Gazetari: Berisha kërcënon Ramën, kur nuk po mund dot Alibeajn!

23 Shtator 2022, 19:50Politika TEMA

Gazetari: Berisha kërcënon Ramën, kur nuk po mund dot Alibeajn!

Gazetari Roland Qafoku i ftuar në emisionin Java në Dritare TV nga Lorena Fjolla, komentoi zhvillimet politike në vend, fatin e Berishës dhe Metës, gjithashtu edhe qeverisjen nën drejtimin e Edi Ramës!

Ai tha se opozita nuk kishte më asnjë impakt në popull dhe prania e saj nuk e shqetëson fare qeverisjen, përkundrazi ia bënte punën më komode.

“Temperaturat e atmosferës dhe ato të politikës janë ulur në shtator, ndryshe nga sa prisnim. Kishte një pritshmëri për shkak të deklaratave që kanë bërë krerët e opozitës, them krerët sepse opozita tashmë ështe e copëzuar. Edhe protesta e fundit e zotit Meta pavarësisht nga kauza nuk pati një impakt dhe nuk ndikoi fare në qeverisjen e zotit Rama.

Edhe pse qeverisja është duke u përballur me kriza të mëdha botërore ajo vazhdon të jetë në komoditet. Pse? Sepse opozita është e përçarë dhe premtimi i Berishës se pas kaq muajsh çdo gjë do rregullohet, kur po zhvillon mbledhje me 12 deputetë me atë që u duk si një fryme foltoreje, e ngriti në një moment opozitën por tani ka mbërritur në një moment stanjacioni.

Berisha pa mundur Edi Ramën, nuk po mund dot Enkelejd Alibeajn. Kjo është ironia. Berisha nuk arriti ta mbledhë PD. Nuk është Berisha i 2005 apo 2007 apo edhe ’90. Është një Berishë që vazhdon me të njëjtat metoda, me të njëjtën mënyrë, madje dhe me të njëjtët njerëz që të bëjë politikë në Partinë Demokratike, dhe dështimi është në grupin parlamentar, pasi nga 50 në mbledhjen e fundit ishte me 12 deputetë, edhe pse ai pretendon që ka një numër shumë të madh pas vetes.

Ndoshta ka mbështetje të ulët në bazë por me grupin parlamentar për mua Alibeaj ka fituar. Nuk na merr malli për Lulzim Bashën, u mungon vetëm meme-xhinjve ndoshta, por Alibeaj po ngjit më shumë nga Basha, që nuk është i zgjedhur por është i komanduar. PD është mjaftueshëm e ndarë në copëzime, i shtojmë dhe Partinë e Lirisë dhe kjo opozitë pastaj është vërtet në një ditë akoma më të vështirë. Është më problem opozita sesa qeverisja. Opozita sot dhe çështja e oppzitës është çështje kombtare sepse opozita nuk po ngjit, nuk po vë në vështirësi qeverinë.”, u shpreh ai në Dritare TV.

1 Komente

  1. S
    SALIVIRUSI PPSH

    Opozite construitive jo opozite destructive kjo lloje opozite marksiste-leninistite nuk ka shance te vije asnjehere ne pushtete me nje PS parti e moderuar qe kalone me shume nga e djathta

    Lini një Përgjigje