Propozimi i ish-deputetit socialist: Parlamenti të transmetohet në darkë, të mos e shohin fëmijët

23 Shtator 2022, 18:05Politika TEMA

Propozimi i ish-deputetit socialist: Parlamenti të transmetohet në

Ish-deputeti i PS-së, Ervin Bushati shprehet se Parlamenti duhet të transmetohet në darkë, për shkak të gjuhës që përdoret në mënyrë që të mos shihet nga fëmijët.

I ftuar në studion e Euronews Albania, ai tha se gjuha e përdorur nga deputetët gjatë seancave plenare, nuk është e mirë për shoqërinë dhe kjo e fundit nuk ka çfarë të mësojë.

“Ndoshta me të vërtetë duhet që parlamenti të transmetohet në darkë që të mos ta shohin fëmijët tanë. Në vend që ishte një vend ku gjuha, komunikimi, edukata, etika të merrej dhe transmetohej, në fakt është regresive.

Në vend që shoqëria të mësojë nga përfaqësuesit e saj, shohim të kundërtën. Kjo ka ndodhur shpesh në historinë shqiptare”, u shpreh Bushati. Ndërkohë, deputeti Luçiano Boçi deklaroi se gjuha banale e përdorur në Kuvend është e iniciuar nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

4 Komente

  1. Z
    Zaraniksi

    Ky profi Luço është një koqe gomari sa nuk e ka shokun . Kam parasysh si fillim , boxin e bërë me biznesmenin e peshkut në Elbasan . Si mund të arrijë një profesor universiteti në atë nivel ? Si mund të edukojë ai me shembullin personal ? Pastaj sjellja prej alabaku në komisionin parlametar për inceneratorët , më vonë në debate të ndryshme televizive , sidomos pas emërimit nga non grata , sekretar të përgjithshëm të foltores . Nuk ka qenë kështu më parë . Si duket karrikja i pëlqeka shumë dhe kujton se mbahet në këtë mënyrë . S'ka faj , ka nja 2 a 3 mandate deputet pa asnjë përgjegjësi , kur idiotët si Paloqja me shokë , vinin pas Salës apo Lulit nga përgjegjësia .

    1. t
      tom

      eshte lufte banditesh te mos trasmetohet fare

      1. D
        Demotakercita

        Me fjalorin rrugaceror,me agresivitetin e perdorur,me etike jashte njerezore,punimet e atij Kuvendi te mos transmetohen fare.Enjejta gje duhet bere edhe me debatet televizive,ku mbizotron e njejta forme.Ato emisjone jane forma me e mire e degradimit te shoqeris Shqiptare.

        1. e
          erzen

          nuk e ke keq si propozim...funderinat, idjotet dhe laviret e ketij vendi, s ka pse t i shikojme ne ekranin shqiptar

          Lini një Përgjigje