përplasjet me Trump për tarifat etj etj.

Kjo fuqi e Komisionit ka bërë që në këto vite, shtetet anëtare nuk kanë refuzuar raportet e nxjerrë nga kabineti i Van Der Leyen. Pasi edhe këto raporte, para se të dalin konsultohen me përfaqësuesit e vendeve anëtare kur ka kontestime të forta. Siç ishte rasti i Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, ku raportet e Komisionit, thuajse çdo vit i kanë kërkuar Shkupit ta zgjidhim këtë çështje mes tyre, që të kalojnë në hapin e radhës.

Gjithsesi përtej zhurmës, rritja e tonit të debatit për integrimin në BE, i ka dhënë politikës shqiptare dhe publikut një rol më aktiv në këtë çështje, ku deri dje fliste vetëm mazhoranca, ndërsa opozita nga inati thoshte se nuk do na fusin në Europë.

TemA

 

13 Komente

  1. A
    Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

    Propaganda e deshperuar vazhdon. Gjermania dhe disa vende te tjera nuk e miratojne IBAR-in pasi rasti Balluku e nxori hapur mungesen e shtetit ligjor. Kete po e thone mediat europiane, nuk e shpiku Saliu.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ai

      Ashtu eshte vertet, dhe me fat te mire, as ti e as Saliu nuk keni me cfare te beni!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ashtu eshte, nuk ke cfar ben

        Se harrova, RROFTE SALI RAM BERISHA, PISHTAR I DEMOKRACISE I GALAKTIKES SONE DHE ANTIKOMUNISTI ME I TMERSHEM I GLOBIT

        Përgjigjjuni
      2. b
        bora

        saliu paguan andej ketej per te nxire vendin e tij kaq kuptojm dhe ne qe cdo artikull qe publikohet e cdo lajm esht paguar nga saliu

        Përgjigjjuni
        1. L
          Leshin

          Pra po integrohemi apo jo

          Përgjigjjuni
        2. L
          Luani

          Rrofte sali muti..!!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patoku

            Pyet Pata:"Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?" Përgjigjet Patoku: "Një vrimë në uje!"

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dragusha

              do te thote qe i shuhet endrra per pak magaziner belo ezmerit

              Përgjigjjuni
              1. l
                lorenc

                Fatkeqësi e Shqipërisë është se ka një opozitë me shpellarë që i shkojnë pas një komunisti NON GRATA....

                Përgjigjjuni
                1. L
                  LEKA

                  Kujdes!Nuk fillohet fjalia me "I cili " apo me"Që".Në se ke vendosur të thyhesh rregullat e drejtëshkrimit vazhdo.Nuk e di çfarë profesioni ke,por edhe unë që po të shkruaj nuk jam i fushës.Merre si këshillë miqsore.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Celo

                    ...dhe ydhi rri e veshtron .....dritat

                    Përgjigjjuni
                    1. .
                      ....

                      sdo te thote asgje ,ai eshte si forme rekomandini ,ne fund te dites vendet anetare duget ta miratojne ....

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        KROI MBRETIT

                        E kane kapur per koqe gjatoshin dhe nuk e leshojne .Pisk e ka punen.Ti harroje mbylljet e kapitujve shpejt e shpejt: Kancelari GJERMA, si pjelle e Doris PACK , nuk e jep miratimin per raportin e ndermjetem.Perse kete e di Rama.Por qe Gjermania te pres te vije opozita ne pushtet dhe te votoje pro eshte humbje kohe te pakten edhe 2 mandate.Gjithesesi Gjermania del e fituar.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje