Gazment, rrugës për në SPAK merr edhe këto letra me vete

29 Mars 2024, 13:20Politika TEMA

Gazment, rrugës për në SPAK merr edhe këto letra me vete

Nga Ardit Rada

Gazment Bardhi e ka nisur ditën dje me akuza, që në mbrëmje po vetë pranoi se nuk ishin të reja. Bëhet fjalë për pretendimet se vëllai i kryeministrit është i lidhur me dosjen e laboratorit të Xibrakës. Faktet? Vetë Bardhi tha se ka tre elementë bindës: është fotografuar një person me flokë të shkurtra, 45 vjeç me një makinë. Sipas tij, të tre këto kritere Olsi Rama i plotësonte para 10 vitesh edhe pse askush s’ka arritur ta identifikojë. As Policia jonë, as Prokuroria e Adriatik Llallës, as autoritetet gjermane që merrnin pjesë në operacion. Sa qesharaka, po aq edhe e dhimbshme kur vetë Bardhi zbuloi edhe një ‘pakt’.

Ai tha se i kishte këto “fakte” prej pesë muajsh, por po priste që ta ftonin në ‘Opinion’ sepse ia kishte premtuar moderatorit që veç tek ai do t’i publikonte. Pra nëse do të ishte një akuzë e kopsitur që do t’i shërbente drejtësisë, kjo e fundit duhet të priste sa t’i vinte radha Bardhit për ta ftuar në emision. Fat i madh për shoqërinë që kemi të bëjmë me një stisje politike që duket se është ngritur më tepër për të forcuar pozitat e akuzuesit brenda Rithemelimit, sesa për të njollosur kundërshtarin. Akuzë si në filmat e soc-realizmit: I hollë, i gjatë dhe me pak kurriz të dalë…

Tani, meqenëse Bardhi e ka ndarë mendjen dhe i kërkon SPAK të bëjë drejtësi, më poshtë ka edhe disa nga akuzat mes tij dhe Flamur Nokës, apo mes tij dhe Sali Berishës. Shkon që shkon tek prokuroria e posaçme, t’i dorëzojë dhe këto për t’u hetuar:

“U bëre deputet mbi gjakun e një njeriu”, sherri Noka-Bardhi në Kuvend

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka debutuar në Kuvend me demokratin tjetër, deputetin e Rithemelimit Flamur Noka.

Bardhi deklaroi se ish kryeministri Sali Berisha i ka dërguar mesazh demokratëve të votojnë kundër Komisionit për Investimet Strategjike duke mbrojtur interesat e Ramës.

“Merri leje Doktorit dhe dil sqaro demokratët pse jen bashkuar me socialistët për të bllokuar komisionin pr investimet strategjike.
Pse ka nisur Berisha mesazh te deputetët e tij që të votojnë kundër komisionit. Sa i takon elektoratit unë nuk kam ardhur ndonjëherë në zyrën tënde. Ti ke ardhur në zyrën time dhe ke thënë mos më ço në Kukës se më djeg anëtarësia”, tha Bardhi.

Në këtë çast Noka tentoi të replikojë por u ndërpre nga drejtuesja e seancës Ermonela Felaj.

“Replikë mbi replikën nuk ka. Problemet që keni mes jush zgjidhini te partia juaj”, u shpreh ajo.

Noka akuzoi disa nga deputetët e PD se po bashkëpunojnë me mazhorancën.

Noka: Unë e di që ju funksiononi këtu me disa marioneta, por jo me ne. Sepse ne shumë shpejt do të dalim në rrugë dhe do ju rrëzojmë.

Bardhi: Dil dhe merr leje te doktori dhe sqaro demokratët se përse Berisha u ka dërguar mesazh që bashkë me socialistët të bllokojnë komisionin për investiimet.

Sa për elektoratin unë nuk kam ardhur asnjëherë në zyrën tuaj, por ti ke ardhur në zyrën time dhe ke thënë mos më ço në Kukës.

Noka: I vetmi që u bë deputet mbi gjakun e një njeriu, nuk ka pasur më parë ky Parlament.

Çfarë lidhje ka Enki, Gazi dhe Jorka me reformën territoriale?

Asnjë lidhje s’kanë. Ata nuk dalin dot nga shtëpia. Gazi e ka tmerr Elbasanin se i bie të fikët. Këtu ka shërbëtorë dhe fake opozitë.

Debati për oligarkët, Bardhi akuza Nokës: Vila në Lalëz është e jotja! Ke mik trafikant droge

Vila 760 mijë euro në Gjirin e Lalëzit është në pronësi të deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka. Kështu pretendon përmes një reagimi, deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, i cili ishte ai që hapi këtë çështje, që u kthye në temë debati për muaj me radhë. Kjo deklaratë, u dha si kundërpërgjigje e akuzës së Nokës.

Bardhi, bën të ditur se Noka fsheh vilën e padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lalzit. Duke iu përgjigjur akuzës së ai gjobit oligarkë, Bardhi pyet Nokën se cilin prej tyre ka gjobitur, duke përmendur se Noka ka një mik që rezulton të jetë një trafikant droge. Për këtë person, Bardhi thotë se në kohën kur Noka ishte ministër i Brendshëm, lejoi trafikimin e drogës drejt Britanisë së Madhe, e me ato para që përfitonte, i pastronte me pasuri të paluajtshme.

“Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i Brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë”- shkruante Bardhi.

Më tej, deputeti demokrat, thotë në reagim se ky person i cili rezulton të jetë trafikant droge, ka marrë në qafë kryetarin aktual të Partisë Demokratike, Sali Berishën, duke e cilësuar si person që ka lidhje me përfaqësues të krimit. Bardhi shton se ky person, bashkëpunonte me Qeverinë, Nokën dhe Berishën.

21 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Bardhi edhe Noka jane si muti me kaken.

    1. B
      Booo

      O burra ne rrjesh per nje me vetemohim deri ne qesharakizem per te mbrojtur UDHEHEQESIN DHE FAMILJEN E TIJ.

    2. S
      Shkembi

      Jetojme ne nje shoqeri paradoksale kur drejtesia ne vend qe ti frenoje fantasiste, me mosveprimet e saj i nxit. Kjo qelbesire duhej te ish prej kohesh ne bango, per krim te organizuar dhe guxon sot te na caje bythen

      1. p
        pilo Lala

        Nqse SPAk vepron mbi akuza dhe denoncime, perse nje deputet apo dikush nga shoqeria civile nuk i mbledh keto copeza akuzash te thena publikisht nga Gaz Bardhi ti coje ne SPAK? PS ka te gjitha faktet, ka Hipotekat, ka te gjitha shkresat e Ministrise Brendshme, raportet e Policise, cfare pret? Atehere SPAK eshte i detyruar te hapi hetim, te verifikoje keto akuza nese jane te verteta apo jo. Keta te PS jane shume te ngathet per te vepruar, nuk e di nese kane frike, apo si e kane hallin, por PD eshte shume agresive dhe po e perdor SPAK si arme te sajen , per te arrestuar drejtuesit e PS ne pushtet lokal, dhe ne Qeveri. Nderkohe PS nuk ka bere kallzime, keto i ka bere vetem Idajet Beqiri, Romeo Kara, Adriatik Doci, Valteri, dhe vetem nje kallzim ka bere Taulant Balla,...

        1. A
          Agimi

          O pilo vëllaj PD e PS jane nje m_ t i ndar pergjysem. Hajdut andej me hajdut kendej, kriminel andej kriminel kendej. Ç'te te them! Mjer ky vend e te mjeret Ne.

          1. v
            vezhguesi

            pilo lala-ne pergjithesi i pelqej komentet qe beni tek TEMA, por kete here keni nje defekt. Perse duhet dikush qe ti mbledhe deklaratat e politikaneve dhe tia dergoi SPAK-ut? A mos valle nuk dine te lexojne prokuroret e saj? E dyta, po te nisesh nga deklaratat e plitikaneve tane, tre cereku i shqiptareve duhet te ishin nen hetim dhe pjesa e mbetur duhet te ishte ne burg. Ajo qe duhet bere eshte qe te dale nje ligj, qe per cdo shpifje, personi fajtor te shkoje ne burg, te pakten per nja 6 muaj. Vetem keshtu do na shpetojne veshet prej ketyre gangstereve me kollare si Noka, Bardhi e te tjere karagjoze qe kane uzurpuar parlamentin shqiptar dhe shpifin si tu vije per mbare.

          2. p
            pinokio

            S’ besoj se ka vetdemaskus më të përkryer se Gazmend Bardhi! Është figura më tipike e një politiqeni të sotshëm.

            1. 1
              1-0

              Me plehrat ,perveç kryeplehut qe rri duke lehur çdo natë, janë edhe dy bajgat plus atyre qe presin ndonje mmm ... posht dritares Muli Bardha ... pede !

              1. S
                Sulo

                Fytyra me e urryer i foltores se mutit, ky bythqire duhet te ja presesh veshet pastaj del i bukur bardhishka

                1. L
                  Largpamesia .

                  Keto fakte i ka thene me nje "qetesi olimpike" vet kryerrumpalla i vendit Sahale Ramut Berisha. Keto i ka thene jo se i digjet xhani per memedheun dhe atedheun, por i ka çaprashitur per te rihipur mbi fikun e pjekur te pushtetit nga ku e perzune me njemilione hunj ne bythe.

                  1. A
                    Ana

                    I peshtire, letter higjenike e ke vendin tek koshi i plehrave Z. Bardhi Berisha mashtrues klasi . Co babin eZenitdhe vilen e Nok Nokut. Rruge do te ngeleni you felliqesira.

                    1. M
                      Mokrari

                      Ky deputeti pederast qr bene HAM HAM neper studio si kone,pse nuk cone SPAK: 1.KUSHE E VRAU BIZNESMENIN REMZI HOXHA. 2.SA LEKE JANE HARXHUAR NE RRUGEN E KOMBIT 3.KUSH I VRAU 26 SHQIPTARE NE GEDDEC. 4.KUSH I VRAU 4 SHQIPTARE NE BULEVARD. Pastaj fole per babin e zenit,per vilen 700 mije ero te Nokes,per Xhuvanin e vare ne syte e tu ne Elbasan per pronat,ligjin 7051 etj. Etj.je bythe ti coshe ne SPAK,keta te rilindjes mire bene qe i cone ne SPAK,po te tute pse nuk i cone dhe nuk flete dhe hiqesh si ndershem jo keshtu trimi Bardhi mos na dile edhe BURRE edhe GRUA,dhe laje koken se dukesh deputet letyre bie ere e keqè nje ore larg,si te pranon Fevziu ne emision.

                      1. Z
                        Zeni.

                        Bardhi ai 45 vjecari me floke te shkurter ka qene vis martini. Do te vras liria

                        1. Z
                          Zaza

                          Po eshte zeni o bardha ????

                          1. r
                            robi

                            O Baz Gardhi o hunderr po denoncimin per vilen 3 kateshe ne Lalez te Muli Molotovit kur do ta besh qe te behesh i besueshem se ti je ai qe denoncove i pari mikun tend per vilen 3 kateshe te Muli Molotovit qe e ka ngritur me djersen e bythes.

                            1. P
                              P

                              Ketij b...q .i duhet futur nje hell ne bythe dhe tja hedhesh ujqereve,eshte bere histerik nga goja dhe nga bytha.

                              1. L
                                Leshiiii

                                O Ardit! Mos tall bëthen me një që përdor bëthen si burrat !

                                1. X
                                  Xibraku, pronari i trullit te laboratorit droges

                                  Shoku Ardit ben Autogol nga zelli per ti sherbyer Ramave kur shkruan "...as gjermanet qe merrnin pjese ne operacion..." ! Po pse merrnin pjese ata gjermane ne ate operacion per ate Laborator droge mijra km larg Gjermanise? Sepse autoritetet e ketij Pushteti nuk dinin gjekafshe fare-fare per ate Laborator droge ne Xibrrake, e duhej te vinin gjermanet qe t'ja ndalnin hovin e punes...Laborator droge ne mes te vendit nuk ngrihet dot pa vullnetin, dijenine e kujdesin e pushtetit o shoku Ardit. Kete mbaje veth ne vesh mos ta harrosh...

                                  1. V
                                    Vlonjati

                                    Mos harro te tregosh edhe si e stise Babalen, ti rrace e poshter.

                                    1. r
                                      redaktori

                                      Keshtu ka kercyer perpjete kopeja Rilindjote e ka mohuar edhe kur ishte fjala per lidhjet e Saje Qorrit me Habilajt...per ti rene me pas squpi ne mut!

                                      1. D
                                        Dajti

                                        Ne cdo parti kane penetruar edhe elemente qe nuk jane ne perputhje me idealet e frymen e saje; pre mund te jene karjeriste, hajdute e me vese te keqia, por eshte e habiteshme se si ne Rithemelimin jane grumbulluar te gjtha llagemet e haleve te republikes. Ndoshta nga qe berisha perben kolektorin kryesor te ujerave te zeza e aty derdhen gjithe keto llageme.

                                        Lini një Përgjigje