Nuancat politike të përballjes së parë Meta-Yuri Kim pas Presidencës

23 Shtator 2022, 17:20Politika TEMA

Nuancat politike të përballjes së parë Meta-Yuri Kim pas

Nga Ylli Pata

Ashtu siç i quajti të gjithë anëtarët e Komisionit të Dosjeve “fëlliqësira të Ramës”, ashtu siç quajti Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe SPAK, por dhe Gjykatën Kushtetuese, pra vasalë të Edi Ramës, Ilir Meta, kishte quajtur të tillë edhe përfaqësuesen më të lartë të SHBA në Tiranë, ambasadoren Yuri Kim. E kishte quajtur si njeri të Edi Ramës, siç e quajnë çdo ditë ish-ministrat e tij apo mbështetësit mediatik.

Megjithatë, ambasadorja Yuri Kim, festën e pavarësisë së SHBA-së, një nga eventët më të rëndësishme të Amerikës në Tiranë, ja la ta drejtonte Ilir Meta. Po ashtu sapo ky i fundit mori drejtimin e një partie parlamentare, edhe pse ka ndryshuar emrin, shkoi dhe e takoi në seli.

Ambasadorja Kim, apo parardhësit e saj, e kanë bërë gjithmonë me të gjithë faktorët politikë shqiptar. Monika Kryemadhi, meqë ra fjala, ka qenë gjithashtu një nga politikanët që ka pasur kontakt të shpeshtë me ambasadoren e SHBA.

Por si Meta, ashtu dhe Kryemadhi, kanë dashur të krijojnë një ideologji kundër SHBA, duke hapur në publik një fabul se Amerika e ka inat familjen Meta.

Madje mbahet mend deklarata e Kryemadhit se ambasadorja Yuri Kim erdhi në Elbasan gjatë fushatës së 25 prillit dhe trajtoi si “speciale” Rudina Hajdarin.. Kur në fakt, Hajdari ishte takuar si një kandidate normale si të gjithë aktorët politikë kryesorë të qarkut.

Ku është sot Rudina? Pjesëtare dhe anëtare ddrejtuese e partisë së Sali Berishës që SHBA ka shpallur non grata! Kjo ka ndodhur se ashtu e mendon Hajdari, e jo se ajo u preferua apo u shty nga SHBA. 

Amerika është një vend i madh e superfuqi, e si i tillë, kur ka pasur qëllime realisht të rëndësishme, nuk ndalet deri në fitore. E këtë SHBA e ka bërë jo thjesht viteve kur ka qenë Superfuqi botërore, por edhe në Luftën e Parë, e sidomos në Luftën e Dytë, kur ishte një vend në punën e vet, e i angazhuar se nuk do të hyjë në konfliktin idiot të europianëve dhe aziatikëve.

Ishte përqëndruar në kontinentin e saj, duke menduar të dalë nga kriza e tmerrshme ekonomike e viteve 20 të shekullit të shkuar. Por siç dimë, japonezët, në atë kohë një fuqi e frikshme ushtarake që kishte pushtuar thuajse pjesën më të madhe të Azisë, bombardoi Pearl Harbor, ku shkaktoi një masakër. E siç e dijmë, përgjigja amerikane qe aq e fortë, sa jo vetëm Japonia mori mësim por edhe gjithë bota, se ç;do me thënë të grricesh me një “hundlesh” në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Por në këtë kontekst, as Meta që ende nuk është shpallur Non Grata, as Berisha me familjen e tij që janë ndëshkuar nga qeveria amerikane, nuk se janë në fokusin kryesor të një superfuqie, përveç në xhepin përkatës së politikës së shteti. E në këtë kontekst, SHBA ka mbështetur reformën në drejtësi, e cila si bazë të saj ka që Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjidhen nga një procedurë në Kuvend, ku kanë rol të barabartë mazhoranca dhe opozita.

Berisha dhe Meta, për ta dështuar këtë process e bojkotuan, por natyrisht SHBA e BE parashikuan se ka rrugdalje edhe kur bojkotojnë palët. E kështu ndodhi e u krijuan institucionet. Kurse Gjykata Kushtetuese, është pikërisht institucioni ku Meta dhe SHBA janë përplasur aq fort, sa mbahet mend sherri për Adrian Dvoranin që SHBA e shpalli kampion të luftës ndaj korrupsionit, e Meta e kontestoi, duke sharë rëndë Amerikën.

Po çfarë i ka thënë sot ambasadores Yuri Kim për Dvoranin? Ku natyrisht as Meta nuk është president dhe Dvorani në KED. Por natyrisht ishte Yuri Kim, për t’i treguar se SHBA ka partneritet me të gjithë aktorët politikë, deri në momentin që nuk janë ndëshkuar nga qeveria e SHBA dhe vendeve aleate. 

E siç mësohet, i ka bërë të qartë se qeveria amerikane mbështet fort, po shumë fort SPAK, BKH dhe Gjykatën Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit…

20 Komente

  1. E
    Everteta e vertete

    Naten e vigjiljes se gjyqit ne te Larten Gjykate, per hajdutin me bllok ne dore per 700 mije € qe Gimi i paguante “ komisionin”, Doktori vajti per darke bashke me doktoreshen, qe te shijonte gatimet fantastike te “thjeshta me qepe, pras e groshe” te doktoreshe Mones. Te nesermen e Larta Gjukate e shpalli te pafajshem hajdutin…. dhe vetem Dvoran “ budallai” ishte kunder! Mos po perseritet historia????!!!! God save the Juridiction Reform!

    1. R
      Raimond vlonjati

      Hahahahaha Ca gazetar qesharak Gazetar byth-lepires .

      1. K
        Kalec Dega

        Amerika e Kimetes dhe Bidenit vec perpiqet me ndihmu republiken banane te Albanistanist si Afganistani, ju kujtohet o trimat e Kalecit… - Po Arixhiu dhe ai me pas Miu Liu Lu lu qe dinte shqip mire - lol

      2. M
        MOKRARI

        po pra u mor vesh se eshte e veshtire te denohen hajdutet ne shqiperi se sic duket ndimohen nga daj SAMI.

        1. N
          Nepërka

          "... Dvoranin e shpalli kompion të korrupsionit"?!. (SH.B.A.)?

          1. P
            Popull gomar

            Ilir meta mund ta ket ble miliona dollar kte vizit o gomerree

            1. P
              Popull gomar

              Ilir meta mund ta ket ble miliona dollar kte vizit o gomerree

              1. K
                Ke te drejte popull gomar

                Mire e ke miko,per te rregullu imazh ne elektorat i eshte dashte pafund metes nje visite e ambassadores amerikane dhe likja ka ende flori per te blere ambasada e perfaqesued institucionesh nderkombetare. Bote qe ka ikur per lesh me gjithe eliten kar qe ka brenda!!!! Zot ndihmoje robin tend,popuulin e ndershem!

                1. K
                  Ke te drejte popull gomar

                  Mire e ke miko,per te rregullu imazh ne elektorat i eshte dashte pafund metes nje visite e ambassadores amerikane dhe likja ka ende flori per te blere ambasada e perfaqesued institucionesh nderkombetare. Bote qe ka ikur per lesh me gjithe eliten kar qe ka brenda!!!! Zot ndihmoje robin tend,popuulin e ndershem!

                  1. K
                    Ke te drejte popull gomar

                    Mire e ke miko,per te rregullu imazh ne elektorat i eshte dashte pafund metes nje visite e ambassadores amerikane dhe likja ka ende flori per te blere ambasada e perfaqesued institucionesh nderkombetare. Bote qe ka ikur per lesh me gjithe eliten kar qe ka brenda!!!! Zot ndihmoje robin tend,popuulin e ndershem!

                    1. B
                      Bote ikur per lesh

                      Ke te drejte miko! Per te permiresuar imazhin ne elektoratin me popull gomar atij i eshte dashur nje vizite e ambasadores amerikane! Dhe likja ka ende flori per te blere ambasada apo perfaqesues te institucioneve nderkombetare te kesaj bote qe ka ikur per lesh me gjithe keta karat lidera qe ka brenda! Nje bote te re zoti po kurdis! Amen!

                      1. D
                        Drejtesia hyjnore te zbrese

                        Ne mendonim se do ti shkonte SPAK- u Likes dhe i shkon ambasadorja amerikane! Cfare po ndodh ne kete vend qe e kane kthyer ne djerre e Kazan plehrash? Amerika duhet ti ndeshkojr hajdutet dhe te pergojuarit e medhenj per Krim e korrupsion e te mos tutet a leshoje para keture plehrave qe vec sherrin e vuajtjen u ka pare Shqiperia r nje dite te hajrit se pa!!!!

                        1. L
                          Londer

                          Edhe si perfundim????? Shqipet e ndershme te marin malet Naten edhe te mos e kthejne me koken mbrapa se ne kete vend nuk ka per te pasur asnjehere drejtesi, edhe vend per njerzit e ndershem, kjo eshte llogjika e shkrimit, DMTH USA SI PLAS FARE NDESHKOHET APO JO HAJDUTET DERISA JANE NE RRJESH ME INTERESAT E SAJ. EDHE INTERESI I MOMENTITI I USA ESHTE TE RRIN URTE SE KANE HALLE T E TJERA. KAQ E BEN LIKJA. MADJE E KA BERE TERE JETEN. KUR ESHTE NDJER KUR KA VJEDH ??? ASNJEHERE. ME BUZQESHJE VESH ME VESH E KA BERE JO ME ARME. Mjere njerzit e ndershem. Ky eshte mesazhi

                          1. B
                            Beso

                            Po ckeni o te uruar. Po pse merziteni me Jurin. Ca halli keni. E doni vetem per ramen????????????

                            1. B
                              Beso gjytyrimi

                              S'po na haet buke,Beso pse Kim takoj Like floririn tend....

                              1. P
                                Plehrat e bllokut

                                E ka cuar Rama Kimin qe ti jape ca pike like Jugorit qe ta faktorizoje like floririn tek opozita ta mbajne te percajne opoziten

                                1. U
                                  Usa qe duam

                                  Dikur i kerkonim amerikes te na hiqte qafe te korruptuqrit vrasesit e tradhtaret sot po i lutemi TE MOS IU BEHET KRAH NE NJE FORME APO TJETER! Amen!????

                                  1. R
                                    Rama meta shantazhojne njeri tjetrin

                                    Rama meta shantazhojne njeri tjetrin ndaj sa meta tha kam dosje per ramen rama i coi yuri Kim per ta qetesuar e ngritur moral e imazh e keshtu percsn me shume opoziten e rri vetem ai dhe nano e jugu ne pushtet!!!

                                    1. N
                                      Nuk se…

                                      Ishe ti në takim o Pata që e paske dëgjuat çfar i ka thënë Kimja Metajt.

                                      1. T
                                        Të mbrojmë gjuhën shqipe!

                                        Tema, nëse i lexon këto shkrimet e Patës, më e pakta duhet t'i redaktosh dhe më normale do të ishte t'i mundësoje ndonjë "kurs" për gjuhën shqipe, për të mësuar strukturën e fjalisë dhe ndërtimin e saj, të mësojë ku vihet presja, pika, pikëpyetja etj. shenja pikësimi. Është e turpshme për një gazetar të mos dijë të shkruajë saktë dhe drejt gjuhën shqipe. ???????????? ????

                                        Lini një Përgjigje