Zbulohet emri i parë, Alesia Balliu shpall kandidaturën për kryetare: Fund një modeli dhe nisje e një epoke të re ne PD

18 Mars 2026, 17:50Politika TEMA
Zbulohet emri i parë, Alesia Balliu shpall kandidaturën për

Në një moment kritik për Partinë Demokratike, Alesia Balliu shpall kandidaturën e saj për drejtimin e saj përballë Sali Berishës.

Në një reagim, ajo ngre shqetësime mbi mungesën e përgjegjësisë, shkeljen e rregullave dhe humbjen e identitetit politik, duke e paraqitur garën si një përballje mes së vjetrës dhe një vizioni të ri për PD-në.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë dhe demokratë,

Kam vendosur të kandidoj përballë Sali Berisha për drejtimin e Partisë Demokratike, në një nga momentet më të vështira të saj.

Nuk kam ndërmend ta zbukuroj realitetin: kjo parti nuk është sot në krizë rastësisht. Është në krizë sepse për vite me radhë është drejtuar nga një model që ka refuzuar të lexojë humbjet, të pranojë përgjegjësinë dhe të respektojë rregullat që vetë i ka vendosur.

Shumëkush do të pyesë: pse tani?

Sepse nuk ka më kohë për të humbur. Sepse çdo ditë që kalon me të njëjtin model drejtimi është një ditë më shumë larg qytetarëve dhe një hap më afër shpërbërjes së identitetit tonë politik. Të presësh sot, do të thotë të dorëzohesh.

Le ta themi qartë: humbjet e njëpasnjëshme nuk janë më rastësi. Janë zgjedhje. Janë pasojë e një lidershipi që nuk largohet, edhe kur vota flet kundër tij. Janë pasojë e një kulture që e vendos individin mbi partinë dhe partinë mbi demokratët.

Statuti i Partisë Demokratike nuk është dekor. Është kufiri që ndan një parti demokratike nga një parti personale dhe kur ky kufi shkelet, nuk prishet thjesht një rregull—prishet vetë besimi.

Një parti që nuk respekton rregullat e veta, nuk mund të kërkojë të qeverisë një vend. Më e rëndësishmja: Partia Demokratike nuk mund të drejtohet nga një person në listën non grata. Nuk mund të ketë në krye një kryetar që sulmon institucionet e drejtësisë si SPAK.

PD-ja nuk u krijua për të qenë pronë individësh. Ajo u krijua për t’u bërë derë komunikimi me partnerët tanë strategjikë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe për të sjellë zërin e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. Një kryetar që sulmon drejtësinë ose prish besimin me aleatët tanë, nuk mund të përfaqësojë këtë mision.

Kjo është arsyeja pse kjo parti është boshatisur nga brenda. Jo vetëm nga njerëzit, por nga mendimi. Jo vetëm nga anëtarët, por nga personalitetet. Ata që i dhanë kësaj force dinjitet, vizion dhe peshë publike, janë larguar sepse nuk gjetën më hapësirë, nuk gjetën më meritë, nuk gjetën më drejtësi.

Kjo nuk është thjesht humbje. Kjo është rrëshqitje.

Unë nuk kandidoj për një post. Kandidoj për të mbyllur një cikël.

Kandidoj për të rinjtë që sot nuk e shohin më veten në këtë parti.

Kandidoj për demokratët që janë lodhur nga humbja dhe arroganca e justifikimit të saj.

Kandidoj për të rikthyer meritokracinë si rregull dhe jo si dekor fushate.

Siç na kujton Alexis de Tocqueville,

“Rreziku më i madh për një demokraci nuk vjen nga armiqtë e saj, por nga deformimi i saj nga brenda.”

Sot, sfida nuk është mes meje dhe një individi.

Sfida është mes dy modeleve:

një modeli që mban peng të ardhmen, dhe një modeli që kërkon ta hapë atë.

Unë nuk premtoj mrekulli. Premtoj standard. Premtoj rregull. Premtoj përgjegjësi.

Nuk do të hesht përballë së vjetrës.

Nuk do të bëj kompromis me shkeljen e rregullave dhe nuk do të tërhiqem përballë vështirësive.

Ftoj çdo demokrat, çdo të ri, çdo qytetar që beson tek ndryshimi, të mos qëndrojë spektator.

Partia Demokratike nuk është pronë e askujt. Ajo është besimi i shumëkujt dhe ky besim nuk mbahet më peng.

Kjo është sfida ime dhe kjo është sfida jonë.

Me respekt Alesia Balliu!

4 Komente

  1. A
    Agim Ndroqi

    fantastike. Flet vete, gjuhe e qarte, realiste dhe me kulture politike dhe qytetare. E meriton te kandidoje dhe une i jap voten time, ashtu si prezantohet.

