Trembëdhjetë vite pas finalizimit të një prej aferave që ka shënjuar pushtetin e dytë të Sali Berishës, atë të tjetërsimit të pronës publike të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, për llogari të familjarëve të Berishës, SPAK ka nisur të marrë në pyetje disa nga protagonistët privatizimit me një mijë pika të errëta. Ditën e djeshme para hetuesve janë paraqitur ish ministrat e Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa për roli e tyre në procesin e privatizimit korruptiv, ndërsa në vijim pritet të paraqitet edhe orkestruesi i madh Sali Berisha, bashkë me përfituesin, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish zyrtarë të tjerë.
Dosja e privatizimit të ish-Kompleksit Partizani me numë 287/2020, është regjistruar nga SPAK për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal. Për pastrimin e produkteve të veprës penale parashikohet 5-10 vite burg, ndërsa kur vepra kryhet në bashkëpunim, siç është edhe rasti i tjetërsimit të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, parashikohet një dënim jo më pak se 15 vjet me burgim .
Me pas pastrim të produkteve të veprës penale nuk nënkuptohet vetëm dyshimet mbi burimin e parave të Jamarbër Malltezin për të investuar në ngritjen e 19 kullave mbi pronën e privatizuar, ku është aksioner me 35-50 %, por edhe mënyra e fitimit të pronësisë, transferimit të pasurisë, këshillimit dhe ndihmës për tjetërsimin e pasurisë.
Ndërkaq, në kallëzimin penal që deputeti Taulant Balla referoi në SPAK në vitin 2020, pretendohet se janë konsumuar veprat penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim,
të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike në bashkëpunim, të falsifikimit të dokumenteve, pastrimit të të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale si dhe vepra penale e korrupsionit aktiv dhe pasiv.
Një pjesë të këtyre veprave penale janë parashkruar për shkak të kohës së gjatë të kryerjes së dyshuar të tyre, pasi operacioni abuziv për tjetërsimin e ish-Klubit Sportiv Partizani është finalizuar në tetor të vitin 2009. Sali Berisha nxitoi pasi frikë se mund të humbiste zgjedhjet dhe procesi për kalimin e pronës në duart e familjes së tij mund të bllokohej.
Po kush janë personat e implikuar dhe përfituesit e kësaj afere?
Nuk ka dyshime se orkestruesi është Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, i cili edhe pse nuk ka firmosur më dorën e tij, ka vendosur në rresht ministra dhe drejtorë për të kaluar pronën publike në duart e dhëndrit Jamarbër Malltezi dhe rrjedhimit e të bijës Argita.
Përfituesi kryesor është Jamarbër Malltezi, i cili nga trashëgimtar i pretenduar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë, ku në këmbim të kthimit të pronës falë pushtetit të vjehrrit, do t’u merrte në këmbim sipërfaqen në fjalë. Mbi këtë pronë, Malltezi ngriti 19 kulla, me para që nuk u dihet burimi, në të cilat është pronar me 40 %.
Nga investigimi i Report Tv rezulton se kanë marrë pjesë dhe janë implikuar; te ish ministra të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami, ish ministri i Financave, Ridvan Bode, ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ish presidenti Bamir Topi, ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Gjergji Lezha, ish-drejtori i Anti-korrupsionit në Kryeministri Oerd Bylykbashi, ish-inspektori i Anti-korrupsionit Ilir Kadiu, i cili ishte edhe në konflikt interesi dhe gjenerali i Brigadës Xhemal Gjunkshi.
Pikat kyçe të aferës
-Pikat kyçe të aferës janë dyshimet e forta se trashëgimtarët e pretenduar, të përfaqësuar nga dhëndri i Sali Berishës në këmbim të përfitimit të 35 % të sipërfaqes që do të kthehej, janë shpronësuar dhe kompensuar nga Italia fashiste në vitet 1993-1942 në funksion të planit për zgjatimin e aeroportit.
-Nga vitit 1996 kur u njohën si ish pronarë më të drejtë parablerje të prinës në rast shitje ose kompensimi, trashëgimtarët nuk bënë asnjë përpjekje për t’u kompensuan, por pritën që të vinte në pushtet Sali Berisha në vitin 2005, për të marrë pronën, duke përfshirë edhe prona të tjera publike dhe private, që nuk u takonin, me sipërfaqe rreth 4.5 mijë m2.
-Nga viti 2005 deri në vitin 2009, Sali Berisha angazhoi të gjithë strukturat e nevojshme shtetërore për të privatizuar dhe kaluar në duart e familjarëve të tij pronën shtetërore ish Klubi Partizani.
