Minisri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nga foltorja e parlamenti ka deklaruar se opozita po përmbush qëllimet e sulmeve kibernetike duke kërkuar të krijojë destabilitet në vend.
"Sulmet kibernetike, që kur ka lindur kompjuteri, ka pasur sulme të tilla, dhe do të ketë. Por ama ai që ndërton sisteme të tilla merr masa që të mbrohet. Kanë dalë të gjitha të dhënat, të qeverisë, policisë, pronat, shyqyr që nuk pranuan të futesh në E-Albania bankat, se imagjinoni se çfarë do kishte ndodhur, pensionistë, mësues, greva është rruga e duhur për të dhënë dorëheqje qeveria", tha Pelshi.
Sakaq, Peleshi i kërkoi opozitës që mos nxijë faqen e Shqipërisë duke folur për sulmin kibernetik që erdhi nga Irani. Peleshi bëri me dije se kryeministri Rama ka bërë një status të veçantë për personat që punojnë në fushën e sigurisë kiberentike në mënyrë që të krijohet një qendër ekselence dhe të krijohet një mbrojtje e fortë.
" Mos i nxini faqen vendit tonë. Për qeverinë flisni çfarë të doni, por jo për Shqipërinë. Në fushën digjitale Shqipëria është e para që ka digjitalizuar 95% të shërbimeve. Duhen fonde, duhet suport nga parlamenti për të miratuar një kërcim në buxhetin që duhet të alokojmë në përforcimin e sistemeve tonë. Populli thotë që e keqja nuk vjen vetëm për keq, por edhe për mirë.
Ky sulm na ka bërë më të ndërgjegjshëm që duhet të alokojmë më shumë burime njerëzore dhe financiare. Kryeministri ka përgatitur një status të veçantë për të gjithë ata që punojnë në fushën e sigurisë kibernetike për t’i dhënë paga më të larta në mënyrë që ne të marrim më të mirën e më të mirëve.
Nuk do kursejmë asnjë qindarkë për të krijuar një qendër ekselence. U tha këtu që sulmi ka ndodhur për shkak se u la dera hapur kur u morën të dhënat nga patronazhistët. Si mund të thuhet në sy të opinionit publik nga burra me kostum broçkulla. Janë broçkulla që bëjnë lojën e fuqive që ishin mbrapa këtij sulmi. Nëse doni të bëni diçka ngrihuni në nivelin e qytetarisë. Duhet të jemi shqiptarë së pari. Keni boll çështje të tjera për t’u grindur, por jo në këto çështje. Sistemet e mbrojtjes nuk janë prekur sepse janë të mbyllura", - shtoi ministri Peleshi.
mir ja bere gojemutit opozite ,se mos kan ditur ndonjiher ata te sillen si politikan . jane turma shkerdhatsh esadiste ,qe perfitojne nga urtesia juaj se dikush tjeter i kishte shkerdhy faren ksaj bande kermash njerezore
Qe NATO eshte ne alarm kete e di edhe bufi . Kushdo qe e mban veten me te zgjuar se bufi e ka te qarte kete pasi NATO largoi Rilindjen nga mbrojtja dixhitale dhe e mori vete kete funksion . Nuk jemi ne dijeni se nje gje e tille te kete ndodhur ne nje vend tjeter .
ahahaaaha sa me beri me qesh Nikoa palesh. Te paret ne BP? hahahhaaaa sa gaztor.
Ky eshte nje kar i ngefur pe leshi