
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kryer një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, në të cilin denoncon se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur një hard disc me materiale në zyrën e PL.
Në kallëzimin e Metës, thuhet se më datë 6 mars disa persona janë futur natën në zyrën e partisë që ai drejton dhe kanë vjedhur hard disc-un, i cili ruan pamjet e kamerave të sigurisë në zyrën e Partisë së Lirisë. Sipas kallëzimit, këta persona kanë qenë në dijeni të vendndodhjes së çelësave të dhomës ku ndodhej DVR, të cilën pasi e kanë marrë e kanë zëvendësuar me një tjetër.
"Në pajisjen DVR (hard disk) të Partisë së Lirisë më datën 06.03.2024 në orën 23:40:06 dhe me shënimin elektronik change ëorking HDD to <1> vërtetohet se persona të paautorizuar kanë hyrë në orën e vonë, saktësisht, në godinën e Partisë së Lirisë, duke qenë në dijeni të vendit të çelësave, i kanë marrë ato dhe janë ngjitur në ambientin ku ndodhej pajisja DVR (hard disk), të cilin sipas edhe skedës elektronike bashkëlidhur këtij kallëzimi rezulton se është ndërruar”, thuhet në kallëzim.
Partia e Lirisë thotë se kanë evidentuar vjedhjen e serverit, pasi DVR që ishte zëvëndësuar nuk kishte të njëtin kapacitet dhe janë fikur kamerat natën. Sipas kallëzimit të Metës, janë vjedhur komunikimet elektronike të Partisë së Lirisë.
Është marrë pajisja DVR (hard disk) ekzistues dhe është vendosur një pajisje tjetër DVR (hard disk). Fakti që DVR (hard disk) është ndërruar dhe që pajisja DVR (hard disk) e vendosur ka një kapacitet më të kufizuar, ka mundësuar fikjen e kamerave natën. Ky fakt provohet jo vetëm nga informacioni elektronik i skedës, por edhe nga kapacitetet e ndryshme të pajisjeve DVR (hard disk).
Në këto kushte, nga ana e personave të paidentifikuar është konsumuar vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike të Partisë së Lirisë, parashikuar nga nenet 137/a/2. Duam të sqarojmë organin procedues se këta persona jo vetëm që kanë qenë të paautorizuar por kanë hyrë në mesnatë në selinë e Partisë së Lirisë në rrethana që nuk njihen nga ana jonë.
Përveç sa përshkruam më lart nga ana jonë dhe stafi përkatës janë konstatuar lidhje, këputje dhe dëmtime të linjave kabllore, po nga persona të paidentifikuar, në kohë dhe si person, në tarracën e godinës së Partisë së Lirisë, të hyrë në seli në mënyrë të fshehtë.
Marrja e pajisjes DVR (hard disk) (ndërrimi i tij) përbën vjedhje jo vetëm në kuptimin e pajisjes DVR (hard disk) si pajisje elektronike, por në vështrim të nenit 137/a/2 dēmi parësor dhe qëllimi i vjedhjes së pajisjes DVR (hard disk) ka qenë vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike me të Kjo vjedhje nga ana objektive rezulton se nuk mund të kryhet nga një person i vetëm. Fakt të cilin ju do ta konstatoni nga hetimi dhe kqyrja e vendit të ngjarjes dhe në lidhje me këtë mekanizëm kriminal, kualifikimi ligjor i veprës është sipas paragrafit të dytë të nenit 137/a, pra në bashkëpunim.
Po kështu është konstatuar vjedhja e impulseve telefonike dhe ndërhyrja në këtë rrjet nga persona të paidentifikuar, gjoja për të riparuar këtë sistem. Ky konkluzion i yni derivon nga fakti që në muajt e fundit sistemi i brendshëm telefonik, me të cilin funksionon së bashku edhe rrjeti elektronik, ka patur defekte të njëpasnjëshme. Edhe këto veprime janë kryer jo nga një person i vetëm dhe në kohë të ndryshme”, thuhet në kallëzim.
Na pla by......
Paskan filluar tẽ vjedhin edhe njēri tjetrin tani , meqē nuk vjedhin dot shtetin ? Sipas meje ka shkuar tē mēsojē rrugēn e prokurorisē .
Hajdutët i ke brënda selisë o kryetar i hajdutëve.
U ka hyre frika ne palce, u duket ferra Ibrahim!
Heeee cilin ke futur fshehurazi ne seli per “bisedime” koke me koke?? Ndonje te skeduar? Ndonje kriminel? Ndonje “biznesmen”? Apo ndonje per ato perqindjet e tua, dhe do te humbasesh gjurmet. Kush eshte ai idiot qe i hyn ne pune hard diski i kamerave te partise tende???
Aty ku ka vjedhje eshte kokelopa me monika kurven
genjeshtra te ketij qelbesires Meta
Çudi e madhe se nē 30 vitet e fundit ishte ky fshatari injorant qē vidhte. Tē jetē strategji komplotiste pēr mbrojtje nga akuzat qē do e godasin ?
Like spiuni me tre mbiemra haaaaa , populli 2 prillit , te keput ne mes , i bie me te fortit , te pret kembe e duar , do vrasi veten , mali me gropa ......çfare budallai keni pasur president .
Gimi me tha 7 % eshte cuar nga varri xhindet dhe ja kane vjedhur ! Por besoje qe se shpejti do te vjedhin dhe flrorite dhe milionat Eiuro te shperndara... Do te jene budallejne atat qe i kane mare dhe qe jua ka besuar Gimi me tha / % .. Tik Tak Sekontat po trokasin nga SPA .... i fshatari nga Cepani dhe penecila dhe grupet e tyre duan tjua fshehin vjedhjet CIA Amerikane me Eksperience mijra vjecare... Hahahahahaha Fffffiiiiiiiuuuuuu.. Lepuri po behet me i rende ne peshe se gomari...
Gimi me tha 7 % eshte cuar nga varri xhindet dhe ja kane vjedhur ! Por besoje qe se shpejti do te vjedhin dhe flrorite dhe milionat Eiuro te shperndara... Do te jene budallejne atat qe i kane mare dhe qe jua ka besuar Gimi me tha / % .. Tik Tak Sekontat po trokasin nga SPA .... i fshatari nga Cepani dhe penecila dhe grupet e tyre duan tjua fshehin vjedhjet CIA Amerikane me Eksperience mijra vjecare... Hahahahahaha Fffffiiiiiiiuuuuuu.. Lepuri po behet me i rende ne peshe se gomari...
Vjedhja më 6 mars , denoncimi më dt 29 !!! S’ka të dëmtuara as dyer, as dritare, as taracë po nga kanë hyrë hajdutët ?!!! Vetë Likja thotë që e kanë bërë njerëz të brendëshëm që kanë dijeni . Shumë e vështirë për t’a kuptuar që :- hajduti është o vetë Likja , o Peçua !