-I vetmi zyrtar që doli kundër makinerisë së Sali Berishës ishte Gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili u kërcënua, shantazhua, transferua dhe më pas u ndëshkua me shkarkim. Sali Berisha përdori ministrin e Mbrojtjes dhe zyrën anti korrupsion në Kryeministri, për t’u bërë presion me kontrolle korruptive dhe shkarkim Gjeneralit Vladimir Qirjazi.
-Trashëgimtarët e pretenduar morën 26 mijë m2 tokë, nga 24 mijë që mund t’u takonin, duke përvetësuar kështu edhe 4 mijë m2 pronë publike.
-Në sipërfaqen e kthyer në mënyrë abuzive dhe klienteliste, u asimilua edhe rreth 500 m2 tokë e shtetasit Esat Pira, ku përfshihej edhe pishina tek ish-Klubi Partizani.
-Pati vlerësime dhe zhvlerësime abuzive të godinës së Klubit Partizani, me qëllimin e qartë për të favorizuar dhëndrin e Sali Berishës, që të paguante sa më pak para, në kurriz të interesit publik.
-Nuk dihet burimi i parave të Jamarbër Malltezi për ngritjen e 19 kullave tek prona e tjetërsuar, ku është pronar me 35-50 %. Në vitin 2006, Jamarbri dhe Argita kanë deklaruar vetëm rreth 40 mijë euro kurime që u kishin mbetur, pasi paratë e tjera i kishin investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme./ Shqiptarja.com
Si gjithmonë I pafajshmi, është ai që ka dhënë lejen e ndërtimit të pallateve tek ish-klubi Partizani. Ish kryetari I Bashkisë Edvin Rama !!! Çfaj ka ai ? Atij ja kanë hedhur si gjithmone sepse beson shume bashkepuntoret.
O Hailo,se dike shprehjen qe kur te qi Kadiu ska kush ta bene davane.
Bastard i Sales, lexo ketu; Po aq e shpejtë ka qenë edhe Bashkia e Tiranës e drejtuar prej korrikut 2011 deri në korrik 2015 nga Lulezim Basha, duke e pajisur me leje zhvillimore për ndërtimin e 17 kullave shoqërinë Homeplan sh.p.k..
Bravo, Adriatik Doçi. Trim djalë je. Sali Berisha dhe lukunia e horrave të tij, gangsterët me dhëmbë e pa dhëmbë që mobilizon kafsha e Viçidolit, nuk mundën dot të të frikësojne dhe të të trembin. Futja e Saliut ne burg, me disa nga zarat e tij, do hape rrugën e duhur të burgut edhe per të tjere. Debilat qe mund të shkruajne ketu kunder Adriatik Doçit, duhet të kuptojne rendesine e futjes ne burg të Sali Qen Berishës. Ne qofte se SPAK dhe gjykata kane fuqi dhe bythe të burgosin Saliun, qe ka nje tufë qensh nga mbrapa, per të tjerët pastaj hapet porta e burgut kater-kanatësh per të tjerët. Ja, si thoni ju? Burgosja e Saliut do egersoje shumë qen të terbuar dhe të verbuar qe i shkojnë nga pas. Do mundohen të kafshojne e të demtojne, do lehin e do ulurisin per të zotin e tyre. Kjo dihet. Tani me thoni. Ne qofte se SPAK arreston Ramen dhe Metën per korrupsion, sa njerez do dalin ne shesh ne proteste? Sa njerez do ulerasin e do çirren per Ramen e per Metën? Po dakord pra, dakord. Asnje, e kuptoj. Tani, edhe mund të vije Termet Peçi nga Tepelena me 20 vete, ose ai Lefter Maliqi me tre vete nga Berati e Skrapari per Metën, por kaq. As ka per ta marre vesh njeri qe paskan protestuar per arrestimin e Rames, apo të Metës. Ja pra, të dashur debilë të Saliut. Ky është ndryshimi. Prandaj ka rendesi burgosja e Berishes per Shqiperine Do thyeje shumë gjera, shumë tabu, shumë frikëra, do çliroje shumë njerez, por mbi të gjitha, do çliroje vete qentë e Saliut, qe si zombie shkojnë perpara si qenie pa tru. Do shpetoje PD, dhe do shpetoje Shqiperia. Sepse me ne fund do kete opozitë dinjitoze, dhe do fitoje zgjedhjet PD kunder PS-se. Nuk mund të rrije nje parti 20 vjet ne pushtet. Por që të ndodhe kjo, duhet nje PD e forte. Dhe ne menyrë ironike, burgosja e Saliut dhe zagareve të tij, pastrimi i PD-se nga berishistet, do ta beje PD-ne të forte dhe gati per pushtet. Pastaj, nuk do kete rendesi se kush do jetë kryeminister apo president. Se ne fund të fundit, maksimumi kater vjet do jetë. E heqin prapë. Qe t'ju mbushet mendja ju berishisteve. Shikoni Britanine. Ishte Boris Johnson. E Shane e kerdisen, madje edhe e perzune. Iku pra iku. Nuk është më. Ka ardhur kjo Liz Truss (Tras). Edhe kjo vetem dy vjet e ka të sigurte, se pastaj vijne zgjedhjet, dhe - populli të ve, populli të heq. Prandaj, të dashur berishiste, lexojeni edhe nje here me vemendje artikulli e Adriatik Doçit. Mbase ju vijne mendtë qe ja keni falur Berishes. Do kuptoni qe Rama rrezohet qe nesër me një PD të forte pa Saliun. Nuk rrezohet Rama me dy gishta prej idioti we ngreni rrugeve, dhe as me Molotovë. Sepse populli e di, qe kush vjen ne pushtet me Molotovë, vetem me Molotovë ikën, dhe prandaj ju var teneqen. Hajdeni ne pushtet me vote, dhe nuk do kete asnje patronazhist qe tjua marre dot votën, se na çate trapin me patronazhistët, qe jane vetem ca djem te rinj dhe vajza të reja qe plotesojne pyetesore, dhe vijne verdalle duke pyetur njerezit. Si në çdo vend të botes. Ju, qentë e Saliut, nuk u afrohen dot as tek thembra patronazhisteve qe Jane vetem djem e vajza me kulture perendimore, dhe as nuk rrahin e as nuk vjedhin.
Shume dakort me ty. Respekt per impenjimin dhe perpjekjen e sinqerte per te shpjeguar nje pikpamje qe eshte e njejte me ate qe kam edhe une. Berisha i pari, por pas hekurave duhet te shkojne gjithe abuzuesit e prones publike...dhe rreshti eshte i gjate, opozite e maxhorance deri tek shefi i madh, orkestruesi i gjithe vegla e te korrupsionit modern, dora vete Edi apo Edvin Rama. Kur te bien poshte gjithe keto figura prej letre do kuptojme se nga cfare mediokriteti kemi qene sunduar.
Respekte. Ndajme të njejten pikepamje, sepse nuk jemi fanatikë - as mbas Ramës, as mbas Saliut. Si ne ka shumë, por me shumë degjohen gomeret e Saliut dhe kerriçet e Rames, se pellasin pa kriter. Ne qe nuk pretendojme per nje pune ne shtet, nuk na plas as per Saliun dhe as per Ramën. Ne duam vetem nje shtet Ku nuk ka rendesi se kush është kryeminister. Se unë takoj as Ramen as Saliun perdite. Unë perdite takoj policin ne rrugën, nepunesin e Bashkise, nepunesin e tatim/taksave, etj. Kur shteti funksionon, ata bejne punën, sado kryeministra të nderrohen. Ndersa kështu, na u be Rama sikur po të Ike Rama do na hajë gogoli. Kemi arritur ne ate fare feje qe nje fshatar nga nje fshat i thelle i Vlores, I kerkonte Rames: "Hajde nje here ketej nga fshati yne, se nuk kemi ujë fare." Ja ku kemi arritur. T'i kerkojme ujë ose nje pune per djalin, Saliut ose Rames, ose Metes. Eshte bere Rama edhe kryeplak, edhe kryetar bashkie, edhe postier, edhe rrul asfalti, edhe murator, edhe dreqin e di se çfare. Po nuk ka faj. Po pate Saliun perballë, bej ç'te duash. Ke kartabiankën.
Kjo aferë e ka dëmtuar shtetin shqiptar dhe pergjegjësit e kesaj afere duhet denuar pamëshirshem se e kan bërë më vetdije te plotë Per Salen janë pak 15 vite
Shpifjet e Fisit te Shpelles vlejne vetem per banoret e shpelles dhe femijet e kopeshtit . Njeriu Primitive e ka te veshtire te ndahet nga veset nga ai vjen . Kush ka Fakte per cdo Politikane ,ti coj ne Spak e Prokurori si kan cuar edhe te tjeret Faktet per Dyshen Kriminele dhe Zhvatesite te Pronave te Shqiperise _saleh brrisha dhe ilyer mutaj
Show politik, show hajdutash Ju jeni byth e brekë, pra të gjithe njellojë. Me siguri mund te them se Berisha është mē i miri nder ju por nuk ka hajdut të mirë dhe të keq, Sidoqofte ????????
Ne se kane rrembyer nje prone te italianeve pra qe ju dha me traktatin dypalesh shtetit shqiptar ajo eshte prona publike. Duhet te denohen. Raste te ngjashme duhen pa dhe prona te tjera qe nga aeroporti i "jane kthyer pronareve" nderkoher qe zogu e Italia i kane paguar. Veç tyre eshte dhe vila e vjeter tek Blloku pjese e viles 31Banesa e diktatorit Hoxha) dhe Uzina Enver