Pas dorëheqjes nga PL, Brahimllari "thumbon" Ilir Metën: Koha e tradhtarëve ka marrë fund në ‘91

18 Prill 2024, 20:20Politika TEMA

Pas dorëheqjes nga PL, Brahimllari "thumbon" Ilir Metën:

Pas dorëheqjes nga posti i nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka thumbuar sërish Ilir Metën për debate brenda partisë.

Teksa i është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale, Braimllari thotë se problemet e brendshme të partisë shfokusojnë vëmendjen nga korrupsioni qeveritar.

Ndër të tjera Braimllari shton se koha e tradhtarëve ka mbaruar në vitin 1991.

"Dorëheqja ime ishte një mesazh i qarte për të reflektuar mbi situatën në parti. E cila nuk u krijua nga unë.

Ne nuk mund të përsërisim të njëjtën situate si me partinë më të madhe opozitare në vend, ku problemet e brendshme shfokusojne vëmendjen nga e vërteta e korrupsionit qeveritar duke i shërbyer Edi Ramës.

Na duhet energji bashkimi kunder se keqes dhe jo energji përçarëse mes vetes. Koha e tradhtarëve të brendshëm ka marrë fund në vitin 1991", shkruan Braimllari.

Pas dorëheqjes nga PL, Brahimllari "thumbon" Ilir Metën:

2 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Jam kurioz te di, ka para, prona ky Brahimllari? E degjova ne interviste, hiqej si i virgjer.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Pyetje për Brahimllarin. Sa vjeç ke qënë ti në 1991in? Të mori Likja pe hunde të ngopi me para të shtrydhi sa donte dhe tani fshihu bythën me ty. Kaq është gjithë Lesh E Lija juaj. Copëra mutrash!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje