Nuk pranoi të firmoste aferën që po heton sot SPAK, Ish-gjenerali përballet me dhëndrin e Berishës dhe tregon si e liruan nga detyra

23 Shtator 2022, 11:43Politika TEMA

Nuk pranoi të firmoste aferën që po heton sot SPAK, Ish-gjenerali

Në diskutimet për procedurën e ndjekur për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” dhe hetimin e nisur nga SPAK për këtë çështje, ka reaguar ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qiriazi. Ai është përballur me Jamarbër Malltezin.

Pas akuzave të hedhura në drejtim të tij nga dhëndri i Berishës për korrupsion, Qiriazi ndërhyri në “Open” dhe sqaroi çështjen duke deklaruar se ai asokohe ka marrë një urdhër të vazhdueshëm për 6 muaj nga Ministria e Mbrojtjes, me në krye Gazmend Oketën, për ta firmosur procedurën.

Por, ish-gjenerali Qiriazi nënvizoi se firma nuk ishte në kompetencat e tij pasi kjo pronë nuk gjendej në kontabilitetin e Komandës që ai drejtonte. Ai nuk ka pranuar të firmoste aferën që po heton sot SPAK dhe u shkarkur nga detyra.

“Ishte procedurë e gjitha fiktive. S’po them që kam patur presion. Më është kërkuar përmes urdhrave dhe shkresave dhe unë i kam kthyer përgjigje sipas ligjit. Ka ardhur antikorrupsioni i zotit Bylykbashi dhe më ka kërkuar që ta firmosja atë gjë duke më thënë se pronarët që e kërkojnë kjo mund të shkaktojë probleme për shtetin, unë i kam çdo gjë sipas ligjit.

Pasi ika, që më shkarkuan në muajin shtator nuk e di çfarë është bërë. Deri në momentin që kam qenë në komandë, unë nuk e kam firmosur sepse ka qenë antiligjore. Për zotin Jamarbër që më akuzon mua për të korruptuar më vjen shumë keq se unë e di çfarë kam hequr pas kësaj procedure. Unë kam qenë punonjës  shteti, kam zbatuar detyrat në mënyrën më serioze”, tha ndër të tjera Qiriazi.

Glidona Daci: Nuk ka lidhjet hetimi që ka SPAK-u me zotin Berisha apo zotin Malltezi. Është thjeshtë hetim me numër nuk ka emra. Zoti Malltezi a do ishte i gatshëm të përballej me gjeneral Qirjazin në SPAK?

Malltezi: Gjenerali nuk ia kam idenë se çfarë përfaqëson. Po unë s’kam pas asnjë marrëdhënie dhe nuk e di çfarë funksioni kryen për çfarë duhet të ballafaqohem unë me të. Në SPAK shkoj për çfarëdolloj gjëje, por këtu të thashë një fakt se ai njeri u shkarkuar se u gjet në shkelje të ligjit.

Qiriazi: Meqë u përmenda dëshiroj të them diçka. Kam dijeni për këtë procedurë pasi kam qenë Komandant i Mbështetjes Logjistike dhe për një periduhë jo më pak se 6 muaj jam marrë me këtë problem. Në të gjithë këtë procedurë kam korrespodencë që duhet dhe mbase e keni përara dhe më jep mua plotësisht të drejtë.

Vasili: Lubonja shtroi një pyetje. Ju thoni që ka qenë e paligjshëm, por pse ka qenë?

Qiriazi: Nëse do ta kishit procedurën që kam lënë, prona që mua më kërkohej ta firmosja nuk ishte në kontabilitet të Komandës Logjistike. Pronaret nuk paraqitën asnjë certifikate ose dokument tjetër që ta merrnin. Kanë ardhur disa audite për të bërë kontrollin e atij dokumenti që kishte ardhur. Prona nuk mund të jepej se nuk kisha kontabilitet, asnjë lloj azhornimi. Këtë pronë e ka patur Ministria e Mbrojtjes.

