Çfarë u vendos sot në Kuvend: Shtyhet afati i Komisionit për Reformën Territoriale! S’ka konsensus për kandidaten e KLP

22 Shtator 2022, 16:38Politika TEMA

Çfarë u vendos sot në Kuvend: Shtyhet afati i Komisionit

Në seancën plenare të ditës së sotme, u vendos me 101 vota pro shtyrja e afatit të Komisionit për Reformën Territoriale deri më 21 tetor.

Gjithashtu u miratua me 105 vota pro projektligji për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën mbi organizatën ndërkombëtare për ndihmat detare në lundrim.

Kandiatura e Arta Mandros për anëtare të KLP u rrëzua pasi nuk u arrit shumica e kërkuar. Pati vetëm 71 vota pro nga 84 që duhen.

Gjithashtu 72 vota pro shkuan për  Petraq Likën, i cili u zgjodh anëtar i bordit të ERE.

1 Komente

  1. M
    Martin

    Arta Mandro Pedagogue, trainer, expert in initial and continuous training for judges and prosecutors at School for Magistrate Albania. Me vjen keq qe Kuvendi nuk e miratoi!!!???

    Lini një Përgjigje