    Përgjigjjuni
    1. x
      xha Kasemi nga Çepani

      Te pershendesim dhe paç suksese ,duke realizuar edhe deshiren tone, por eshte epamundur. Lubite qe rrine pas Saliut, jo vetem qe do kollofisin votat qe do te merrini, por ruhu se mos te kollofisin e dhe ty, jo fizikisht,por partishmerishte ,ashtu si Selianjin. Ka 100% mundesi qe te fitoje Klevis Balliu ,ose Belind Kelliçi,sepse do ti sherbejne Saliut, ashtu si i sherbeu Tritan Shehu dhe Lulzim Basha.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Linza

        Te lumte Alesia. Konkuro pa komplekse me ate neadertalin prehistorik, agjent i Serbise, ne sherbim te Rusise, Greqise. I ke te gjitha mundesite. SB eshte sherbetori i nje terroristi si Fredi Bejleri. Do kesh mbeshtetje nga shume demokrate. Sido qe te ndodhe ji ti e para ta demaskosh hapur ne nje eveniment te rendesishem dhe do mbetesh e nderuar ne historine e PD-s.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bregu

          Alesia më jep shpresë për një mundësi ndryshimi edhe pse unë jam i majtë dua dhe e respektoj kundërshtarin politik Kjo nuk është dëshirë e njërit apo tjetrit por një domosdoshmëri historike dhe premisë për ngritjen e zhvillimeve demokratie dhe faktorit politik në një nivel që e kërkon koha situata dhe rritja e mirëqënies së popullit dhe e tërheqjes së rinisë në ngjitjen e shkallëve të politikës për të marrë në dorë të fateve të popullit Kjo është një test për PD..Do të qëndrojë në vënd e shtypur nga një grusht arrogantësh dhe uzurpatorësh të Partisë që kanë 20 -30 vjet që i kanë zënë frymën demokracisë së brëndëshme të PD apo do të kërkojnë zgjidhje dhe ndryshim duke e nisur nga njëshi juaj Saliu që është ngjitur pas karrikes së kryetarëllëkut dhe nuk lejon që të vijnë të rinjtë . Ju moj zonjë në aspektin teorik e shtroni me shumë nivel ideor dhe intelektual pretendimin tuaj për ti dhënë mundësi ndryshimi partisë dhe ngritje në rast se do të zgjidheni në krye të partisë . Mirëpo si puna juaj në PD ka dhe të tjerë që e prezantojnë dëshirën për këtë ndryshim . Mos jen pak von që po e shtroni me kurajo këtë pretendim??? E them këtë sepse enturazhi i Saliut pra ata që i mban me bukë ky dallkauk i kanë rregulluar letrat mekohë e me vakt Ndoqa një Luçiao të Elbasanit që fliste në një studio dhe ajo që më bëri përshtypje është se ai dy pretenduesit për garë Saliani dhe ajo amerikania ai i quajti të vetë përjashtua pra ashtu si i ka etiketuar Saliu Po ju a mendoni se do tju jepet mundësia për garë?!?! Kam frikë se juve jeni non grata në PD më përpara so Salua i Gridës por për taktikë nuk ju ka shpallur si të vetë përjashtuar Sidoqoftë janë tremuaj dhe ndoshta do të lëvizin ujërat Por një gjë është e vërtetë që si në PD por dhe në PS kryetarët e partive kanë marrë rolin e mbretit dhe të pa zvëndësueshmit . Pak por shumë pak e motivon Rama që ka 14 vjet fitore rreshtë të PS por kjo nuk justifikon Saliun që ka 13 vjet humbje të njëpasnjëshme dhe përsëri kërkon të rizgjidhet në krye të PD .Po je trime dhe e vendosur në këto tre muaj do të nxjerr në selamet vetëm takimi i përditshëm me antarësinë e partisë në se ka ngelur ndonjë që të jetë i ndërgjegjshëm për të bërë një zgjedhje të drejtë Oratoria nuk të mungon por dhe njohja si ish deputete gjithëashtu të favorizon mosha të lejonqë të bësh takime me rininë me kuadro me gratë vajzat demokrate me të përndjekurit me studentët pensionistët ( të gjithë këta do të bëjnë një vetë gjykim nëse duhet ose jo të të besojnë dhe pse jo dhe të të votojnë krahas garuesve të tjerë ) Media moj zonjë media duhet tju jap mundësinë juve të prezantoni programin për ndryshim sepse roli i medias është i pa zvëndësueshëm Nëse ditën je takim në teren në mbrëmje duhet të kesh një paraqitje në tv studio etj Kuptohet që kjo kërkon dhe fonde për të cilat mos prit tëtë jap Saliu por gjej burim tjetër të të sponsorizojnë Hajde të daltë për mbarë një nisëm e tillë e lavdërueshme dhe e mundëshme .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje