Frrok Çupi: Arrestimi i Sali Berishës emergjencë kombëtare dhe ndërkombëtare, ja skema që do sjellë fundin e kreut të “Foltores”

23 Shtator 2022, 14:10Politika TEMA

Frrok Çupi: Arrestimi i Sali Berishës emergjencë kombëtare

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka zbardhur skemën që do të sjellë fundin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është thirrur për të dëshmuar në SPAK në ditët në vijim sa i takon aferës së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” nga familja “Berisha”. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, publicisti Çupi akuzoi ish-kryeministrin Berisha se në këto 30 vite ka asgjësuar çdo provë që ka të bëjë me korrupsionin e tij.

Por nisur nga zhvillimet që vijnë nga Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, zoti Çupi shprehet i bindur se nëse hetohet me themel dhe larg presioneve, afera e ish-klubit Partizani, jovetëm që do jetë makthi i familjes Berisha, por siç thotë ai, kjo dosje do të sjellë edhe arrestimin e Sali Berishës, që sipas tij, është emergjencë kombëtarë dhe ndërkombëtare.

“Lajmi është se, me ne fund, u hap një çështje gjyqësore për familjen Berisha. Kjo është. Në kë të vend ishte ngritur miti se ‘Berisha nuk hetohet as ndëshkohet’. Nuk ka një vend as në Afrikë ku, këtë shekull, ndalohet hetimi për një familje, qoftë kjo edhe familja e sundimtarit të insekteve. Që prej marsit 1992, vendi ynë doli nga diktatura dhe hyri në rendin e skllavopronarisë.

Berisha është mburrur publikisht se ‘nuk mund të gjendet asnjë provë ’ për veprat e tij kriminale. Në këtë mënyrë Berisha, ish-president dhe kryeministër i vendit, pranon se kishte ngritur regjimin e dhunës së ‘provave’ të tij, ku askush nuk mund të hetonte dhe askush nuk mund të denonconte aktet e kryera prej tij. Është hera e parë që Berisha paraqitet para prokurorëve, edhe pse është thërritur më se 50 herë gjatë hetimit të krimeve që lidhen me rolin e tij. Me hapjen e kësaj çështjeje mbi kompleksin sportiv Partizani, hapet porta për të hyrë në fushën ku rrëzohet miti i pandëshkueshmërisë së familjes Berisha”, deklaroi Çupi për gazetën “SOT”.

Më tej analisti Frrok Çupi theksoi se SPAK është në momentin për të rrëzuar mitin e pandëshkueshmërisë dhe këtu ai e ka fjalën me Sali Berishën, duke qenë se hegjemonia e tij se ishte imun ndaj drejtësisë tashmë është venitur, referuar hetimeve që janë hapur për dosje të bujshme, ku lakohet edhe ish-kryeministri.

“Sigurisht që thotë se nuk është e vërtetë , si gjithnjë. A do të shkojë prapa hekurave familja Berisha? Shenjat e para janë se hapja e kësaj çështjeje do të jetë një falsitet nga SPAK. Prokurori ka vendosur ta quajë ‘ shpërdorim detyre’ kur aty duket se lahen miliona dollarë. Padyshim, akoma sot e kësaj dite, Drejtësia është nën urdhrat e Berishës dhe Metës, që kërcënojnë shumë dhe paguajnë shumë. Por megjithatë hapja e kë saj çështjeje ka rëndësi kruciale. Aq më shumë në se Berisha dhe familja nuk ndëshkohen për krimet. Në se nuk ka ndëshkim, atëherë kuptohemi më në fund se nuk ka Drejtësi- kjo është rëndësia e hapjes së çështjes. Dhe njeriu në këtë vend do të vazhdojë të ndërtojë Drejtësinë e vet”, u shpreh ai për gazetën “SOT”.

 Më herët analisti Çupi ka thumbuar Berishën, ku ka deklaruar se ka hyrë në ujëra të panjohur ame varkën e tij “Foltore”.

“Nënkupton një varkë që ka hyrë në ujëra të panjohura. Vetëm varkëtari Berisha e di se po shkon drejt mbytjes, dhe picërrohet me viktimat e tij. Ai e di se është i mbytur, por do edhe ca njerëz me vete. Cilët janë këta? Përveç budallenjve, me Berishën janë edhe zyrtarët e tij të korruptuar. Edhe këta mbyten të kënaqur, bashkë me Berishën; nuk kanë ç’bëjnë më në këtë tokë pa Berishën.

Mendojnë se ky do t’i mbrojë për krimin e kryer. Tani kjo tokë është bërë e rrezikshme për zjarrvënësit dhe të korruptuarit; sepse është Amerika. Amerika nuk i lejon më këta njerëz që t’i ngulen në mish këtij populli që është aleat i Amerikës. Ja, kaq është; këta duhet të mos mbyten me varkë, por të kthehen nën hetim dhe gjykim”, nënvizoi Çupi për gazetën “SOT”.

9 Komente

  1. F
    Frroku vogel

    O frrok po ti pse se kerkon dosjen tende tek autoriteti i dosjeve. Spiun

    1. I
      Isuf

      Frroko, zemra pse skerkon te te pastrohet emri me kete ligjin e ri. Apo ado ti hapesh ato pete byreku se kushedi ca te del zemra vogel.

      1. N
        Nori

        Ca ke frrok. Hyn nuk hyn berisha ne burg, ti po spiun i sigurimit ngelesh. Ja do festosh dy dite. Prap spiun ngelesh. Ja do merzitesh se berisha ndoshta nuk hyn ne burg, prap spiun ngelesh. Sic rrotullohet toka frrok, ashtu dhe ti spiun ngelesh. Do vdesesh spiun frrok. Dhe femijet e tu do ta dine qe babi spiunonte shoket.

        1. S
          Shpellar Caushesku ne Rec

          shpellari demokartik duhet te vdesi si qen ne burge si vllai i tij Millosheviqi Demokracia u flliq ne menyren me te ulet nen gojen e qelbet te shpellarit primitive saleh Hamut brrisha . Eshte koha qe Fosilia e Injorances qe Bota kultivoj e mbeshteti ne Politiken Shqiptare ,per te devijuar Demokracine e Vertete dhe Shtetin Ligjore ne Shqiperi ,_qe ne kte vend ,_te perseritej e riflitej -pellitej ne Tru shqiptareve, nga Antishqiptaret e Qarqet Hinenat rreth Shqiperise se : "Shqiperia nuk behet " ! - Sepse Shqiperia behet dhe se berja e Shqiperise se Forte tremb Hienat rreth nesh , u financua dhe u mbeshtet Shpellari dhe injoranca ne Shqiperi per ta Penguar Shqiperine ne rrugen e saj Demokratike . _ Akoma sot Shtetet Hiena si Greqia , financiojen Miljarda kunder Shqiperise dhe kjo jovetem ne Politiken Shqiptare duke mbeshteur saleih berishen apo ilir meten etj , por ne cdo fushe te jetes ne Shqiperi Greqiri ,ka gishterinjte e tij Helmues ! Djalli i Mallkum duhet te crrenjoset perfundimishte nga ky vend ,Nga Politika ,nga Bankat ,nga Media ,nga Telekomi Shqiptare ,nga cdo hapsire Shqiptare sepse Greqiri eshte Mallkimi i Shqiperise

          1. R
            Raimond vlonjati

            Ja doli ky Spiuni Ta degjojme kete spiunin, se ky nuk ha mut kot Ik ore spiun i qelbur

            1. B
              Beni

              Të kishte spak prokurorë me guximin e z. F. Çudi,vendi jone i dashur do te merej si shembull në gjithë boten

              1. A
                Askushi

                Në kemi drejtësi të trembur e të kapur,asnjë nuk ka për tu denuar

                1. a
                  american22al

                  Frroku mund te kete qene spiun i sigurimit por ne kete rast ka plotesisht te drejte.. Arrestimi i Sali Berishes eshte i domosdoshem < ai perben rrezik kombetar dhe duhet telikujdohet nga skena politike shqipetare familjarisht.

                  1. D
                    Don

                    Ik ore idiot!!! Pse do bejme lufte klasash prap. Pse rama te duket jo i rrezikshem ty qe po shet cdo prone shteterore per 1 euro. Po vjedh cdo gje me koncesion dhe po e con ekonomine pikiate. Po shko ore mbushu. Bastard

                  Lini një Përgjigje