Vasili: Atëherë përse ua kërkonin juve? Ju keni qenë drejtues në Komandën e Logjistikës mbështetëse që administron shumicën e pronave të ushtrisë.

Qiriazi: Ishte procedurë e gjitha fiktive. S’po them që kam patur presion. Më është kërkuar përmes urdhrave dhe shkresave dhe unë i kam kthyer përgjigje sipas ligjit. Ka ardhur antikorrupsioni i zotit Bylykbashi dhe më ka kërkuar që ta firmosja atë gjë duke më thënë se pronarët që e kërkojnë kjo mund të shkaktojë probleme për shtetin, unë i kam çdo gjë sipas ligjit. Pasi ika, që më shkarkuan në muajin shtator nuk e di çfarë është bërë. Deri në momentin që kam qenë në komandë, unë nuk e kam firmosur sepse ka qenë antiligjore. Për zotin Jamarbër që më akuzon mua për të korruptuar më vjen shumë keq se unë e di çfarë kam hequr pas kësaj procedure. Unë kam qenë punonjës  shteti, kam zbatuar detyrat në mënyrën më serioze.

Zheji: Thatë se nuk keni pasur presion, por te Komandanti i Përgjithshëm dhe ministri keni shkuar, ju ka ardhur disa herë Antikorrupsioni, pra ky është presioni.

Qiriazi: Mua më është kërkuar të firmosja procedurën e privatizimit të kompleksit Partizani nga ministri i Mbrojtjes zoti Oketa. Unë i kam thënë që kjo pronë nuk është në kontabilitet dhe që këtu dal jashtë unë. Unë nuk mund të zbatoja një urdhër që binte ndesh me ligjet.

Lubonja: Pse erdhën tek juve këta dhe nuk shkuan te ai që e kishte vërtetë për ta firmosur këtë dhe kush është ai. Kush e kishte në defter këtë?

Qiriazi: Ministria e Mbrojtjes ka shumë prona dhe sipas komandave kanë edhe kontabilitetin e tyre. Unë kisha prona në të gjithë Shqipërinë por klubin Partizani nuk ishte e imja. E kishte Ministria e Mbrojtjes.

Qiriazi: Këtë iu kam thënë edhe unë. Kjo pronë ishte e ministrisë dhe se kujt i takonte firma nuk e di.

Qiriazi: Nuk e di, mund ta kishte Ministria e Mbrojtjes apo Shtabi i Përgjithshëm. Unë di që ka qenë e Ministres së Mbrojtjes dhe atëherë ka qenë me SHA Partizani, me klubin e futbollit Partizani me president Albert Xhanin. Unë u vura para një urdhri për një pronë që s’e kisha.. Unë po ju them kam qenë koshient në të gjithë atë ça kam bërë. Se si u firmos më tutje unë nuk di gjë. S’kam asgjë me pronarët, ta gëzojë kush e ka marrë. Unë vetë si shtetar përballë këtij urdhri nuk mund t’i përgjigjesha. Mua më erdhi urdhri i ministrit për ta firmosur dhe shefit të shtabit i kam kërkuar pse kjo pronë vjen për të firmosur unë kur unë nuk e kam në kontabilitet. Unë isha punonjës i shtetit dhe iu drejtova shtetit tim në bazë të ligjeve.

Malltezi: Ushtarakë merrnin para për të futur persona informalë. Kam raportin e anti korrupsionin që min i mbrojtjes të nisi masa disiplinore ndaj Qirjazit

Qiriazi: E njoh mirë këtë dokument!

Malltezi: Kini mirësinë të më dëgjoni. Në faqen 2 citon ju nuk është marrë asnjëherë në dorëzim nga komanda mbështetëse e s’mund ta dorëzojë. Kjo pronë thuhet është marrë në administrim. këto kanë përmendur drejtorët përkatës. Këto dy drejtorë thonë këto janë dhënë nuk paraqet interes. mbase ase dinit që aty bëhej ping pong me pronat por dinit që aty kishte persona informale.

Qiriazi: Nuk e dija aspak. kam bërë atë punë që më është caktuar të bëj. E di shumë mirë dokumentit dhe i jam përgjigjur duke iu drejtuar kryeministrit të kohës Sali Berisha dhe Bamir Topit. jam tërësisht i bindur në atë që kam bërë dhe thënë. I kam thënë të gjitha, prona nuk është në kontabilitet, nuk kam tentuar ta marr, kam dashur të bëj procedura ligjore që ta marr e të vijoj më tej dhe nuk më kanë lejuar.

Eni Vasili: Kanë dashur t’jua ngecnin firmën?

Qiriazi: Më vjen mirë që e the sepse unë nuk e thashë. Për sa kohë unë i vetëm merresha me këtë procedurë kjo i tregon të gjitha.

Eni Vasili: Në këndvështrimin tuaj, procedura e pasardhësit tuaj është e ligjshme apo jo, privatizimi domethënë?

Qiriazi: Zonja Eni, po shoh që zoti Jamarbër përpiqet të nxjerrë dokumente që nuk kanë të bëjnë me mua dhe duke thënë që kishte njerëz që merrnin ryshfet, ju siguroj që s’kanë lidhje me mua. Procedurën e kam nisur në 2009. Është njëlloj si një drejtori aty ti japësh urdhër shitma News24, është e tmerrshme. Në gjithë këtë kam bërë vetëm detyrën si shtetar. Është naive të mendosh që një gjeneral i Forcave të Armatosura, di ç’është urdhri dhe çpërpjekje bëhet për të zbatuar urdhrin e drejtuesve, por jam aq i qetë për gjithçka kam bërë. U transferova nga ajo komandë, u lirova në 2009, sot i kam sheshuar brenga dhe vuaj pasojat e diçkaje që kam zbatuar me urdhrat e shtetit. Ajo nuk është pronë e babait tim.

26 Komente

  1. N
    Nokja

    Mire Boshnjaku Zonja Malltezi, por taxsidari i Familjes Berisha ndaj u be Deputet ky Plehra Katrasyll per kete sherbim dhe 100- ndra te tjera ky Bylyku . Ashtu sikunder Ch. Gjunkshi pa i sherbyer Familjes Berisha nuk ka maare kush Pushtet....!!!

    1. V
      Vranakonti

      I shkreti ti o Gjeneral cke hequr. Por ti do heqesh keq akoma se Saliu me horrat e tij nuk do te lene rehat. Pergatitu.

      1. j
        jevgu

        Eshte thene qe hetimi duhet te perqendrohet tek fatura $41milion qe ky spurdhjak nga $33000 e kthehu ne pasuri marramendse. Origjina e ketyre parave duhet te hetohet pa asnje dyshim dhe shperdorim detyre qe ajo laraska e SPAK e quan me mburrje duhet te jete akuza e fundit per maloket e Vicidolit dhe rracen e tyre. Jan derdhur 40 milione dollare dhe SPAK e akuzon per shperdorim detyre?!?!?!?!?!?!? Jane pastruar 40 milione dollare pa asnje origjine me "magjine" e malokut dhe SPAK e quan shperdorim detyre?Q?!?!?!?!?!?!? qija robt..... Ndaj Ben Karja nuk ishte kurrsesi njeriou ne krye te ASPAKUT... Ati pis mileti ne Albanistan me zi ja u bofshin

      2. A
        Agron

        Ah Xhemal Xhemal

        1. a
          arqile

          Turp i madh per emisione te tilla te pergatitura per te mbrojtur me mish e me shpirt kriminelin sali dhe pjellat e tij .Tup lubonja zheji eni vasqili gjithefare lloj maskarenjsh.Hengshi kockat e femijve tuaj i bini ne qafe nje njeriu te ndershem nje oficeri qe di te roje me pune te ndershme.Haram news 24 cfare ben per te mbrojtur kriminelin sali.Nje mut qe te hani te gjithe sala dhe gjithe soji i tij i ka denuar perendia me vdekje per maskaralleqet qe kane bere.Nuk i shpetoni dot.

          1. J
            John Qelbashi

            QIRJAZI DUKEJ SHUME I FRIKESUAR. Nuk pritet ai qendrim nga nje gjeneral. Pordhen ne zemer

            1. O
              Osman Gazepi

              QIRJAZI DUKEJ SHUME I FRIKESUAR? ... Se mundesh shko e pyet Remzi Hoxhen ose Kosta Trebicken ...

              1. s
                shiku-esi

                Padyshim Osmon sepse eshte perballe mafjes se instaluar prej mese 32 vitesh!Shikoni trupin gjykues qe ne fakt nuk jane gazetare duke filluar nga kryetarja e seances e deri tek Lubonja,Zhei ,ku nuk e di perse mungon edhe Abilekaj dhe Sejamini fytyrat me te erreta te kazanit mediatik,ku padashur i eshte bashkuar rrugaç Zhei per inat qe Rama nuk e perfill,pasi sikur ti jape pak vemendje ai qe neser kthen e behet kundra ketyre legeneve. Kjo eshte aresyeja se perse Qirjazi duket i friksuar sepse kjo mafje i ka akoma tentakulat te shtrira ne jeten e çdo shqipetari ndaj edhe ky popull nuk po sheh drite ne fund te tunelit.

            2. R
              Realisti

              Bravo Qirjazi!!!

              1. A
                AY1964

                Une e ndoqa programin e djeshem OPEN te Eni Vasilit. Jamarber Malltezi ishte i vetmi bindes ne studio. Ai nxorri dokumente per cerek shekullin e fundit. Provoi se cfare eshte thene per te ne shtyp, ne televizione dhe ne SPAK, nuk jane te verteta. Nuk mbroj Malltezin, ai ta spiegoje vete se ku gjeti parate per ndertimet e bera, por kur del dokument i firmosur nga kryeministri Rama, qe ligjeron kthimin e prones te pronaret Malltezi

                1. N
                  Niku

                  Ti e lexove ate dokument? Vertet ate thoshte? Apo tha Malltezi qe ate thote dhe ju vu vula.

                  1. K
                    Kent

                    Mos ngatrro procedurat. Pronarit i njihet prona eshte njera faze dhe tjetra kthimi apo kompensimi i saj. Ketu edhte shkekur ligji.

                  2. A
                    ABC

                    Malltezi kujton se është në parlament dhe kundërpërgjigjet me akuza boshe.......jo po aty kishte njerëz që nuk duhet të ishin, jo po aty mereshin ryshfete. Sa për atë që akuzonte gjeneralin as që u përgjigj fare. Tani vendosni ju se kush e vodhi kompleksin partizani. Ky gjenerali që mbeti pa punë apo miliarderi Malltezi.

                    1. F
                      Fatmiri

                      Po edhe Oketa, we ka nderruar 124 parti pas gishte ne kete pacavure!?

                      1. G
                        Gita

                        AY: ajo prone aty ka qene e italianeve, dhe shteti italin i ka paguar pronaret e asaj kohe, me mbarimin e luftes ajo prone i kaloi ministrise mbrojtjes, dhe me AY BERISHA KALOI PRONE E FAMILJES.

                        1. T
                          TR

                          Po ty ta tregoi gjyshja ne Kucove se prone e kujt ka qene toka ne mes te Tiranes? Kujton se nuk ka pasur zyre Hipoteke ne Tirane para, gjate dhe pas luftes ku regjistrohej cdo ndryshim ne pronesi?

                        2. A
                          Andi dhe Mehdi Bushati

                          "PARTIA DEMOKRATIKE", nje shpelle e qelbur ku gelojne minjte, krimbat dhe lakuriqet e nates. Dhe "KARONTI" i saj qe vozit mekataret, plehu Sali Ram Berisha.

                          1. P
                            Prona tek i zoti

                            Me falni o njerez! Po cfare korrupsioni paksa bere Malltezi? Ai ka marre pronen e tij! Paskan dhene urdher ministra te firmosin… po Ahmetaj ka urdheruar nje administrate te tere bashke me ministra te firmosin dhe te kalojne per 24 ore 430 milion euro!! Kujt kujtoni se ia hidhni me keto kunder sulme qesharake? Ky personazh me ze te tredhur eshte i padurueshem, por kjo ska lidhje me mundesine qe iu dha per te marre pronen e tij!! Qepeni gojen se jeni out complet o hale qe sajoni “afera” dhe aferat i keni hapur sot nga qeverisja me e korruptuar qe kur se eshte krijuar shteti shqiptar

                            1. F
                              FCB

                              "Prona tek i zoti", apo tek Saliu! Ti je "Taulanti" dhe kjo nuk do mend e kalem, por qe je out komplet kjo shihet qe 100 km larg. "Pronen" e tij Malltezi e mori nga qe kish "babagjyshin" kryeminister qe urdheronte te TREDHURIT si Oketa, Bumçi, Topi me shoke, se po te kish tjeter babagjysh do kish mare ate qe kane mare pronaret e vertete, dmth "Noc Rrokun". Jo per gje, por ajo PRONE eshte SHTETERORE, se pronaret e vertete jane kompensuar nje here dikur ne kohe, por "Taulanti" shikon ate qe deshiron kanibali Sali te shikoje, kushedi, doren ne zjarr nuk e ve, mbase te japin ndonje kocke, qe permend emra njerzish qe nuk kane asnje lidhje me kete çeshtje. Je PATRONAZHIST i dale mode.

                            2. g
                              genti

                              puna eshte qe si qeveria e atehershme dhe si kjo yani jane ropqira ....kaq

                              1. G
                                Genc tironsi

                                PO GITA KE SHUME TE DREJTE. KA QENE PRONE E ITALIANEVE TE CILET IA KANE BLERE ISH PRONAREVE DHE PAS KAPITULLIMIT TE ITALIANEVE I KALOI MINISTRISE SE MBROJTJES. KETA QE PRETENDOJNE SE JANE PRONARE JANE FALS, KANE BO MANIPULIME.

                                1. S
                                  SHKODRANI

                                  A mundesh te na e tregosh faturen e blerjes se tokes nga italianet,ju lutem

                                  1. t
                                    tropoja

                                    "SHKODRANI" Shko kerkoja "guvernatorit" te Shkodres dhe krejt malokerise, zotit Hale Berisha kete qe kerkon. Edhe ti e di mire, para se toka ti kalonte se bijes, gruas me prostate, Argites, idhulli jot dhe i krejt shpellareve, nuk do ta kishte djegur ate vertetim hipotekor te viteve te larget 1926 - 1940, ku vertetohet shperblimi i pronareve qe iu ble toka per interesa te shtetit? Apo do e shkruan budallalliqe. Perdor koken, jo prapanicen or SHKODRAN qe mbase je prej Lekbibaj ose Viçidolli.

                                    1. t
                                      tropoja

                                      "SHKODRANI" Shko kerkoja "guvernatorit" te Shkodres dhe krejt malokerise, zotit Hale Berisha kete qe kerkon. Edhe ti e di mire, para se toka ti kalonte se bijes, gruas me prostate, Argites, idhulli jot dhe i krejt shpellareve, nuk do ta kishte djegur ate vertetim hipotekor te viteve te larget 1926 - 1940, ku vertetohet shperblimi i pronareve qe iu ble toka per interesa te shtetit? Apo do e shkruan budallalliqe. Perdor koken, jo prapanicen or SHKODRAN qe mbase je prej Lekbibaj ose Viçidolli.

                                  2. s
                                    shelegura

                                    Gjeneral Qirjazin e njof nga gjeneza kam punuar me te jatin ka qene pagator zor se ka patur Kolonja si keta ,per ndeshmeri per hajdutet e kriminelet te bejn pis ,i urj shendet Ladit .

                                    1. H
                                      Hundderri

                                      Sa bukur Argita ne foto. Ka lezet...

                                      Lini një Përgjigje