Ilir Meta feston 56-vjetorin pas hekurave, Haxhinasto urim publik: Je i paepur...

24 Mars 2025, 09:26Politika TEMA
Ilir Meta feston 56-vjetorin pas hekurave, Haxhinasto urim publik: Je i

Ish-Presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet pas hekurave që prej tetorit të vitit të kaluar, këtë të hënë feston ditëlindjen e 56-të.

Kreu i Partisë së Lirisë është uruar përmes një postimi në Facebook nga ish-ministri i Transporteve dhe bashkëpunëtori i tij që nga koha e LSI, Edmond Haxhinasto.

“Gëzuar Ditëlindjen Ilir Metaj, dhe sa më shpejt në liri, lider i guximshëm e patriot, i paepur e vizionar, bashkëluftëtar i hershëm për ta bërë Shqipërinë Evropiane dhe shqiptarët të mirëqenë”, shkruan Haxhinasto përbri një fotoje të vjetër të të dyve.

Meta u arrestua më 21 tetor 2024, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nën dyshimet për “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”.

SPAK thekson se Meta dhe bashkëshortja e tij “në bashkëpunim mes tyre, por edhe me funksionarë të tjerë publikë, janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale”.

Hetimet ndaj Metës nisën në vitin 2019 në lidhje me aferën e njohur si ÇEZ-DIA, që lidhet me privatizimin e ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë dhe mbledhjen e borxheve të mbetura.

Tre vjet më vonë u hap një tjetër rast, pas një kallëzimi për pagesa në vlerë të mijëra eurove të padeklaruara nga partia e drejtuar nga Meta, për lobim në Shtetet e Bashkuara. Dy dosjet, më pas, u shkrinë në një të vetme më 2024.

Prokuroria e Posaçme thotë se Meta në cilësinë e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, “ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e përzgjedhjes së kompanisë DIA për të mbledhur borxhet e ÇEZ, edhe pse ajo nuk i përmbushte kriteret ligjore e profesionale”.

Në dosje po ashtu thuhet se Meta si kryetar Kuvendi, dhe bashkëshortja e tij si deputete, në vitin 2014 kanë përdorur ndikimin e tyre për të futur në tregun e fibrave optike një kompani dhe kanë përfituar më pas përqindje nga fitimet e kompanisë. 

15 Komente

  1. B
    Burg Burg Burg dhe vetem ne Burg..

    Vetem aty ri ho florriri i kerrabes, mallkimi i te ndjerit Dritan Priftit dhe mallikmet e popullit te Urojme te rishe aty ku je deri sa te dali shpirti nga bytha....

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sa-Hale Loqja

      Jo vetem Like Floriri por edhe ky plehra qe ka pasur poste zyrtare deri ne minister ne qeverit e meparshem!!! Ky si hizer punonte "ndershmerish" duke xhvatur popullin, por interesat e veta dhe xhepat e Like Floririt dhe Baxhelles Karmodhi! Edhe ky duhet te paraqitet ne SPAK!

      Përgjigjjuni
    2. B
      Burg Burg Burg dhe vetem ne Burg..

      Vetem aty ri ho florriri i kerrabes, mallkimi i te ndjerit Dritan Priftit dhe mallikmet e popullit te Urojme te rishe aty ku je deri sa te dali shpirti nga bytha....

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkolla Kosova

        Kete koqen e kam njoft ne Tirane para viteve 90 .Nuk e perfillte njeri.Njeri i rendomte.Vetem ne Shqiperi ndodh cudia.Shtangisti president.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sass

          Like dhe ????vjet te tjera aty ku je Mos e harro ate qe i bie me te fortit dhe e kepus ne mes. Guzhinjeri sot ti nderrojne supen

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sass

            Like dhe ????vjet te tjera aty ku je Mos e harro ate qe i bie me te fortit dhe e kepus ne mes. Guzhinjeri sot ti nderrojne supen

            Përgjigjjuni
            1. x
              xhiku i nasts sdoli keq me AliBaben e LSI

              i presoj ca miljona € si minister .dumani s'ka c'i bo ,o legen hajn mo

              Përgjigjjuni
              1. r
                rob qirat lsi

                jojo burg merrjani pasurite ku i kane e ku si kane se hajdute jan ore hajdutet me te rrezikshem te pluralizmit shqiptare

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kasaforta e metes dhe monikes

                  Po Haxhinasto ke te drejte ta urosh : Me para te beri tashti ne liste te sigurte te vuri , shyqyr qe nxore koke se ishe fshehur si struci edhe pse te thiri SPAK-u Shume mire ke dale hapur ta kete me kollaj drejtesia se nuk je pa gje ???? Duhet te kesh ndonje kasaforte te metes apo moniken se i kane shperndare tek miqte e besuar nje nga ata je dhe ti ????

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Me prokurë të posaçme

                    Të kesh shok Like Matajn , vetëm një lëtyrë si Haxhinasto mund të ngazëllehet. Mund të ketë dhe të tjera arsye të këtij me Liken, por ajo që ka dalë në publik, është shpërdorimi i fondeve në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, për të cilën në SPAK ka një dosje në ngarkim të ish drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Xhika, kur ministër ishte Haxhinasto. Duke njohur Ilirin, a ka njeri të mos mendojë që në atë investim 400 mln. euro për 40 km rrugë, të mos e kenë ngjyer gishtin të dy?! Për këta njerëz pa moral e paskrupuj, nuk ka motiv tjetër që përligj "dashurinë" midis tyre, përveç se të përzier në afera korruptive. Gjithsesi SPAK e ka atë dosje dhe mund të ndriçojë edhe rolin e mikut të atij, që tashmë prej mbi 5 muaj e ka në qeli.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Iliri në liri

                      Po si nuk ke pak cipë o Edmond Haxhinadto, pupu rrugecër kompket. Ti çfarë nuk thuA për Ilir Metën kur je me krushkun tënd Nasipen. Ju thini ishalla Iliri nuk del nga burgu kurrrë, legena jeni sidomos ti Edmond Haxhinasto dhe Edmond Panariti, i cili është zhdukur nga pazari nuk duket se ka hall se mos i shplton Monikës goja gjëkundi dhe tregon si vidhje ti për Monikën.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gimi me tha mua 7 % nga ana ime

                        Po sigurisht qe do ta uroje Haxhi pordha hajdutin .....e mori dhe e beri zengjin Haxhipordhen ....vetem shkuarja e tij si keshilltar speial i hajdutit ne presidene i kushtoi taksapaguesve nje karo me miliona ...interesohuni sa e kish rogen pastaj do kuptoni se shkruj ....

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Taulant

                          Thone qe ketij Haxhinastos hajduti i hyri ne shtepi dhe i vodhi/perlau nje sasi te madhe mjete monetare, por i shkreti nuk denoncoje se do ti kerkonin origjinen e kesaj shume. Hahaha

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nastoziu

                            Gjithe jeten e vet i ziu Haxhiu i Nastos si zvarranik e ka ka kaluar . Si ne pozite dhe ne opozite , nuk ju degjua nje here zeri i gojes . Po kujt i hyn ne pune kjo vemje ?

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dursakja

                              Haxhinasto të dinim dikushi po qenke askushi! Me sa po shikojmë dhe kuptojmë nga dita në ditë që bëke pjesë tek burrat delenxhinj, sa kohë që kalon aq më shumë zbulohet karakteri i gjithsecilit prej jush si lolo.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje