Firmoset marrëveshja mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë! Nga 1 marsi, punëtorët do të lëvizin lirisht

23 Janar 2024, 16:26Ekonomia TEMA
Firmoset marrëveshja mes Shqipërisë, Maqedonisë së

Punëtorët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut mund të lëvizin lirshëm drejt këtyre vendeve, duke nisur nga muaji mars.

Tri drejtuesit e shteteve, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçesvski kanë firmosur në Shkup protokollin që lejon hapjen e tregut të përbashkët.


Nisma që do të bëhet aktive nga data 1 mars, përfaqëson një  treg krejtësisht i lirë i punës në vendet e Ballkanit të Hapur, si një mundësi për krijimin e një mjedisi më të mirë biznesi për kompanitë vendase dhe të huaja.

Ballkani i Hapur ka sjellë ndasi opinionesh në qarqet politike dhe ato ekonomike, megjithatë ky protokoll shihet edhe si një alternativë për të kapërcyer problemin e mungesës së fuqisë punëtore dhe për krijimin e një tregu pune me 11 milionë banorë.

Vendet e rajonit kanë firmosur edhe marrëveshje në fushën e arsimit, bujqësisë, shëndetësisë dhe energjisë, në kuadrin e Ballkanit të Hapur, nismë të cilës, Kosova ka refuzuar t’i bashkohet.

11 Komente

  1. R
    Rama Vučić

    Lidhja me Serbinë rritet dhe forcohet!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Goni

      Kryeminister kaqol qe ben si ti thote koka dhe pa asnje studim paraprak, pa asnje analize te thelle, dhe pa asnje grup te panvarur dhe profesionist. Shqiperia duhet te forcoj nga brenda sistemin ekonomik, demokratik, social dhe politik perpara se te hapet ne treg te lire. Shqiperia dhe shqipetaret nuk jane gati. Autokrati vendos per gjithecka.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vishja kot

        Kur?

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nipi Spiro Kolekes.

        Shoku Ramut qytetaret sghqiptare kerkojne te shkojme drejt Amerikes dhe BE ri i dergon dhe firmos drejt Serbise dhe Rusise.

        Përgjigjjuni
        1. I
          I

          Fitim vetem per Serbine

          Përgjigjjuni
          1. Z
            ZYBER

            NUK I DILET ME TE KEQ ME SERBINE. PO SE MUNDE DOT BEJE MIK. BRAVO RAMA

            Përgjigjjuni
            1. P
              Princi-Belgjikë

              Po ky sikur tha se s'ka më Ballkan të Hapur, se Ballkani i Hapur e kreu misionin e tij!?

              Përgjigjjuni
              1. T
                Toni

                Ramati e tha me koken e vete ,por vucici nuk ja pranoj.Te nesermen ne tv Serbia tha se nuk Pajtohem do vazhdon bota serbe ose Balkani i hapur.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Këmbët e shkurta

                  Sa shpejtë i doli rrena!

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    reti11

                    Po ca karin do kerkojne shqipot ne srrbi! Sapo t'a marrin vesh policet srrb, vijn e ta hyjn n'dru! Srrbia eshte shteti i te semureve psiqike. Vucici

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Buda

                      Shqiptareve ua kane vene kufijte ne fillim te shekullit XX shtetet agresore ballkanike : Greqia, Serbia dhe Mali i Zi; tani ata po terhiqen dhe shqiptaret po bashkohen, cfare te keqe ka ketu?!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje