"Erdoganit s’i kërkuam ndërmjetësim me Iranin", Rama: Do të blejmë 6 dronë luftarakë ‘Bayraktar’

22 Shtator 2022, 21:24Politika TEMA

"Erdoganit s’i kërkuam ndërmjetësim me Iranin",

Nga New York ku po merr pjesë në mbledhjen e OKB, Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për emisionin Opinion.

I pyetur nëse ai i ka kërkuar presidentit turk që të ndërmjetësojë me Iranin për sulmet kibernetike, Rama u shpreh se kjo nuk ka qenë pjesë e bisedës.

Kryeministri zbuloi disa detaje nga biseda me Recep Erdogan. Ai tha se Shqipëria do të blejë nga Turqia gjashtë dronë ushtarakë të armatosur.

Rama shtoi se dronët në fjalë do të vihen në dispozicion të forcave tona të armatosura.

“Ne kemi biseduar për domosdoshmërin e dornëve. Ata janë me pako. Shqipëria do të marrë dorn Bajraktar të armatosur.

Do të jenë 6 dhe do të shërbejnë për të gjitha për mbrojtjen e terrtorit, për konstatimin e  vendeve ku mbillet bimë narkotike, për ndërtimet pa leje, për të gjitha.”, tha Rama.

13 Komente

  1. J
    Jo 6 - Drone por 600 ti shkerdhejm faren Terrorist

    600 drone do ishini Okay

    1. P
      Po pse i thoni baba ather po ai ishte dore për dor

      Haha 6 drone me lastiqe ti rrezone. Po pse Jo? po Baba i Turqeve shqip foles dhe i joti o Ed Rame Turke hajduti, ishte dore për dore me Putini dhe lidrin Suprem të iranit. A po Baben e keni veq me ndertue Xhamija dhe me vjedh bashke me ju Taksat e Shqiptarve?

    2. k
      kastriot lamaj

      Po dronet ci duam ?? Drone per mbikqyrjen per lende narkotike ???????? Pse doni ne te vertete te mos mbillni lende narkotike ??? Sma ha mendja se doni ......dhe kur them "doni " nga e majta dhe deri ne te djathte ....te gjith nje soj jeni per sa i perket kultivimit ose moskultivimit ...te gjithe keni te njejten axhente ....thjesht bosat ndryshojne sipas besimit partiak ......

      1. R
        Ramushi

        Hajde merri vesh Shqipot se cfare duan e kerkojne. Ne nje cast thone se nuk kemi armate te mbrojme veten… tani dalin thone po dronet per ca i duam. E di une ca ju duhet por nuk po e them ketu..

      2. J
        Jugu

        Drone per ndertimet pa leje? O te marrte dreqi ty o hajdut me i madhe se Sala dhe Meta. Po minishtresha jote u habit si ishte ndertuar ne Tirane nje pallat pa leje me 9 kate ne menyre misterioze, ti tani do drone per te pare pallatin. Tall menderen me popullin e ca kohe, por duhet te ikesh si legen sa me pare.

        1. E
          Endri F

          Keta Bajraktaret Mund te sherbejne edhe per te te qire Linden o komandant. Me nje rruge mbyll disa halle… Je i zgjut per zotin e vertet…

          1. x
            xhoxhi

            Po përse i don dronet o katran me bojë.Me kë do luftosh?Jepi lekë populit dhe mos bli armë.Edhe greku më shumë armë se ushqime.Turp kur një popull vuan ju bleni armë.

            1. E
              E’droga

              Me 400 milionet e inceneratoreve te cilat po shkojne 80% ne kontot e kryehajdutit édroga,do kishit blere nja 20 cope te tille o moterqira-hajdute

              1. L
                Lani

                Po perse na duhen? Mos do bejme gje lufte tani?

                1. -
                  ----------

                  blej helikopter per fikjen e zjarreve o komandant

                  1. $
                    $antiago-@-Chil€

                    Hajde hajde ,,, të gjitha do ti bëjnë thotë ???? Të paktën montoju edhe altoporlantë dronave që ti paralajmërosh njerëzit të dalin nga ndërtimet pa leje dhe fushat me hashash para se ti shkatërrosh me raketa Lëri karlliqet o kumandant..se nuk mbrohet vendi me dronë..???? As me karburant nuk ke mundësi ti mbash dot..Do ti çosh me PPP pas 6 muajsh..

                    1. T
                      TjerrjeLeshi

                      Duhen dronet per te parandaluar sulmet kibernetike. Duhet ta kuptoni kryeministrin, se di ç'ben ai.

                      1. D
                        Detari

                        mos beni sikur nuk kuptoni, albanistani eshte nje zone turke ne Evrope dhe Erdogani do ti beje presion Arberesheve te Greqise me drone bajraktar.

                        Lini një Përgjigje