Hetimi për pasurinë, Monika Kryemadhi: SPAK-u ka pyetur gjithë shoqërinë time, 100 veta, por ata kanë qendruar stoikë

18 Prill 2024, 22:05Politika TEMA
Hetimi për pasurinë, Monika Kryemadhi: SPAK-u ka pyetur gjithë

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është nën hetim nga SPAK për pasurinë, pas denoncimit të bërë disa vite më parë nga Halit Valteri ku përmenden fatura të operacioneve plastike të saj jashtë shtetit.

E ftuar në studion e emisionit Opinion, Kryemadhi ka folur për këtë çështje, dhe ka treguar se rreth 100 persona janë pyetur nga SPAK në kuadër të hetimeve për pasurinë e saj.

Mes personave të pyetur nga Prokuroria e Posaçme, tregoi Kryemadhi, është edhe një kirurg italian që ka operuar fëmijën e saj.

Deputetja Kryemadhi tha se është e pashqetësuar për hetimin e SPAK, por denoncoi presionet që sipas saj bëhen ndaj personave që pyetën në lidhje me këtë hetim.

Monika Kryemadhi: Nuk mund të toleroj metodologjinë për kërcënimin dhe intimidimin që ju bëhet dëshmitarëve që thërrasin.

Blendi Fevziu: Kë kanë intimiduar?

Monika Kryemadhi: Vetëm për mua mund të kenë thirrur 100 veta. E dini ju që një doktor i cili ka operuar fëmijën tim, i cili ka që në ’90 që operon në Shqipëri dhe ka qenë vullnetar për fëmijët, është italian, ka qenë kirurg, pediatër etj. Është marrë në aeroport si kriminel. I janë hequr lidhëset, i është hequr rripi, e kanë çuar në komisariat, doktor i nderuar, e kanë marrë dhe e kanë çuar në SPAK për ta pyetur.

Doktori ka kartelat mjekësore, sepse më shumë para ka harxhuar SPAK-u për përkthimin e letrave të porosisë se sa kanë kushtuar heqja e një lipome të fëmijës tim. Se kur i hiqet fëmijës një lipomë, nuk është operacion plastik.

Dhe kur ke kartelën mjekësore që është hequr një lipomë, nuk mund të marrësh si kriminel një kirurg. Kur ke kartelën mjekësore që ta ka sjellë Italia, ke numrin e telefonit, ke adresën dhe mund të komunikosh.

Blendi Fevziu: Po njerëz të afërt tuaj janë thirrur?

Monika Kryemadhi: Gjithë shoqëria ime është thirrur, edhe të gjithë kanë qëndruar stoikë.

Blendi Fevziu: Po pse flisni për presione?

Monika Kryemadhi: Sepse i kanë kërcënuar, i kanë intimiduar. Si mund të marrësh një doktor italian dhe ta pyesësh a të ka dhënë Monika Kryemadhi lekë cash?

4 Komente

  1. R
    Rea

    Ore prandaj e hedh shurrën përpjetë ajo, se e di që për më the i thash nuk do dënohet ajo. SPAK nuk meret me banjot e maceve, por meret me faqet e monës. Kjo është tallja që bën drejtesia me popullin për kokrrën e ullirit kur i ka ikur barra vajit.

    1. S
      Sara

      Bravo Mona asnje nga 10 dashnoret s'te paska tradhtuar me Dumanin.... ti e meriton partine, jo Iliri qe e ka tradhetu dhe e shoqja dhe te bijat

      1. L
        Leopard Tolstoi

        Kam nje pyetje te thjeshte. Pse duhet te qendroje stoike shoqeria e bundres kur bundra nuk ka asgje per te fshehur??!!

        1. k
          k

          Stoiçizmi,është një filozofi themeluar në Greqinë e lashtë që ka influencuar të gjitha kulturat dhe filozofitë e tjera pasardhëse,dhe është një forma mentis për perfeksionimin,vullnetin dhe përsosmërinë ekzistenciale.Ajo filozofi nuk ka asgjë të përbashkët me baxhellat,korrupsionin,fshatarët injorantë si meta,grabitjen e pronave shteterore CEZet dhe Diat,vilat ,mafjen ,dhe degjenerimin moral që ju dallon. Apo futja pordhës qe baxhella të duket si e kulturuar ngaqe tjerët nuk dinë gjë ? Shko dorëzo gjënë e vjedhur popullit shqiptar hajdute e degjeneruar,se filoofia eshte per shpirtra fisnikë,jo kurva hajdute.

          Lini një Përgjigje