Fatos Klosi: E vërteta për vrasjen e Azem Hajdarit, ja skemat që përdori Berisha për t’i shpëtuar drejtësisë! Pse Mediu nuk e thirri Shkëlzenin si dëshmitar në gjyqin e aferës së Gërdecit

12 Shtator 2023, 11:21Politika TEMA

Fatos Klosi: E vërteta për vrasjen e Azem Hajdarit, ja skemat që

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar situatën politike në vend, duke e ndalur theksin tek zhvillimet e brendshme brenda Partisë Demokratike dhe rihapja e dosjes “Gërdeci”, apo vrasja e Azem Hajdarit, i cili u vra në Tiranë në 12 shtator të vitit 1998. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Klosi u shpreh se ish-kryeministri Berisha është e keqja e Shqipërisë, ndërsa theksoi së askush nuk i shkon pas kreut të “Foltores” për protesta.

Nga ana tjetër, teksa sot u shënohen 25 vite nga vrasja e themeluesit të Partisë Demokratike, Azem Hajdarit, një prej personaliteteve më të rëndësishme të viteve të para të pluralizmit në Shqipëri, zoti Klosi deklaroi se askujt nuk i intereson zbardhja e kësaj ngjarje të rëndë, duke bërë përgjegjës Berishën për këtë krim.

Sipas tij, me vrasjen e Hajdarit Berisha përdori një skemë për t’i shpëtuar drejtësisë duke futur në lojë Fatos Nanon.

Ndërkohë, zoti Klosi tregoi se pse Fatmir Mediu nuk e thirri Shkëlzen Berishën si dëshmitar në gjyqin e aferës së Gërdecit.

-Zoti Klosi, me dosjen e “Gërdecit” po merret personalisht vete kreu i SPAK, Altin Dumani, mendoni se do shkojnë ne burg fajtoret e vërtetë?

Problemi nuk është do shkojnë apo jo në burg, por problemi është që të dal e vërteta. Pse demontimi u bë atje dhe u sajua një ndërmarrje private, dhe pastaj u vranë njerëz të pafajshëm, gjërat janë të qarta, këto janë problemet kryesore, ashtu si është trajtuar si në procesin gjyqësor të mëparshëm që ishte një fatkeqësi teknologjike që mori flakë baruti, sigurisht që nëse është baruti sheshit do marr flakë.

Unë do doja shumë që të marr rrugë ky problem, pastaj varet nga efektiviteti i hetimeve që po bënë prokuroria. Aty  u morën në punë njerëz të pakualifikuar madje edhe të rinj për të bërë një punë shumë të rrezikshme ndërkohë që ajo punë kërkonte kualifikim.   


-Pse ne listën që thirri premten ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu për dëshmitarë, nuk është emri i Shkëlzen Berishës?

Të gjithë ata që ndihen të akuzuar do bëjnë ç’është e mundur që të shpëtojnë. Prokuroria nëse do e çon deri në fund dhe i gjen të gjitha. Problemi është shumë i thjeshtë.

-Sot bëhen 25 vite nga vrasja e ish-deputetit Azem Hajdarit, a ka pasur gisht Sali Berisha në këtë ngjarje?

Po ta trajtosh problemin se kush ishte i interesuar për vrasjen e tij, ishte Sali Berisha, sepse Fatos  Nano nuk ishte i interesuar për vrasjen e Azem Hajdarit sepse ishte kryetar i qeverisë. Azemi ishte një deputet dhe qeveria duhet të ishte përgjegjëse për të. Më kanë akuzuar mua për këtë vrasje që nuk kisha asnjë interes.

Berisha sa herë ndodh diçka që s’është e mirë e gjen i pari  kush e ka bërë dhe pse e ka bërë. Në atë kohë  për të gjitha pikëpyetjet pas tyre ishte Nano nëse sot është Rama dhe sot kur del që flet ai thotë këtë e bëri Rama.

Është bërë procesi gjyqësor janë caktuar fajtorët. Ca nuk ishin gjallë kur u bë gjyqi dhe u dhanë dënime të rënda. Nuk ka nga asnjë interes që ai proces të ritrajtohet. 

-Po thirrjet e Berishës për protesta si te duken? A ka ai potencial për t'i vene zjarrin Shqipërisë dhe rrezoje qeverinë siç premton?

E vetmja gjë që ka Sali Berisha në dorë gjoja për të trembur qeverinë janë protestat. Ai nuk ka parti ka vetëm disa deputet që i binden, ai nuk ka asgjë në dore, madje edhe protestave u ka dal boja dhe s’kanë bërë asgjë deri tani, organizohet protesta, mbanë fjalim Berisha dhe ikin në shtëpi.

Nuk ka më asnjë njeri besim tek protestat që organizon Berisha sepse asnjë nuk e beson se nëpërmjet atyre protestave do të rrëzohet qeveria. U bënë 30 vite që ne e njohim këtë sistem dhe e kemi parë se nuk bëhet asgjë me protesta nëse nuk ka mbështetje të të gjithë popullit. Berisha është i mbaruar nuk ka më se çfarë ti jap këtij populli.

 

25 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Edhe vete konkluzioni i perfaqesueses se huaj i shte vrasje per motive te dobeta perse duhet te qendroje ne varezat e deshmoreve.?

    1. H
      Hoxha

      Berisha pret xhebrailin qe ti marre shpirtin dhe te ike ne ate bote , por ai nuk vjen dhe e le Berishen qe ti dale shpirti vete , po me okubete . Ne keto kushte ai nuk e rruan per asnje demokrat . Ai ka hallin e Lirise (gruas se vet , jo partine e Likes) dhe femijve , per zullumet qe kane bere se bashku . Ai nuk ka qetesi per asnje moment . Ruajeni se ndonje dite do te ngelet ne duart e shkopit te flamurit a Vokshit .

      1. Z
        Zaza

        Saliu e ka dhone lirien me qira qe ne 1985 shokut tarasit. Saliu e vrau azemin dhe vendimi u mor me 2 shtator ne fier

        1. e
          elmaz bufi

          U vra për motive të dobta... për borxhet që ju kishte Haklajve në kontrabandën e armëve për në Kosovë ....Pyetni tropojanët ata dinë dhe shifrën... Nuk e themeloi ai PD.. ishte kryetar i vete shpallur i Levizjes Studentore... dhe do krijonte Shoqaten e studenteve dhe intelektualeve te rinjë. Sigurisht nuk ka vend ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit.....sigurisht keqardhje per femijet e tij...

      2. L
        Landi

        vrasja e Azem Hajdarit qe larje hesapesh midis dy hajduteve dhe kontrabandisteve ,Salih Berishes dhe Hajdarit U prishen per pune lekesh Salihu vret per pushtet dhe para

        1. Q
          Qelbësirat e Pd

          E vranë natën dhe tani venë kujën në mes të ditës.O të pa fytyrë.

          1. M
            Mandi

            dihet qe vrasesi i Azem Hajdarit eshte Salih Berisha ashtu sic vrau Sokol Olldashin, e shume te tjere Berisha eshte kriminel dhe hajdut dhe drejtesia nuk po ben asgje me kete qelbesire njerzore

            1. p
              pune komunistesh, gjelle qensh

              Oficere te Policise Shtetit ne detyre si Shefa Policie ne B. Curri, vijne ne Tirane me makinat e Policise Shtetit dhe vrasin para selise PD Azem Hajdarin (te cilit i ishin kryer edhe te tjera atentate njeri madje edhe brenda Parlamentit) dhe ata Oficere-Shefa Policie te Shtetit ikin nga Tirana pa i ndaluar askush dhe vazhdojne ne detyra si Shefa Policie te Shtetit deri sa gjakmarrja per zullume qe kishin kryer ne Trtopoje i kositi te gjithe....dhe vetem atehere ky Shtet pranoi se ishin ata vrasesit e Azem Hajdarit (ndonese per ata Sali Berisha deklaroi se ishin Vrasesit qe ne naten e 12 shtatorit) te fundit te mbetur gjalle ate Jaho Salihin me 4 klase shkolle e burgosin me ne fund dhe e denojne me teper per ti ruajtur jeten nga krimet qe kishte dhe familjen ja strehojne ne Belgjike. - TE GJITHA KETO ME REGJI E SKENAR TE FATOS KLOSIT ish-Kryetar SHIK e enverist i deklaruar.

              1. G
                Gazeta

                Ende ka idiot si ty verdalle. Ata erdhen per Saliun dhe ai si kriminel e thirri urgent nga Fieri ku ishte per miting. Doli Azemi me arme ne dore se nuk kishte rruge tjeter.. Ishte Azemi qe ju dha kaseten Haklajve per Saliun dhe vajti ne te semes. Pune tropojanesh i njeh gjithe Shqiperia per te pabese.

                1. Z
                  Zaza

                  I vetmi komunist sali serbi. Qe ka vrare dhe olldashin e akuzoi per shitjen e zgjedhjeve 2013

                  1. t
                    te vertetat e hidhura sherojne me mire

                    Azem Hajdarin e vrane Oficere te Policise Shtetit dhe ai Shteti pra, i mbajti ne detyre deri kur u vrane nga Hasmerite dhe i shpalli Fajtore pas vdekjes!. Kjo eshte e verteta si drita diellit por Komunistet dhe e Verteta kurre nuk kane patur asnje pike takimi.

                  2. G
                    Gjike Brati

                    Shpif dhe ti si sali qeni,dhe ti do keshe ngrene ndonje kocke nga sala!

                  3. E
                    Ethem Lalaj-MallaKASTËR

                    VO: 1.A.Hajdarin e nxori në pritë S.Berisha për ta hequr qafe si konkurrent në PD dhe dinte shumë krime të Sb që nga 2 prilli 1991 Shkodër me vrasjen e Arben Brocit me shok. -Sb eleminoi edhe sekretaren e tij LINDA IKSANI pse e dëgjoi çi tha Salìu-Azemit: "..Dil e merru me Ata te makina.. ose je bashkpintor me ta.." -Po kështu,Sb eleminoi 12 kuadro kryesor në PD pse dinin shumë krime të tij. 2.Hirodhimën e GËRDECIT e Krijoi Sb me VKM.Sekser i Gërdecit ishin MEDIU ZENI,BUMÇI,etj. -Drejtësia po tallet me 26 viktimat nga frika e Sb-TMERR I KOMBIT. 3.Në 21 janar urdhëroi Sb për vrasjen e 4 protestuesve.Ai ka deklaruar në TV KLAN se do të vriste 30 3000 por edhe EDI RAMËN dhe do ti mbante një fjalim botëror. -SPAK po tallet me ec e Janet e dosjen.Dumani është më i frikshëm se TIK LLALLA ikur me dieni të Drejtësisë të kapur nga Sb 1992-2023. -Sa të jet Sb mbi dhe e në politikë nuk ka drejtësi,PD,SHQIPËRI DEMOKRATIKE. -Sb ta bën dobiçin e ta lë në derë. -Amerika po dështon me SPAK GJKKO,BKH etj.PIKË..PIKË..!

                    1. B
                      Ben

                      Eshte e cuditshme me ju ne Shqiperi! Te gjithe tregojne sesi Saliu vrau Azemin sikur Saliu ka vdekur dhe nuk kane se cfare i bejne me! Saliu eshte gjalle o njerez dhe perseri kerkon te vrase dhe te prese! Kur ju te gjithe e dini qe ka vrare dhe ka vjedhur, perse nuk i beni gjyqin? Ose ju ia fusni "pordhes" ose ne Shqiperi nuk eshte bere shtet dhe Rama flet brockulla. Jetoni me kriminela ne shtepite, lagjet, dhe qytetet tuaja, sikur te jete nje gje normale! Fajin kryesor e kane politikanet por ama edhe ju si popull nuk duhet te flini gjume apo te rrini neper kafenera dhe te merreni me thashetheme, perfshire edhe disa palo gazetare apo analiste qe te "hapin" barkun.

                      1. H
                        Ho Ben mire tju behet ketyre breke grisurve !

                        Ho Ben ! ti ke shume te drejte po me kete po flete ! ha nuk i ke ndegjuar dhe pare si vepruan ata te Presekutuarit ! edhe pse ishin dhe jane te lire ! ju turen pasurive ! demshperblimeve ! i haruan gjakerat - Vuatjet -te vdekurit te dashurit e Familieve te tyre .. Prandaj nuk ngelet gje tjeter ! vetem te plsim nga inati ! fundja mire ju behet te gjithvet ...

                      2. V
                        V

                        nuk kuptoj kte lakim e her pas here na i kujtoni krimet e ktij perbindeshi te "pa denushem e te paprekshem si kur esht ne pushtet edhe tani qe vjen verdall i ngarkuar me kaq krime e poshtersira ndaj personave politik, por edhe ndaj gjith ktij Vendi e ktij populli ! Mjafton te kujtosh ate 97 ten , qe desh e coi ne humner Shqiperin e boll me "grimca"personazhesh qe eliminoi kedo qe i doli ruges se tij te krimit !!Prania dhe ftyra e tij e ndyr, qe shqiptaret kan rastin per 40 vjet ta shohin mes prlamentit qe vazhdon e leh pa ju cenuar askush edhe nga familja bashkgjynaftare e zhytur mes lluksit te falur nga krimi i ktij kellire politike ,le shum dyshime se kush esht mbrojtesi i tij Kujt vall me shum se kujtdo i intereson qe kjo ftyr te jet aty ,te jet e paharushmja e e ksaj "kolere"te pa "sherushme"qe tju thot shqiptareve JA CJU PRET Per sa koh qe ky sillet verdall , ashtu me intrigat pa fund ,kurrr mos preini hajer nga ky "ATDHE"fole kriminelesh e hajdutesh te pa denuar

                        1. v
                          viktor

                          Profesor leshi ben thashethemin e pervitshem....profesor leshi i pleksur ne vrasjet e fundit te viteve 90 te shume Kosovareve te Farkut. Profesor Leshi qe ishte i kenaqur me pasaporten e Enverit se e nderonte neper bote...

                          1. A
                            Arlekino

                            Ejjjj....ngadale me kete:themelues i PD ...Azemi ishte nje cope idioti atehere, e perdornin di top tenisi... Ideori i themelimit te PD-se ishte Prefesor Pashko, Gramoz Pashku... Azemi ishte thjesht un Arlekino

                            1. 3
                              33 Vite dhe akoma Drejtesi te plote JO !

                              Sic kane punuar Drejtesia mbas Viteve 90 e deri me sote ! shume e caluar ! keshtu per vrasje vetem Drejtesia nese meret hak ! rruge tjeter nuk ka ! 33 vite dhe presim akoma nga Drejtesia ! ku shumica e Prokuroreve Gjykatesve ! nga breke grusur ne Milionere ! cfafe doni me ! mos i rafte kujt ne dere Vrasjet ! se vetem vetegjygjeqia i lan hesapet !

                              1. 3
                                33 Vite dhe akoma Drejtesi te plote JO !

                                Sic kane punuar Drejtesia mbas Viteve 90 e deri me sote ! shume e caluar ! keshtu per vrasje vetem Drejtesia nese meret hak ! rruge tjeter nuk ka ! 33 vite dhe presim akoma nga Drejtesia ! ku shumica e Prokuroreve Gjykatesve ! nga breke grusur ne Milionere ! cfafe doni me ! mos i rafte kujt ne dere Vrasjet ! se vetem vetegjygjeqia i lan hesapet !

                                1. 3
                                  33 Vite dhe akoma Drejtesi te plote JO !

                                  Sic kane punuar Drejtesia mbas Viteve 90 e deri me sote ! shume e caluar ! keshtu per vrasje vetem Drejtesia nese meret hak ! rruge tjeter nuk ka ! 33 vite dhe presim akoma nga Drejtesia ! ku shumica e Prokuroreve Gjykatesve ! nga breke grusur ne Milionere ! cfafe doni me ! mos i rafte kujt ne dere Vrasjet ! se vetem vetegjygjeqia i lan hesapet !

                                  1. H
                                    Hapni syte milet

                                    Vetem titullin lexova. Po perse u dashka Mediu te therrase Shkelzenin deshmitar? Kte e di vetem Fatosi me Meron? Saliu e vrau Azemin !!! Edhe kte vetem Fatosi dhe mediat si mjeroja e artikulojne Akoma.

                                    1. K
                                      Kuma

                                      Na cave bythen edhe ti Klosi!Ke 25 vjet cyles ne nje vrime! Coji ne SPAK,keto qe thua.....qe Azemi nuk eshte vrare per demokraci apo ca leshin tjeter,por per pislleqe dhe trafik armesh,e di edhe bufi,,,,por vertetoi ti ne SPAK,,,legen na cave trapin,,,,

                                      1. k
                                        konfidencialisht

                                        Kume, te ishte e verteta sa gjysma sic thua ti, ai Klosi do kish rendur me kohe ne SPAK, por eshte vete Klosi qe ka Mizen ne Kesule ne ate mesele se eshte ai Ideatori dhe urdheruesi i vrasjes Azem Hajdarit si Kreu i SHISH qe ishte.

                                        1. T
                                          Trapajane hesapi

                                          Nje pyetje:-duke qenese nje arme me silenciator eshte cilesuara si arme krimit ne duart krimineli,pse Azemi doli nga PD me pistolete me silenciator?Nese ishte per vetembrojtje dhe ndihej i kercenuar mund te perdorte pistoleten pa' silenciator.Pra ai doli me nje qellim-te criste pa' zhurme.

                                          Lini një Përgjigje